JETA E VËRTETË

IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

Personaliteti Nr. 4 IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR

4 465 shfletues/klikues IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!


Imam Aliu: Lindi në vitin 23 para-hixhrik1 / 600 diellor2 dhe ndërroi jetë në vitin 40 hixhrik / 661 diellor; bën pjesë tek “Shtresa e Parë (1)” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 586 hadithe3 (transmetime profetike).


Emri i tij është (عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ) Ali Ibn Ebi Talib Ibn Abdulmutalib, Ebu El-Hasen, nga fisi Hashimi4 i Kurejshëve5, Prijësi i Besimtarëve, kalifi6 (kryeqeverisësi) i katërt prej Katër Kalifëve të Drejtë të Udhëzuar7, dijetari i madh, poeti, hafëzi8, njëri prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet9 dhe njëri prej Gjashtëshes Këshillimore që caktoi Umeri për Kalifin (Kryeqeveritarin e Shtetit Islam)10, duke bërë me dije se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kishte ndërruar jetë duke qenë i kënaqur me ata të gjashtë.

Ai është dhëndri i Profetit (bashkëshorti i bijës së tij Fatimes) dhe bashkë me dy djemtë e tij (Hasanin dhe Husejnin) gëzojnë prestigjin e Ehlu Bejtit11, heroi dhe trimi, prej lektorëve më të shquar dhe dijetarëve më të mëdhenj të gjyqësorit, asket i madh dhe i pari person që pranoi Islamin (në ditën e dytë pas Shpalljes, teksa ishte në moshën afërsisht nëntë vjeçare) menjëherë pas nënës së besimtarëve Khadixhes (gruas së Profetit).Lexoni më tepër

Aliu e mori udhëheqjen e kalifatit pasi u vra Uthmani / Osmani (në vitin 35 hixhrik). Disa nga sahabët (shokët e Profetit) u ngritën në kërkim të kapjes dhe ekzekutimit të vrasësve të Uthmanit, por Aliu iu frikësua trazirës, ndaj e vonoi këtë çështje. Kjo gjë bëri që nëna e besimtarëve Aishja të mërzitet shumë, e cila u përkrah në këtë qëndrim të saj nga një numër i madh personash përfshirë sahabët (shokët e Profetit), ku ndër përkrahësit më kryesorë ishin Talha dhe Ez-Zubejri. Konflikti midis këtyre dy kampeve u acarua aq sa midis tyre ngjau Ndodhia e El-Xhemel13 (në vitin 36 hixhrik).Lexoni më tepër

Rezidenca e kalifatit të Aliut ishte në Kufe (kryeqendrën e Irakut), deri kur ai (në moshën rreth gjashtëdhjetë vjeçare) u vra nga Abdurahman Ibn Mulxhem El-Muradiu (që ishte nga Khauarixhët) me 17 Ramazan të vitit 40 hixhrik në Kufe. Qeverisja e tij zgjati pesë vjet pa tre muaj. Namazin e xhenazes ia fali djali i tij El-Haseni (Hasani), i cili e varrosi atë natën dhe e mbajti të fshehtë vendodhjen e varrit të tij, prandaj varri i imam Aliut nuk dihet me siguri (nuk ka konsensus mes historianëve muslimanë) se ku ndodhet, por thuhet se ai është në një prej tre vendeve: në Kufe, në Nexhf ose në Taj (qytete të Irakut).Lexoni më tepër

Sa i përket paraqitjes së imam Aliut, ai ishte ezmer, me sy të mëdhenj dhe me trup e bark të bëshëm, me shtat mesatar që anonte paksa nga shkurtësia, me flokë të dendur paksa të rënë në pjesën sipër ballit dhe me një mjekër që mbushte dy anët e supeve. Atij i lindën 28 fëmijë, 11 djem dhe 17 vajza. Për personalitetin e tij janë shkruar përpilime të shumta.Lexoni më tepër

Allahu qoftë i kënaqur me imam Aliun! IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

Allahu e di më mirë. IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK

  1. Viti hixhrik: Viti që daton me emigrimin profetik, pra fillon me vitin e parë në të cilin ka ndodhur ky emigrim (që korrespondon të ketë qenë 13 vite pas Shpalljes, ose në vitin 622 diellor); për më shumë shih: VITI HIXHRI-PËRKUFZIMI-DISPOZITA.
  2. Viti diellor: Viti që fillon me vitin e parë të kalendarit diellor ose gregorian (kalendari zyrtarë në Evropë dhe më gjerë), njohur ndryshe si viti i e.s. / erës sonë (ose e.r. / erës së re).
  3. Hadith/e: Shkenca islame që merret me studimin e fjalës, veprës, tiparit dhe miratimit që i përcaktohen profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!); ekuivalent i fjalës “Sunet/Traditë Profetike”.
  4. Benu Hashim: Fis mekas (me prejardhje nga fisi Kurejsh) që rrjedhin nga Hashim Ibn Abdumenafi, i cili është babai i AbdulMutalibit, gjyshit të profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  5. Kurejshët: Bëhet fjalë për fisin Kurejsh; u quajtën të tillë të gjithë të lindurit prej En-Nadru Ibn Kinanes, i ardhur dhe i vendosur në Meke, i cili u quajt me emrin Kurejsh marrë nga një specie që jeton në det. Familja e tij ishte kupola e degëzimeve të fiseve të shquara që banuan brez pas brezi në qytetin e Mekes. Thuhet gjithashtu se ata e morën këtë emër në saj të derivatit “TEǨAR-RASHU / u tubuan” që vjen prej artikulimit arab “ǨUREJSH”. Nga fisi Kurejsh e kishte prejardhjen fisi Benu Hashim, prej kryetarëve të shquar të të cilit ishte AbdulMutalibi, gjyshi i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  6. Kalif: Pasardhës (khalif) i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), që përbën titullin e mbajtur nga kryesundimtari musliman, i cili ka në duart e veta pushtetin më të lartë politik e fetar të territoreve të qeverisura prej muslimanëve.
  7. Katër Kalifët e Drejtë të Udhëzuar (EL-KHULEFEEU ER-RAASHIDIIN): Bëhet fjalë për kalifët (kryeqeveritarët / kryesundimtarët) e parë muslimanë, të cilët sipas radhitjes janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Ata janë quajtur Kalifët e Drejtë të Udhëzuar, për shkak të drejtësisë dhe korrektësisë që i karakterizoi në ndjekjen e normave të Kuranit dhe Traditës Profetike.
  8. Hafëz (hafiz): Ka kuptimin e nxënies përmendësh (memorizimit) dhe në rend të parë përdoret për atë që e di përmendësh tekstin origjinal në arabisht të Kuranit; por përdoret edhe si titull në çështjen e autoritetit shkencor të transmetimit, sa i përket memorizimit (nxënies përmendësh), besueshmërisë dhe perfeksionimit.
  9. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet: Të përgëzuarit me Xhenet prej burrave dhe grave janë të shumtë, porse me këtë term islam (Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet) nënkuptohen dhjetë sahabë (shokë) të shquar të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që ishin më të mirët pas tij ndër të gjithë muslimanët. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet ishin që të gjithë prej fisit Kurejsh dhe prej të parëve në Islam dhe arsyeja e veçimit të tyre me këtë epitet, ndoshta është sepse ata janë përmendur si të përgëzuar me Xhenet njëkohësisht në një kumtim të vetëm autentik profetik. Më konkretisht Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet janë: Ebu Bekër Es-Siddik, Umer Ibn El-Khatab, Uthman Ibn Affan, Ali Ibn Ebi Talib, Ez-Zubejr Ibn El-Auam, Sead Ibn Ebi Uekas, Ebu Ubejde Ibn El-Xherrah, Talha Ibn UbejdiLah, AbduRrahman Ibn Auf dhe Said Ibn Zejd Ibn Amër / shih: islamweb dhe islamweb.
  10. Gjashtëshja Këshillimore për Kalifin (Kryeqeveritarin e Shtetit Islam): Bëhet fjalë për gjashtë sahabët (shokët) e shquar të Profetit, që Umeri i konstatoi të kualifikuar për postin e kalifit (kryeqeveritarit) pas tij dhe ua la në dorë mbërvajtjen e zgjedhjes së kalifit. Ata janë: Uthman Ibn Affan, Ali Ibn Ebi Talib, AbduRrahman Ibn Auf, Talha Ibn UbejdiLah, Sead Ibn Ebi Uekas dhe Ez-Zubejr Ibn El-Auam; të cilët pasi Umeri ndërroi jetë u pajtuan që kalif të zgjidhej Uthmani (Osmani).
  11. Ehlu / Alu Bejti, quhen familjarët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) të cilëve nuk u lejohet të marrin prej sadakasë (sidomos lëmoshës së obliguar), porse ata si farefis i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) përfitojnë prej pjesës së 1/5-stës së Plaçkës së Luftës (të zënë me ose pa luftime), ku më konkretisht hyjnë: (a) bashkëshortet e Profetit (Paqja qoftë mbi të!); (b) pasardhësit e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), ku hyjnë fëmijët e Profetit, hyjnë fëmijët e fëmijëve të Profetit (ku një veçori e është se tek pasardhësit e tij hyjnë jo vetëm fëmijët e bijve por edhe ata të bijave të tij dhe hyjnë gjithashtu Hasani edhe Husejni me fëmijët e tyre dhe linjën vijuese të breznisë së bijve të tyre, ndërsa fëmijët e bijave të bijave të Profetit nuk hyjnë tek Ehlu Bejti), (c) çdo musliman dhe muslimane nga breznitë (pasardhësit) e bijve të dy fiseve Benu Hashim dhe Benu El-Mutalib (kurse pasardhësit e bijave siç dihet përcaktohen tek etërit e këtyre pasardhësve) dhe (d) meulatë (të çliruarit nga vetë pronari ose etërit e pronarit) e dy fiseve Benu Hashim dhe Benu El-Mutalib. Sa u cek më sipër vlen për çështjen e ndalimit të marrjes së sadakasë, ndërsa sa i përket “Alu Muhamed” të përmendur në salavatet që bëhen në namaz, një mendim i fuqishëm është se tek ata hyjnë të gjithë muslimanët që e kanë pasuar Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) në fenë Islame që iu shpall atij (sidomos të devotshmit prej tyre) / shih: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT.
  12. Beteja e Tebukut: Beteja e fundit ku mori pjesë personalisht Profeti (Paqja qoftë mbi të!). Pas kthimit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) nga Beteja e Taifit, më konkretisht pas heqjes dorë prej vijimësisë të rrethimi të Taifit, në fundin e (muajit të) Dhul Kaa’des të vitit 8 hixhrik, do të ndodhte Beteja e Tebukut, e cila zhvillohet kundër bizantinëve në Rexheb të vitit 9 hixhrik, në rrethana tepër të vështira për muslimanët, në kushtet e një moti tepër të nxehtë dhe në marshim për një përballje me një armik tepër të ashpër. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) qëndroi në territorin e Tebukut njëzet ditë por bizantinët nuk erdhën në vendtakim. Kjo betejë pati një ndikim shumë të mirë për forcimin e famës së Islamit dhe muslimanëve..
  13. Ndodhia e El-Xhemel: Ndodhi në vitin 36 hixhrik, ku ngjau një konfrontim (vënie përballë) mes kampit të Aliut në njërin krah dhe atij të Aishes, Talhas e Zubejrit në krahun tjetër, për shkak të marrjes së gjakut të Uthmanit / Osmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!). Fillimisht çdo gjë shkoi drejt marrëveshjes, por pastaj çështja shkoi në luftë për shkak të shkëndijës që u ndez nga mësymja që të infiltruarit (në vrasjen e Uthmanit) bënë në kampin e Aishes, Talhas dhe Zubejrit. Gjatë kësaj ndodhie nëna e besimtarëve Aishja (bashkëshortja e Profetit) gjendej në “El-Xhemel / devenë” e saj, nga ku e mori emrin edhe kjo betejë dhe lavdi Allahut të Madhëruar, Aishja  doli e pacenuar nga ky konflikt.
  14. Shami: Njihej me këtë emër (Sham) në kohën e mëhershme dhe përbën territorin ku sot bëjnë pjesë shtetet aktuale të Sirisë, Jordanisë, Palestinës dhe Libanit.
  15. Khauarixhët: Separatistë që u shkëputën nga pushteti juridik i shtetit të qeverisur nga Aliu dhe më pas nga ai i Muauijes (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), duke ndërtuar doktrinën e tyre të veçantë dhe duke iu kundërvënë me të gjitha format kujtdo që binte ndesh me ta, qoftë edhe kreut të shtetit. Prej bindjeve të tyre më kryesore përmenden: pretendimi se Kurani është i krijuar; se muslimani që bën mëkate të mëdha konsiderohet qafir (mosbesimtar) dhe nëse nuk pendohet para vdekjes mbetet përherë në zjarrin e Xhehenemit; lejimi i luftimit dhe vrasjes së kundërshtarëve të doktrinës së tyre dhe penguesve të zhvillimi të saj; se kalifi/kalifati është fakultativ (nuk është domosdoshmëri) dhe në këmbim të kësaj njerëzit thjesht duhet të sillen me paanshmëri me njëri-tjetrin; etj.
  16. Ndodhia e Siffinit”: Beteja që ndodhi midis kampit të Aliut dhe atij të Muauijes në vitin 37 hixhrik, që pati si shkak thelbësor mosmarrëveshjen mes tyre rreth marrjes së gjakut të Uthmanit / Osmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Ajo ndodhi në territorin me të njëjtin emër, nga ku mori edhe emërtimin.
  17. Ndodhia e Nehrauanit: Kjo ndodhi zhvillohet në vitin 38 hixhrik në vendin me të njëjtin emër dhe subjekt i saj ishte lufta midis Aliut dhe Khauarixhëve (të cilët e kishin shpallur të pafe imam Aliun dhe i kërkonin të pendohej dhe ndiqte bindjet e tyre). Imam Aliu niset me ushtrinë e tij për në Nehrauan tek Khauarixhët (të cilët kishin qenë pjesë e ushtrisë së tij në Ndodhinë e Siffinit, por paskëtaj e kishin tepruar me rebelimin e tyre dhe ndër të tjera kishin vrarë edhe guvernatorin e Nehrauanit, Abdullah Ibn Khabab Ibn El-Eratin, dhe persona të tjerë). Në fillim imam Aliu u kërkoi Khauarixhëve të dorëzojnë vrasësit dhe u dha shanse që të bëjnë kthesë, ku 1200 prej tyre hoqën dorë nga lufta dhe u larguan (madje një pjesë e tyre u bashkuan me imam Aliun), ndërsa të tjerët (rreth 2800 vetë) me në krye Abdullah Ibn Uheb Er-Rasibin e mësynë ushtrinë e imam Aliut, por kjo e fundit triumfoi mbi ta në vetëm pak orë, duke lënë të vrarë shumicën dërrmuese të tyre (bashkë me kreun e tyre), të plagosur rreth 400 prej tyre (të cilët imam Aliu urdhëroi të kuroheshin në Kufe) dhe dhjetë prej tyre morrën arratinë; kurse nga ushtria e Aliut mbetën të vrarë vetëm rreth 12 persona.
  18. Ez-Zirikli (ka ndërruar jetë në vitin 1396 hixhrik), El-Ealem v. 4, f. 295; Es-Sujuti (ka ndërruar jetë në vitin 911 Hixhri), Terikhu El-Khulafai, v. 1. f. 130-132 dhe Ruetu Et-Tehdhibejni nr. 4753: El-Mizziu (ka ndërruar jetë në vitin 742 Hixhri), Tehdhibu El-Kemali Fi Esmai Er-Rixhal dhe Ibn Haxher El-Askalani (ka ndërruar jetë në vitin 852 Hixhri), Tehdhibu Et-Tehdhib.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top