JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 353 GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM

Kategoria: DISPOZITAT E ABDESIT

1 823 shfletues/klikues GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM


 Pyetje: GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM


Cila është dispozita e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë agjërimit?


 Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Agjëruesi i nënshtrohet dispozitave të abdesit1 dhe guslit2 dhe mënjanon gargarën me tepri3 (gurgullimin e ujit në tërësinë ose shumicën e gojës deri në skajet e grykës) dhe ujëthithjen hundore me tepri4 (thithjen e ujit në tërësinë ose shumicën e hundës deri në skajin e brendisë së hundës)5.Lexoni më tepër

Së pari: Dispozita e gargarës dhe ujëthithjes hundore normale agjërueshëm

Agjëruesi lipset të mos e lerë gargarën (madmadan) dhe ujëthithjen me hundë (istinshakun) gjatë abdesit apo guslit me arsyetimin e frikës se uji në këtë rast mund t’i mbërrijë në gurmaz, pasi ato (gargara dhe ujëthithja me hundë) janë sunet6 (veprim i pëlqyeshëm) në abdes dhe gusël edhe agjërueshëm; madje shumë juristë muslimanë thonë se ato janë të obligueshme.Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e gargarës dhe ujëthithjes hundore me tepri agjërueshëm

Sa i përket dispozitës së gargarës me tepri dhe ujëthithjes hundore me tepri gjatë agjërimit, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim7:

Mendimi i parë: Mospëlqimi në agjërim i gargarës e ujëthithjes hundore me tepri

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se për agjëruesin është e papëlqyeshme që të kryej gargarë dhe ujëthithje hundore me tepri, pasi kështu rrezikon të fusë ujë në bark dhe ta prishë agjërimin e tij.

Mendimi i dytë: Ndalohet gargara dhe ujëthithja hundore me tepri agjërueshëm

Mendimi i medh’hebit hanbeli dhe disa jursitëve të medh’hebit shafi’i (prej të cilëve Kadiut Ebu Tajib), është se për agjëruesin është e ndaluar (haram / e ndëshkueshme) që të kryej gargarë dhe ujëthithje hundore me tepri, pasi kështu rrezikon të fusë ujë në barkun e tij dhe ta prishë agjërimin e tij.

– Sa më sipër bazohet në thënien profetike: “Merr abdes në formë të kompletuar, laji gishtat ndërmjet tyre, si dhe thithe ujin me hundë me tepri (fortë), përveç në qofsh agjërueshëm”8; ku Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na tërheq vëmendjen që në gjendjen e agjërimit të mënjanojmë ujëthithjen hundore me tepri dhe bazuar në kijasin / arsyetimin analogjik (krahasimor) me këtë të parën të mënjanojmë edhe gargarën me tepri, me qëllim që të mos biem në vërejtjen (ndalesën ligjore) të futjes së ujit në brendinë (barkun) tonë teksa jemi agjërueshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM

GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM

  1. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  2. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  3. El-Mubelaga Fi El-Madmada / Gargara me tepri: Nënkuptohet gurgullimi i ujit në të gjithë gojën ose shumicën e saj deri në skajet e grykës.
  4. El-Mubelaga Fi El-Istinshak / Ujëthithja hundore me tepri: Nënkuptohet thithja e ujit në të gjithë hundën ose shumicën e saj deri në skajin e brendisë së hundës.
  5. Shih: islamweb.
  6. Sunet: Me këtë term, në aspektin e normave juridike, nënkuptohet antonimi i obligimit / detyrimit; më konkretisht me të synohet çdo vepër që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka bërë ose ka inkurajuar të bëhet publikisht dhe sitematikisht, jo në trajtë obligative (jo si detyrim), por në trajtë (si) diçka mustehab (e pëlqyeshme) dhe mendub (e preferuar).
  7. Shih: alukah dhe islamqa.
  8. Ebu Daudi 142 dhe Et-Tirmidhi 788, Albani – në Sahihu Suneni Et-Tirmidhi 631 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  9. Ebu Daudi 2037, Albani – në Sahihu Suneni Ebi Daud 2089 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë; shih: dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top