JETA E VËRTETË

GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

Numri i fetvasë: 80 GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

14 500 shfletues/klikues GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN


 Pyetje: GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN


A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë ato gjëra që nuk e prishin agjërimin?


 Përgjigjja: GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

– Thënë në mënyrë të përmbledhur, gjërat që nuk e prishin agjërimin janë1:

a. Ngrënia dhe pirja nga harresa, ose me mendimin / dyshimin se s‘ka gdhirë apo kur mendimi më i fuqishëm është se dielli ka perënduar2.

b. Vjellja pa dashje, kapërdirja e ujit pa dashje gjatë abdesit dhe kapërdirja e pështymës a gëlbazës përbrenda gojës.

c. Përdorimi i misvakut dhe furçes së dhëmbëve me kusht që të mos kapërdihen përbërësit e tyre lëndorë.

d. Parfumi, si dhe pluhurat, erërat, aromat apo tymi ekzistues i duhanit, nga të cilat njeriu s’mund të ruhet.

e. Gargara dhe thithja e ujit me hundë gjatë abdesit (pa u kapërdirë uji), si dhe aparati për azmatikët (qoftë kur përdoret nga hunda a qoftë nga goja, sepse spërkat e tij nuk arrijnë në stomak).

f. Heqja / mbushja e dhëmbëve, kurimi i plagëve, dhënia e gjakut në çdo sasi dhe hixhamja, dializa jo ushqyese, injeksionet jo ushqyese (penicilina, insulina, vaksina etj.) në lëkurë, muskul a vena, sondat e zorrëve a stomakut, lavazhi i kanalit urinar dhe lëndët që hyjnë nga ai, lavazhi i anusit dhe lëndët jo ushqyese që hyjnë nga ai.

g. Ilaçet me pika nga veshët, sytë, goja a hunda dhe hapet (kokrrat) nën gjuhë, nëse lëndët e tyre nuk e kalojnë gurmazin.

m. Qëndrimi në ambient të kondecionuar, larja tërësore ose e pjesshme e gjymtyrëve të trupit pa e kapërdirë ujin.

n. Xhunubllëku3 (ejakulimi) ditën në ëndërr.4

– Gjithashtu duhet të tregohet vëmendje lidhur me sa vijon:

a. Muslimani krahas obligimit të agjërimit të Ramazanit, i kryen të gjitha obligimet e tjera të Islamit, sidomos pesë vaktet e faljes së namazit në kohën dhe formën e caktuar dhe po kështu e frenon veten nga haramet.Lexoni më tepër

b. Gruaja shtatzënë apo mëkuese lejohet të mos agjërojë nëse ka frikë reale për shëndetin e vet apo të foshnjës.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe përpilimin “Muftiratu Es-Sijam El-Mua’sira“.
  2. Ky (pra thënia se “ngrënia dhe pirja kur mendimi më i fuqishëm është se dielli ka perënduar, nuk e prishin agjërimin”) është edhe mendimi i medh’hebit dhahiri, Is’hak Ibn Rahauejhit, Ibn Tejmijes etj. (shih: islamweb).
  3. Xhunubllëk / Ejakulim: Dalja e spermës me furi e shoqëruar me kënaqësi të madhe, qoftë kur ky ejakulim ka ndodhur në ëndërr (gjatë gjumit), qoftë zgjuar (nga marrëdhëniet seksuale etj.). Në lidhje me ejakulimin në gjumë dijetarët muslimanë kanë thënë njëzëri (shih: islamqa dhe islamweb) se personi (mashkull apo femër qoftë), nëse zgjohet dhe gjen gjurmët e ejakulimit të spermës (në të brendshmet apo trupin e tij), e ka ndjerë ose jo ejakulimin gjatë gjumit, e ka për detyrë që të marrë gusël; ndërsa nëse ai ka parë ëndërr erotike, qoftë edhe të shoqëruar me kënaqësi të madhe, por nuk ka ejakuluar (nuk i gjen gjurmët e ejakulimit të spermës në të brendshmet apo trupin e tij), në këtë rast nuk e ka detyrim që të marrë gusël.
  4. I bëri xhunub natën, i cili gdhihet pa u larë, e vijon agjërimin dhe mund të lahet edhe pas agimit, ku e rëndësishme është që të jetë i gatshëm për faljen e namazit të sabahut në kohën e caktuar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top