JETA E VËRTETË

HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME

Numri i fetvasë: 229 HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

5 030 shfletues/klikues HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME


 Pyetje: HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME


Në një rast gjendesha në banjo ku po nxirrja rrobat nga lavatriçja dhe telefonin (celular) e kisha mbi lavatriçe. Një motër muslimane më shkruajti dhe unë duke e ditur se ajo e ka kohën të kufizuar, nxitova t’i kthej përgjigje dhe i shkrova: “Zoti i Madh të ndihmoftë…”  Ajo deshi të më marr në telefon por unë i thashë të mos më merrte sepse gjendesha në banjo. Kur ajo e kuptoi këtë, më tha të mos shkruaja në banjo lutjet që kisha bërë sepse është shumë gjynah. Unë kam pas pyetur dhe më kanë pasë thënë se nuk ka problem që në banjo të bëhet duaja (lutja / përmendja) e abdesit. Po kështu dihet se në banjo personit mund t’i vijnë mendime të ndryshme. Ajo që unë di është se, që personi të mos bjerë në gjynah, atij i mjafton që lutjet dhe mendimet e veta të mos i thotë me zë në këtë vend. A mund të na jepni një përgjigje lidhur me këtë çështje?


Përgjigjja: HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me hyrjen në banjo (nevojtore) me përmbajtje islame në arabisht ose gjuhë tjetër, thuhet sa vijon:

Së pari: Përmbajtjet e dhikrit (përmendjes së Zotit) në arabisht

Çështa e parë: Hyrja me Kuranin origjinal dhe vënia e dëgjimit të tij në nevojtore

Hyrja në nevojtore me Kuran (librin origjinal të Kuranit në arabisht) ose pjesë të tij (xhuz / kapitull apo fletë prej Kuranit) është vepër e ndaluar (këtu hyn rrjedhimisht edhe ndezja e aparatit të këndimit të Kuranit brenda nevojtores), pra është haram1 (ndalesë e ndëshkueshme).Lexoni më tepër

Çështja e dytë: Hyrja në nevojtore me dhikër arabisht veç Kuranit2

Parimisht, shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se hyrja në nevojtore me diçka mbi të cilën është shkruar një dhikër (përmendje sheriatike fetare islame), është mekruh3 (një vepër e papëlqyeshme), por jo haram1 (veprim i ndaluar i ndëshkueshëm).Lexoni më tepër

Përjashtim përbën rasti kur sa më sipër (hyrja në banjo me diçka ku është shkruar një dhikër / përmendje islame e caktuar) bëhet nga halli (si rasti kur emri i Allahut gjendet i shkruar në monedha apo në ekranin e celularit dhe ngjashëm), sidomos nëse sipërfaqja e sendit në fjalë (mbi të cilin gjendet i shkruar emri i Allahut) është e mbuluar dhe nuk shihet.

Çështja e tretë: Hyrja në nevojtore me kaseta ose aplikacione që kanë dhikër

Sa i përket mbajtjes me vete në nevojtore të kasetave me Kuran, mendimi më parësor është se e tillë gjë nuk ka problem të veprohet, pasi mbi kasetat në fjalë nuk ka gërma të dukshme,  të shkrimit të Kuranit, të cilat përbëjnë arsyen e hyrjes në dispozitën e papëlqyeshmërisë së përmendur nga dijetarët. Ajo që ndalohet është ndezja e këtyre kasetave brenda në nevojtore.

Një mendim i fuqishëm për rastet e aparateve që përmbajnë aplikacione të dhikrit (si: celularët, tabletët dhe ngjashëm), është se në konsideratë merret vetëm rasti kur aplikacioni është i ndezur (pra i shfaqur në ekran), kurse kur aplikacioni është i fikur (i padukshëm në ekran), ai nuk gëzon asnjë dispozitë të dhikrit apo Kuranit.

Së dyti: Përmbajtjet e dhikrit (përmendjes së Zotit) jo në arabisht5

Muslimanit duhet t’i respektojë dhe mbrojë nga përçmimi të gjitha sendet, fletët, librat etj. ku është shkruar / gdhendur emri i Allahut, qoftë në arabisht dhe qoftë në çdo gjuhë tjetër, pasi kjo i përket madhërimit të riteve të shenjta të Allahut, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij.”6Lexoni më tepër

– Bazuar në sa u tha në këtë trajtesë, shkrimi në celular i fjalës Allah, në banjon që ka nevojtore, përngjan me futjen në nevojtore të një celulari me ekran të ndezur, teksa në këtë ekran gjendet e shfaqur fjala Allah në gjuhën shqipe; dhe kjo gjë është mekruh (vepër e papëlqyeshme).

Allahu e di më mirë. HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME

HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME
 

  1. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  2. Shih: islamweb, islamweb, islamqa, alifta dhe almoslim.
  3. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  4. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  5. Shih: islamweb dhe islamweb.
  6. El-Haxh: 30.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top