IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE

Numri i fetvasë: 255 IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE

Kategoria: BIOGRAFI DHE PERSONALITETE

6 489 shfletues/klikues IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE


 Pyetje: IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE


Cili është mendimi i dijetarëve muslimanë rreth librit “Komentimi i ëndrrave” të përhapur në masë edhe në gjuhën shqipe, pra a i përket ai vërtet dijetarit të shquar musliman Ibn Sirinit. Donim një ilustrim te shkurtër rreth personalitetit të Ibn Sirinit?


Përgjigjja: IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Mendimi i dijetarëve rreth librit Komentimi i ëndrrave të Ibn Sirinit1

Pretendimi se libri “Interpretimi i ëndrrave” që qarkullon ndër njerëz, i përket dijetarit të shquar të Islamit imam Ibn Sirinit, nuk bazohet në fjalën e ndonjë dijetari musliman që ka dokumentuar jetëshkrimin e tij, si: Edh-Dhehebiu dhe Ibn Kethiri2. Nëse ky libër do t’i përkiste Ibn Sirinit, kjo do përmendej me siguri nga dijetarët elitarë që kanë shkruar për eksperiencën dhe talentin e tij në interpretimin e ëndrrave, por gjasa më e madhe është se ky libër nuk i përket atij.

Së dyti: Biografi e përmbledhur e Ibn Sirinit3

Ndërsa sa i përket biografisë së përmbledhur të Ibn Sirinit, thuhet sa vijon:

Ibn Sirin: Lindi në vitin 33 Hixhri (653 Diellor) dhe ndërroi jetë në vitin 110 Hixhri (729 Diellor). Emri i tij është (مُحَمَّدُ بنُ سِيْرِيْنَ البصري) Muhamed Ibn Sirin El-Basriu, Ebu Bekri. Ai shquhet si lider i kohës së vet në shkencat e fesë, në Basra (qytet në Sirinë e sotshme). I ati i tij pati qenë skllav i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që e kishte liruar atë me kontratë pagese. Ai (Ibn Sirini) është nga tabi’in-ët (gjenerata pas shokëve të Profetit) dhe nga autorët më të nderuar të përpilimeve fetare që barti titullin “Shejkhu El-Islam / Dijetari i Islamit”. Ai lindi në Basra, në kohën e qeverisjes së Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), jetoi rreth tetëdhjetë vite dhe ndërroi jetë po në Basra. Për fizionominë e tij kanë thënë se ai ka qenë me probleme në të dëgjuar, i shkurtër, barkdalë, me flokë të ndara, bujar dhe bënte shaka e qeshte shumë në bisedat me njerëzit, por kur fliste për fenë ai vrenjtej dhe rrudhej. Ai përshkruhet se ka qenë i veçantë, mendjemprehtë, i devotshëm dhe i përmbajtur. Pati pësuar disa probleme, ndër të cilat edhe në mallin që tregtonte, gjë e cila e zhyti në borxh dhe bëri që të bjerë dhe në burg. Gjithashtu thuhet se ai merrte gusël për çdo ditë dhe kishte shumë vesvese në abdes. Tregohet se kur në prani të tij përmendej vdekja, çdo gjymtyrë e tij sikur ndërronte jetë. Njerëzit e donin shumë atë dhe pamja e tij i kujtonte me fenë e Allahut të Madhëruar. Ai vlerësohet se kishte njohuri të gjera në diturinë e trashëgimisë (El-Faraid) dhe në çështjet penale. Ai ka mbërritur tridhjetë prej sahabëve (shokëve të Profetit). Ai u bë dijetar në fikh dhe në transmetimin e hadithit dhe ishte i shquar për devocionin e tij (agjëronte një ditë po dhe një ditë jo). Gjithashtu ai ishte i shquar edhe për interpretimin e tij të ëndrrave. Atij i përkatësohet libri “Teabiru Er-Ru’je” sikurse e përmend këtë fakt Ibn Nedim-i dhe ky libër nuk ka të bëjë me botimin me titull “Muntekhabu El-Kelem Fi Tefsiri El-Ehlami”, që ia kanë përkatësuar Ibn Sirin-it, por që s’është i tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE

IBN SIRINI-LIBRI KOMENTIMI I ËNDRRAVE

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: Imam Edh-Dhehebi në librin e tij “Es-Sijar” dhe Ibn Kethiri në “El-Bidaja Ue En-Nihaja”.
  3. Shih: Ez-Zirikli (ka ndërruar jetë në vitin 1396 Hixhri), “El-Ea’lem” v. 6, f. 154 dhe Edh-Dhehebi (ka ndërruar jetë në vitin 748 Hixhri), “Sijaru Ealemi En-Nuebela” v. 4, f. 606, nr. 246.
  4. Shih: “Ruetu Et-Tehdhijbejni” 5947 (“Tehdhibul Kemali Fi Esmai Er-Rixhali”, me autor El-Mizziu (ka ndërruar jetë në vitin 742 Hixhri) dhe “Tehdhibu Et-Tehdhib”, me autor Ibën Haxher El-Askalani (ka ndërruar jetë në vitin 852 Hixhri).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.