HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR

Numri i fetvasë: 275 HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR

Kategoria: HIXHRETI-EMIGRIMI PROFETIK

1 589 shfletues/klikues HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR


 Pyetje: HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR


Cili është historiku i kalendarit hënor (hixhri)?


 Përgjigjja: HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me historikun e kalendarit hixhri para Islamit dhe më pas thuhet sa vijon1:

Së pari: Përdorimi i muajve të kalendarit hixhri para Islamit

Arabët para Islamit përdornin vitin hënor që (si diellori) ka 12 muaj, çdonjëri prej të cilëve fillon me shfaqjen e hënës së re dhe mbaron me rishfaqjen e saj dhe katër prej këtyre dymbëdhjetë muajve ishin muajt e shenjtë2 (Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem).Lexoni më tepër

Pavarësisht se arabët në kohën paraislame përdornin muajt e vitit hënor (të cilët sipas disa historianëve i fillonin me Muharremin), ata nuk u bazuan në një kalendar të veçantë, ku t’i fiksonin ngjarjet e tyre historike, por në shumicën e rasteve i bazonin datat e tyre historike në ngjarje të veçanta të caktuara, si: Viti i ndërtimit të Qabes nga Ibrahimi dhe Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) (afërsisht 1855 p.e.s.3 / para erës sonë); Viti i shembjes së Digës së Maribit në Jemen (afërsisht 120 p.e.s.); Viti i Elefantit (571 e.s. / diellor / gregorian, që përkon me vitin e lindjes së profetit Muhamed, Paqja qoftë mbi të!); Viti i rindërtimit të Qabes (605 e.s., kohë në të cilën profeti Muhamed, Paqja qoftë mbi të, Ishte 35 vjeç) etj.

Së dyti: Historiku i vendosjes së kalendarit hixhri

Edhe pas ngritjes së shtetit islam (në epokën profetike), viti hënor fillonte me Muharremin dhe mbaronte me Dhul Hixhen, por parimisht ende nuk ishte caktuar ndonjë pikënisje (kronologji) për vitet, prandaj muslimanët asokohe i dhanë viteve të tyre emërtimet e ngjarjeve më të shquara. Kjo vijoi kështu në kalifatin (udhëheqjen) e Ebu Bekrit, deri në vitin e tretë të kalifatit të Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), kur gjejmë letrën e Ebu Musa El-Eshariut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), guvernatorit të Basras (së Irakut), ku ai i drejtohej Umerit me fjalët: “Na kanë  mbërritur shkresa nga Emiri (Prijësi) i besimtarëve (Umeri) dhe nuk dimë si të veprojmë me to. Kështu, kemi lexuar një shkresë që daton në (muajin) Shaban, por nuk e dimë a është i vitit aktual apo i atij të shkuar”,- me çrast Umeri (më 20 Xhumadal Akhira, viti 17 hixhri) mblodhi sahabët (shokët e Profetit) më të shquar (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!), që të konsultoheshin rreth kësaj çështje.

Rezultati i këtyre diskutimeve ishte domosdoshmëria e zgjedhjes së një pikënisje për kronikat (datimet) islame, ku mendimet ishin nga më të ndryshmet4. Pati mendime që bazimi të bëhej në kalendarin pers ose atë romak, por mendimet mbisunduese ishin që si pikënisje për këtë kalendar të shërbente ose ditëlindja profetike, ose fillimi i shpalljes profetike, ose emigrimi profetik (mendimi i fundit kishte nismëtar imam Aliun5). Në fund u vendos që viti i parë të kalendarit hixhri (hënor / islam) të ishte emigrimi profetik6 dhe po kështu sa i përket fiksimit të muajit të parë të këtij kalendari u vendos që ai të ishte muaji Muharrem (iniciuar nga Osmani), duke qenë se ai kishte qenë muaji i parë edhe në kalendarin arab paraislamik, si dhe sepse (bazuar në mendimin e Umerit) ky ishte muaji kur njerëzit ktheheshin nga kryerja e haxhit [që shërbente si pikëtakim edhe për ministrat e shtetit me kryeqeveritarin].

Së treti: Përmendja e muajve të kalendarit hixhri në Kuran dhe Traditën Profetike

Në lidhje me këto muaj Kurani i madhërueshëm thotë: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm në to (duke i shkelur normat në lidhje me këta muaj)!”7 dhe Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: Viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë [të imunizuar / të pacenueshëm], tre janë varg: Dhul Kie’de, Dhul Hixhxhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes dy Xhumadave dhe Shabanit.”8

Allahu e di më mirë. HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR

HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR

  1. Shih: islamqaislamweb, dorar dhe saaid.
  2. Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe (të cilët janë varg) dhe Muharrem (që vjen i veçuar nga katërshja) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie.
  3. P.e.s.: Para erës sonë, ose p.e.r.: para erës së re, ose pr. K.: para Krishtit (greqisht) / Mesias (hebraisht); nënkuptohen vitet deri në fillimin e vitit të parë të kalendarit diellor ose gregorian (njohur ndryshe si viti i e.s. / erës sonë, ose e.r. / erës së re), ose vitet e mëparshme deri në vitin e parë të e.s.
  4. Shkaku kryesor i vendosjes së vitit kalendarik islam, ishte vështirësia që përbënte mungesa e tij në çështje të karakterit gjyqësor, ku nuk është i fshehur fakti i problematikave që dilnin si pasojë e pamundësisë së referimit të tyre në kohë.
  5. Sipas propozimit të imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe miratimit të të pranishmëve, u vendos që emigrimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) nga Meka për në Medine, të merrej si fillim i vitit kalendarik islam dhe u vendos që muaji i parë i këtij viti kalendarik të jetë muaji Muharrem, duke qënë se ai kishte qenë muaji i hënës së re të parë pas Besëlidhjes së Dytë të Akabesë të mbajtur në muajin Dhul Hixhe, që përbënte faktikisht një parathënie të emigrimit, pasi në të ishte vendosur të kryhej emigrimi për në Medine, edhe pse mbërritja e Profetit në Medinë kishte qenë në muajin Rabia El-Euel (shih islamtoday).
  6. Së këtejmi vjen edhe vendosja e kalendarit hixhri (islam), viti i parë i të cilit daton (fillon) pikërisht me vitin e emigrimit profetik (në të cilin, në moshën 53 vjeçarë, Profeti, Paqja qoftë mbi të, emigroi nga Meka për në Medine, duke u nisur nga Meka më 27 Safer të vitit 13 pas Shpalljes / 13.09.622 diellor dhe ku mbërritja e tij në Medine ishte më 12 Rabia El-Euelu të po këtij viti).
  7. Et-Teube 36.
  8. El-Bukhari 3197.
VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA
KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.