JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA

Numri i fetvasë: 352 GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA

Kategoria: LARJA E GJYMTYRËVE TË ABDESIT

1 438 shfletues/klikues GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA


 Pyetje: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA


A mund të jepni disa njohuri kryesore në lidhje me formën e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) që duhet kryer kur merret abdes1 ose gusël2?


 Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon3:

Së pari: Përkufizimi i madmadas (gargaras) dhe istinshakut (ujëthithjes me hundë)

a. Përkufizimi i gargaras: Fjala arabe madmada (EL-MAĎMAĎA) nënkupton shpërlarjen e gojës përmes futjes e gurgullimin e ujit në të dhe hedhjes së tij jashtë.

b. Përkufizimi i ujëthithjes me hundë: Fjala arabe istinshak (EL-ISTINSHAAǨ) ka kuptimin e thithjes së ujit me hundë përmes frymëmarrjes dhe pastaj shfryrjes së tij (istinther / EL-ISTINTHEER), për të pastruar hundën (është përmendur vetëm ujëthithja në shprehi të ujëshfryrjes, pasi kjo e dyta është rrjedhojë e të parës).

Së dyti: Forma e kryerjes së gargaras dhe ujëthithjes me hundë

a. Forma e gargarës

Forma e plotë e saj është që të futet uji në gojë dhe të rrotullohet e gurgullohet në të gjithë gojën ose shumicën e saj (nga dhëmbët deri tek fyti); kurse më e pakta është që thjesht të futet uji në gojë.

Forma me tepri e saj (El-Mubelaga Fi El-Madmada / gargara me tepri) është që uji të gurgullohet në të gjithë gojën ose shumicën e saj deri në skajet e grykës, që konsiderohet sunet4 (veprim shumë i pëlqyeshëm) në të katër medh’hebet5.

b. Forma e ujëthithjes me hundë

Forma e plotë e saj është që uji të thithet me hundë në të gjithë ose shumicën e hundës dhe të shfryhet nga ajo; kurse më e pakta është që uji thjesht të thithet me hundë në brendinë e saj.

Forma me tepri e saj (El-Mubelaga Fi El-Istinshak / Ujëthithja hundore me tepri) është që uji të thithet në të gjithë hundën ose shumicën e saj deri në skajin e brendisë së hundës, që konsiderohet sunet (veprim shumë i pëlqyeshëm) në të katër medh’hebet dhe përparësi ka mendimi se ujëthithja hundore me tepri është sunet (veprim shumë i pëlqyeshëm) edhe më parësor se gargara me tepri6.

c. Forma e detajuar e kryerjes së gargarës dhe ujëthithjes me hundë7

Si rregull gargara kryhet para ujëthithjes-ujëshfryrjes hundore dhe uji merret njëherësh me pëllëmbën e djathtë për gargarën edhe ujëthithjen me hundë, teksa ujëshfryrja hundore bëhet me dorën e majtë.Lexoni më tepër

Renditja e gargarës para ujëthithjes-ujëshfryrjes hundore është vepër e pëlqyeshme (mustehab10) dhe jo e obliguar (sipas shumicës së juristëve muslimanë11).

Pëlqehet përdorimi i pëllëmbës së dorës së djathtë për të kryer garagarën dhe ujëthithjen me hundë dhe i dorës së majtë për ta shfryrë atë (gjë që përbën mendimin e të katër medh’hebeve).Lexoni më tepër

[/read]

Allahu e di më mirë. GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA

GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA

  1. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  2. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  3. Shih: alukah, alukah dhe islamweb.
  4. Sunet: Me këtë term, në aspektin e normave juridike, nënkuptohet antonimi i obligimit / detyrimit; më konkretisht me të synohet çdo vepër që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka bërë ose ka inkurajuar të bëhet publikisht dhe sitematikisht, jo në trajtë obligative (jo si detyrim), por në trajtë (si) diçka mustehab (e pëlqyeshme) dhe mendub (e preferuar).
  5. Shih: dorar.
  6. Shih: dorar https://dorar.net/feqhia/301.
  7. Shih: islamweb dhe islamqa.
  8. Shih: alukah.
  9. Shih: islamweb.
  10. Mustehab: Veprim ritualisht i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  11. Shih: islamqa.
  12. Mekruh: Veprim ritualisht i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  13. Shih: alukah.
  14. Shih: En-Neueui, Sherhu Muslim, v. 3, f. 105-106.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top