GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

Numri i fetvasë: 249 GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

Kategoria: ETIKA E GJUMIT-ECJES-ULJES-SHTRIRJES

6 183 shfletues/klikues GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT


 Pyetje: GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT


Kam dëgjuar se pas namazit të sabahut nuk duhet të shtrihemi të flejmë, që të mos na gjejë të shkujdesur ndarja e rizkut (furnizimit) që bëhet në këtë kohë. Po nëse vetëm jemi të shtrirë dhe nuk po flejmë? A mund të na tregoni se cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me këtë çështje?


Përgjigjja: GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët muslimanë kanë theksuar se kur namazi farz nuk falet në kohën e vet, për shkak të mbetjes në gjumë pasi nuk janë marrë të gjitha masat e zgjimit, e tillë gjë konsiderohet një mëkat shumë i madh.Lexoni më tepër

Kurse në lidhje me gjumin pas faljes së sabahut (dhe gjatë paradites / pas lindjes së diellit), juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim1:

Mendimi i parë: Gjumi i panevojshëm pas sabahut, është i lejuar

Mendimi i saktë mbi gjumin pas faljes së namazit të sabahut, është se ai konsiderohet i lejuar, edhe nëse kjo nuk bëhet nga nevoja; pra kush fle pas faljes së sabahut, nuk bie në mëkat (gjynah). Ky mendim argumentohet me faktin se gjumi i mëngjesit, në zanafillë, konsiderohet një traditë e lejuar, pasi për ndalimin e tij nuk ka ardhur asnjë tekst autentik sheriatik (ligjor islam).Lexoni më tepër

E njëjta vlen të thuhet edhe për gjumin pas namazit të ikindisë, pra gjumi pas ikindisë është gjithashtu i lejuar, pasi nuk ka asnjë transmetim autentik (të vërtetë) profetik që ta ketë ndaluar gjumin në këtë kohë.

Mendimi i dytë: Gjumi i panevojshëm pas sabahut, është i papëlqyeshëm

Një grup juristësh muslimanë janë të mendimit se gjumi pas faljes së sabahut, nëse kjo nuk bëhet nga halli (nevoja apo domosdoshmëria), përbën një veprim mekruh3 (të papëlqyeshëm), bazuar në arsyet kryesore në vijim:

a. Transmetimet ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabët (shokët e Profetit), pasi falnin sabahun, qëndronin në faltore derisa të lindte dielli;4;

b. Transemtimi ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka lutur Zotin e tij që muslimanëve t’u jap bereqet në fillim të ditës56 së tyre;Lexoni më tepër

c. Në disa transmetime të dobëta ka ardhur se Allahu i Madhëruar i ndan furnizimet e njerëzve në këtë kohë (mes lindjes së agimit dhe lindjes së diellit)7;

d. Disa prej sahabëve i ndalonin fëmijët e tyre të flinin në këtë kohë;

e. Fjetja në këtë kohë vjen me pasoja të këqija për shëndetin.

– Bazuar në sa u tha, më parësore është që pas namazit të sabahut të merremi me gjëra të dobishme për fenë dhe dynjanë tonë. Gjithsesi fjetja apo qëndrimi shtrirë pas namazit të sabahut konsiderohet veprim i lejuar. Po kështu shpërndarja e rizkut (furnizimit) në këtë kohë është një çështje e pavërtetuar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

  1. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
  2. Ky rregull nënkupton se: traditat popullore në origjinë janë të lejuara të veprohen dhe nuk bëhen të ndaluara përveçse me argument sheriatik; kurse ritet (adhurimet) në origjinë janë të ndaluara të veprohen dhe nuk bëhen të lejueshme përveçse me argument sheriatik (ligjor islam), sepse Allahu nuk adhurohet përveçse ashtu si Ai ka dashur të adhurohet.
  3. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  4. Në këto transmetime theksohet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabët (shokët e Profetit), pasi falnin sabahun, qëndronin ulur në faltore derisa të lindte dielli, duke përmendur Zotin, lexuar Kuran dhe bërë adhurime e vepra të tjera të mira, apo biseduar me njëri-tjetrin; dhe ngriheshin prej aty vetëm pas lindjes së diellit. Shih: Muslimi 670 dhe Et-Tirmidhi 586, Albani ka thënë se hadithi është “hasen / i besueshëm”.
  5. Shih: Ahmedi 1320, 1322, Et-Tirmidhi 1212, Ebu Daudi 2606; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është “sahih / i vërteë”, bazuar në tërësinë e rrugëve të transmetimit të tij.
  6. Në fillim të ditës (arabisht “BUKUUR”), ka kuptimin nga agimi deri kur lind dielli (në të hyrë të paradites). Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: El-Bejhaki, Shuabu El-Iman 4405; hadithi është “daif / i dobët” dhe në fakt lidhur me këtë përmbajtje nuk ka ndonjë hadith të vërtetë (shih: islamweb).
  8. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

2 comments on “GJUMI PAS FALJES SË SABAHUT-AGIMIT

  1. Sela

    Selam Alejkum Hoxhe/Imam Altin! Faleminderit per cdo mesim dhenie drejt Allahut nga ju!
    Jam e dashuruar teresisht me fene tone Islame! S’paska gjë më të bukur dhe të çmuar te jesh pjese e saj! Elhamdulilah…heret apo von un jam tashme, pjesë e fese kaq madheshtore dhe kaq reale. Sinqerisht dhe perzemersisht jam shum e lumtur! Kurre më parë nuk kisha ndjere kete ndjesi…plot forc…plot ngrohtesi, plot plotesim, plot pergjigje nga Allahu, plot
    vetebesim. 🙏🙏🙏🙏👆👆👆
    Allahu te bekofte Imam Altin. Qofsh i lumtur dhe pjese e botes se ardhshme

    • Altin Torba

      Alejkum selam. Shpresoj qe ky perjetim i juaji te jete konkretizim i thenies profetike: “Ka shijuar embelsine e besimit kush eshte kenaqur me Allahun per Zot, me Islamin per fe dhe me Muhamedin (Paqja qofte mbi te), Profet e te Derguar.” Lum ata qe e arrijne kete perjetim.

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.