KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT

Numri i fetvasë: 274 KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT

Kategoria: HIXHRETI-EMIGRIMI PROFETIK

2 872 shfletues/klikues KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT


 Pyetje: KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT


Meqenëse sapo kemi hyrë në vitin e ri hixhri (sipas kalendarit hënor / islam), a mund të na jepni një informacion mbi trajtësimin e këtij kalendari, muajt e tij dhe domethënien e tyre?


 Përgjigjja: KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Trajta e kalendarit hënor (hixhri / islam)

Popujt që e bazojnë kalendarin e tyre tek hëna janë të shumtë, si: indianët, hebrenjtë, kinezët, persët në të shkuarën, por ata që janë bazuar më së shumti tek ky kalendar janë arabët, që në zanafillën e tyre dhe deri më sot.

Kalendari hënor ka njësi të tij vitin hënor që (si viti diellor) formohet nga 12 muaj hënorë, çdonjëri prej të cilëve fillon me shfaqjen e hënës së re dhe mbaron me rishfaqjen e saj (koha në të cilën hëna bën një rrotullim të plotë rreth tokës), siç thotë Allahu i Lartësuar: “Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës1 dhe : “Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës.”2Lexoni më tepër

Muaji i kalendarit hënor ka 30 ose 29 ditë, që domethënë se ky kalendar ka rreth 11,5 ditë më pak se kalendari diellor dhe përputhet (fillon njëlloj) me të vetëm afërsisht një herë në 33 vite (prandaj Ramazani qarkullon në gjithë stinët e vitit). Viti hixhri (hënor) daton 622 vite më vonë se viti gregorian (diellor) dhe duke qenë se viti hënor ka afërsisht 11,5 ditë më pak se ai diellor, së këtejmi 32 vite diellore janë të barabarta me afërsisht 33 vite hixhri3.Lexoni më tepër

Së dyti: Muajt e kalendarit hixhri – emërtimi dhe kuptimi i tyre6

Kalendari hixhri (hënor  / islam) ka 12 muaj, të cilët (të radhitur) janë:

(1) Muharrem (EL-MUȞAR-REM): Muaji Muharrem ose ŠAFER EL EU-UEL, është muaji i parë i vitit hixhri / hënor, i cili përbën një prej katër muajve të shenjtë dhe ka kuptimin “i ndaluar, i pacenueshëm”, pasi arabët në epokën paraislame e ndaluan luftën në të.

(2) Safer (ŠAFER): Muaji Safer ose ŠAFER ETH-THEENI, ka kuptimin “zero” dhe është quajtur kështu nga boshatisja e shtëpive të arabëve në epokën paraislame gjatë daljes së tyre në luftëra, në kërkim të ushqimit dhe në shtegtimet e tyre për t’i ikur zhegut të verës.

(3) Rebi’ul Euel (RABIŬ EL EU-UEL): Ka kuptimin “ulje” dhe është quajtur kështu nga qëndrimi i arabëve në rezidencën e tyre pranverore ose sepse në kohën kur u përzgjodh ky emërtim ishte fillim pranvere.

(4) Rebi‘ul Akhir (RABIŬ EL-EEKHIR): Quhet ndryshe RABIŬ ETH-THEENI dhe ka kuptimin “fundi pranveror” ose “pranvera e dytë”, si muaj pauses i muajit Rebi’u El-Euel.

(5) Xhumadal Euel (XHUMAADA EL-EUEL): Quhet ndryshe XHUMAADA EL-UULEE, ka kuptimin “ngrirja e ujit” dhe është quajtur kështu sepse në kohën kur u përzgjodh ky emërtim ndodhte dukuria e ngrirjes së ujit, duke qenë se ishte dimër.

(6) Xhumadal Akhir (XHUMADA EL-EEKHIR): Quhet ndryshe XHUMADA ETH-THEENI dhe ka kuptimin “ngrirja e fundit”, si muaj pauses i muajit Xhumada El-Euel.

(7) Rexheb (REXHEB): Përbën një prej katër muajve të shenjtë, ka kuptimin “i madhërueshëm” dhe është quajtur kështu ngase arabët e kohës paraislame ia kishin frikën këtij muaji dhe e nderonin atë duke shmangur luftën në të.

(8) Shaban (SHEĂBAAN): Është quajtur kështu ngase fiset arabe (shpër)ndaheshin dhe iknin për luftë, mësymje apo në kërkim të ujit.

(9) Ramazan (RAMAĎAAN): Ka kuptimin “zheg” dhe është quajtur kështu nga vapa e etshme në kohën kur u përzgjodh ky emërtim.

(10) Sheual (SHEU-UEEL): Ka kuptimin “ngritje” dhe është quajtur kështu ngase ky emërtim përkoi me kohën e ndërzimit të deveve, ku spikaste instikti i ngritjes së bishtave të deveve dhe ndalimi i qumështit të tyre.

(11) Dhul Kaa’de (DHU El-ǨAĂDEH): Përbën një prej katër muajve të shenjtë, quhet ndryshe DHU El-ǨIĂDEH, vjen me kuptimin “ulje” dhe është quajtur kështu sepse arabët e kohës paraislame e madhëronin këtë muaj, ndaj dhe i ulnin armët në të apo ndalonin luftërat, ose edhe sepse ata ndalonin shtegtimet.

(12) Dhul Hixhe (DHUL HIXH-XHEH): Përbën një prej katër muajve të shenjtë dhe është quajtur kështu ngase ndër arabët ai shquhej për nisjen e kryerjes së pelegrinazhit të madh të Haxhit.

Allahu e di më mirë. KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT

KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT

  1. Ja Sin: 39.
  2. Junus: 5.
  3. Mbi këtë realitet hedh dritë Kurani fisnik në thënien e Allahut të Lartësuar: “Ata (djemtë monoteistë, për t’i shpëtuar persekutimit të mbretit jobesimtar) qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore)” (El-Kehf: 25); nga ku përfitohet se koha e qëndrimit të tyre në shpellë ka qenë 300 vite diellore dhe 9-ntë vite më shumë vite (pra 309) hënore (hixhri), bazuar në përllogaritjen në vijim: 11 ditë (shtesë të vitit diellor) x 300 (vitet diellore) / 365 (ditët e një viti diellor) = 9 vite hënore (shtesë gjenden në 300 vite diellore).
  4. Shih: mawdoo3.
  5. Nëse numri pas presjes dhjetor është më i madh se 5.5 (pra më shumë se gjysma e 11-tës), numri prezent i vitit hënor rrumbullakoset në numrin pasardhës, bazuar në faktin se viti diellor ka 11 ditë më shumë se ai hënor.
  6. Shih: ahlalhdeeth, saaid, islamqa dhe islamweb.
HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR
DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.