JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI

Numri i fetvasë: 153 ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

3 986 shfletues/klikues ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI


 Pyetje: ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI


Një agjërues vuan nga një sëmundje e tillë që nganjëherë ka probleme me intestinon dhe për të dalë jashtë përdor një lloj ilaçi që e merr nga anusi për t’u pastruar. A lejohet të përdoret ky ilaç gjatë agjërimit apo jo?


 Përgjigjja: ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me ilaçet që merren nga anusi (fundi i kanalit të jashtëqitjes së madhe), mendimi më parësor është si vijon:

Së pari: Mendimi i shumë juristëve muslimanë të gjeneratave të hershme dhe atyre bashkëkohore (i faktuar sot nga shkenca e mjekësisë), është se brendia reale e njeriut ku qëndron fuqia ushqyese e trupit të njeriut është stomaku, sepse stomaku përbën destinacionin real të mbërritjes dhe realizimit të procesit të ngrënies e pirjes dhe trupi nuk mund të përfitojë prej ushqimit (lëndëve ushqyese) që hyjnë në të, përveçse nëse ato mbërrijnë në stomak; së këtejmi prishës të agjërimit konisderohen ato substanca ushqyese1 që mbërrijnë në stomak [por – siç do sqarohet më poshtë – në këtë kontekst hyjnë edhe substancat e absorbueshme (të përvetësueshme apo gëlltitëshme) nga zorrët (kryesisht zorra e hollë por edhe zorra e trashë) të cilat e ushqejnë trupin];

Së dyti: Studimet shkencore kanë vërtetuar se ilaçet e marra nga anusi  mbeten në zorrën e trashë dhe nuk arrijnë në stomak;

Së treti: Procesi përfundimtar i të ushqyerit (ngrënies dhe pirjes) është ai që ndodh në stomak dhe zorrën e hollë dhe është fakt shkencor se tek ky proces hyn edhe absorbimi i substancave ushqyese të trupit, të cilat mbërrijnë në zorrën e trashë (tek e cila absorbohet uji dhe sasi të pakta të glukozës dhe kripërave minerale).

Bazuar ne sa më sipër, lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

a. nëse ilaçet që merren nga anusi, përmbajnë substanca ushqyese ose ujë, të tilla që janë të absorbueshme nga zorra e trashë, ato e prishin agjërimin;

b. nëse ilaçet që merren nga anusi nuk përmbajne substanca ushqyese dhe ujë, të tilla që janë të absorbueshme nga zorra e trashë, ato nuk e prishin agjërimin (ky mendim përbën edhe mendimin e Ibn Uthejminit etj.).

Tek këto ilaçe që merren nga anusi dhe nuk e prishin agjërimin, hyjnë supostat dhe ilaçet e kësaj kategorie, që përmbajnë substanca kurative joushqyese dhe nuk janë ushqyese (sepse nuk kanë në përmbajtjen e tyre asnjë substancë a lëndë likuide / të ujshme ushqyese për trupin e njeriut).2Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI

ILAÇET QË I MERR AGJËRUESI NGA ANUSI

  1. Ndërkaq, pothuajse të gjithë juristët muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) i konsiderojnë prishës të agjërimit edhe substancat joushqyese si guralecët, ato metalike etj., që kapërdihen me dashje; veçse medh’hebi hanefi ka vendosur si kriter të kësaj që substanca joushqyese në fjalë të jetë e gjitha e futur në brendinë e njeriut dhe të mos ngelet prej skajeve të saj asgjë jashtë.
  2. Muftirat Es-Sijami El-Muasira f. 14-15, 20, 44-45 – Li Ahmed Ibn Muhamed El-Khalil (as. prof. në Departamentin e Fikhut (Jurisprudencës Islame) në Universitetin e Kasimit, Arabi Saudite.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top