GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT

Numri i fetvasë: 249 GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT

Kategoria: ETIKA E GJUMIT-ECJES-ULJES-SHTRIRJES

7 598 shfletues/klikues GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT


 Pyetje: GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT


Kam dëgjuar se pas namazit të sabahut nuk duhet të shtrihemi të flejmë, që të mos na gjejë të shkujdesur ndarja e rizkut (furnizimit) që bëhet në këtë kohë. Po nëse vetëm jemi të shtrirë dhe nuk po flejmë? A mund të na tregoni se cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me këtë çështje dhe po kështu lidhur me gjumin pas ikindisë edhe pas akshamit?


Përgjigjja: GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët muslimanë kanë theksuar se kur namazi farz nuk falet në kohën e vet, për shkak të mbetjes në gjumë pasi nuk janë marrë të gjitha masat e zgjimit, e tillë gjë konsiderohet një mëkat shumë i madh.Lexoni më tepër

Kurse në lidhje me gjumin pas faljes së sabahut (dhe gjatë paradites / pas lindjes së diellit), juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim1:

Së pari: Gjumi i panevojshëm pas sabahut, është i lejuarLexoni më tepër

Mendimi i saktë mbi gjumin pas faljes së namazit të sabahut, është se ai konsiderohet i lejuar, edhe nëse kjo nuk bëhet nga nevoja; pra kush fle pas faljes së sabahut, nuk bie në mëkat (gjynah). Ky mendim argumentohet me faktin se gjumi i mëngjesit, në zanafillë, konsiderohet një traditë e lejuar, pasi për ndalimin e tij nuk ka ardhur asnjë tekst autentik sheriatik (ligjor islam).Lexoni më tepër

Së dyti: Gjumi i panevojshëm pas ikindisë është i lejuar8

Gjumi pas namazit të ikindisë është gjithashtu i lejuar, pasi nuk ka asnjë transmetim autentik (të vërtetë) profetik që ta ketë ndaluar gjumin në këtë kohë.

Së treti: Gjumi para jacisë është i papëlqyeshëm

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se me rënien gjum para faljes së jacisë, bihet në vërejtjen e papëlqyeshmërisë. Gjithsesi ky gjum konsiderohet mëkat vetëm nëse personi fle pas hyrjes së kohës së jacisë dhe duke ditur apo dyshuar se nuk ka për t’u zgjuar për ta falur jacinë në kohën e caktuar (sepse në këtë rast ky person është treguar i pakujdesshëm). Ndërsa nëse personi fle pasi ka hyrë koha e faljes së jacisë, por duke i vepruar shkaqet e duhura që të zgjohet (ka marrë të gjitha masat e zgjimit) për faljen e jacisë në kohën e saj të caktuar, në këtë rast ky person nuk merr asnjë gjynah, edhe nëse ngrihet pasi të ketë kaluar koha e jacisë, sepse ai është treguar i kudesshëm sa ka mundur.9

Allahu e di më mirë. GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT

GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
  2. Ky rregull nënkupton se: traditat popullore në origjinë janë të lejuara të veprohen dhe nuk bëhen të ndaluara përveçse me argument sheriatik; kurse ritet (adhurimet) në origjinë janë të ndaluara të veprohen dhe nuk bëhen të lejueshme përveçse me argument sheriatik (ligjor islam), sepse Allahu nuk adhurohet përveçse ashtu si Ai ka dashur të adhurohet.
  3. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  4. Në këto transmetime theksohet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabët (shokët e Profetit), pasi falnin sabahun, qëndronin ulur në faltore derisa të lindte dielli, duke përmendur Zotin, lexuar Kuran dhe bërë adhurime e vepra të tjera të mira, apo biseduar me njëri-tjetrin; dhe ngriheshin prej aty vetëm pas lindjes së diellit. Shih: Muslimi 670 dhe Et-Tirmidhi 586, Albani ka thënë se hadithi është “hasen / i besueshëm”.
  5. Shih: Ahmedi 1320, 1322, Et-Tirmidhi 1212, Ebu Daudi 2606; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është “sahih / i vërteë”, bazuar në tërësinë e rrugëve të transmetimit të tij.
  6. Në fillim të ditës (arabisht “BUKUUR”), ka kuptimin nga agimi deri kur lind dielli (në të hyrë të paradites). Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: El-Bejhaki, Shuabu El-Iman 4405; hadithi është “daif / i dobët” dhe në fakt lidhur me këtë përmbajtje nuk ka ndonjë hadith të vërtetë (shih: islamweb).
  8. Shih: islamqa dhe islamweb.
  9. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: