JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA

Numri i fetvasë: 355 ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

2 711 shfletues/klikues ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA


 Pyetje: ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA


Kam dëgjuar se është mirë që t’i bëhet sa më shumë istigfar (t’i kërkohet sa më shumë falje) Allahut dhe desha të di se cila është dispozita e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut) dhe forma e duhur e tij, bazuar në traditën profetike?


 Përgjigjja: ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Dispozita e istigfarit bazuar në traditën profetike

Juristët muslimanë përmendin se thënia e shumtë e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut, që përbën një prej llojeve të dhikrit) konsiderohet vepër e pëlqyeshme (mustehab1), prandaj muslimanit/es i takon të mos tregohet i shkujdesur lidhur me bërjen e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut).Lexoni më tepër

Kush i përmbahet modelit profetik numerik të istigfarit, shpërblehet për këtë; ndërkaq nuk ka asnjë problem që personi i cili dëshiron të bëjë istigfar në një numër akoma më të shumtë, por (mendimi më i fuqishëm është se kjo duhet të bëhet) duke pasur parasysh që personi: (së pari) të mos e bëjë të këtillë istigfar me një rrugë apo numër të caktuar dhe (së dyti) të mos e bëjë atë në mënyrë të vazhdueshme (më fjalë të tjera të bëjë istigfar pa numërim, sa, si dhe kur të mundet); sepse të vepruarit në kundërshtim me sa në fjalë shpie në kundërvajtjen fetare të “rënies në kufizimin numerik me një numër të caktuar të një adhurimi, pa argument sheriatik (ligjor islam) përkatës”.

Gjithsesi, po në këtë kontekst, duhet theksuar edhe fakti se disa dijetarë muslimanë janë të mendimit se me numrin e istigfarit të ardhur në transmetimet referente profetike, synohet shpeshtësia (bërja e tyre në një numër të shumtë) dhe nuk synohet të kufizuarit në këtë numër2.

Së dyti: Forma e përditshmërisë së istigfarit (kërkimfaljes profetike)3

Forma e përditshmërisë profetike të istigfarit, spikatet në transmetimet vijuese:

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Faktikisht unë i kërkoj falje Allahut në një ditë njëqind herë” dhe ka thënë: ‘O ju njerëz, shprehjani pendimin Allahut, pasi unë ia shpreh Atij pendimin njëqind herë në ditë.’”4Lexoni më tepër

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kam parë dikë që më së shumti të thotë: ‘ESTEGFIRULL-LLAAHE UE ETUUBU ILEJHI / I kërkoj falje Allahut dhe ia shpreh Atij pendimin’,- sesa i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!).”7

Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne i numëronim të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ta thoshte në një ndenje të vetme njëqind herë thënien: ‘RAB-BI-GFIR LII, UE TUB ĂLEJ-JE, IN-NEKE ENTE ET-TEU-UEEBUR-RAȞIIM / Zoti im, falmë mua dhe pranoma pendimin, Ti je Pendimpranuesi, Mëshiruesi.”8

Profetit (Paqja qoftë mbi të!) i ka ardhur një burrë, i cili i ka thënë: “‘O i Dërguar i Allahut, çfarë të them kur t’i kërkoj (lutem) Zotit tim?’- dhe ai (Paqja qoftë mbi të!) i tha: ʻThuaj: ʻALL-LLAAHUM-ME-GFIRLII, UERȞAMNII, UE ĂAFINI, UERZUǨNI / O Allah falmë, mëshiromë, jepmë mirëqenie [mbromë / shpëtomë] e furnizomë’,- ia ka thënë këtë duke i bashkuar gishtat e tij (Paqja qoftë mbi të!), veç të madhit dhe ka shtuar: ʻVërtet që këto [fjalë] ta tubojnë [mirësinë lidhur me] dynjanë tënde dhe amshimin tënd.’”9Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA

ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  2. Shih: dorar.
  3. Shih: islamweb dhe islamqa.
  4. Muslimi 2702.
  5. En-Nisai, Es-Sunenu El-Kubra v. 6, f. 114 dhe Ahmedi, El-Musnedu v. 2, f. 45; ekzaminuesit e Musnedit kanë thënë se hadithi është hasen / i besueshëm.
  6. El-Bukhari 6307.
  7. Ibn Hiban 928 dhe En-Nisai, Es-Sunenu El-Kubra v. 6, f. 118; shih dorar dhe islamway, rreth këtij hadithi ka fjalë (ka dijetar që e konsiderojnë transmetimin të besueshëm dhe ka të tjerë që nuk e konsiderojën të tillë, për shkak të pranisë së transmetuesve të diskutueshëm).
  8. Ebu Daudi 1516 dhe Et-Tirmidhi 3430; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  9. Muslimi 2697.
  10. Muslimi 2697, v. 4. Nr 2073;  El-Ishbili, El-Xhem’u Bejne Es-Sahihejni, v. 4, f. 39; dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top