JETA E VËRTETË

FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT

Numri i fetvasë: 58 FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT

Kategoria: PIKTURA DHE KINEMATOGRAFIA

3 302 shfletues/klikues FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT


 Pyetje: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT


Në youtube ka shumë filma të përkthyer në gjuhën shqipe, me tematika fetare, për pejgamberë të ndryshëm. A është e lejuar t‘i shikojmë këto filma?


 Përgjigjja: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Interpretimi i fizionomive apo personazheve të Profetëve (Paqja qoftë mbi të gjithë!) në filma dhe seriale televizivë, është mëkat i madh dhe konsiderohet në vetvete cenim i pozitës së tyre, pasi pozita e tyre qëndron më lartë sesa të jetë e mundur të ripordhohet fizionomia e tyre dhe për më tepër fytyra dhe sjellja e tyre, pasi merita, dëlirja dhe kompletimi i tyre është i painterpretueshëm. Kjo vlen si për Profetin Muhamed ashtu edhe për të gjithë Profetët e Allahut të Madhëruar (Paqja qoftë mbi të gjithë!), pasi të gjithë ata i përkasin pozitës unike të profetëve të dërguar me ligje dhe shpallje hyjnore.

Në burime autentike profetike ka ardhur se as shejtani nuk mund të shëmbëllehet në figurën a paraqitjen e Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) dhe kjo falë mburojës hyjnore që Allahu i Madhëruar u ka garantuar Profetëve të Tij (Paqja qoftë mbi të gjithë!). Së këtejmi mbrojta e biografive, fizionomive dhe uneve të Profetëve (Paqja qoftë mbi të gjithë!) është vepër e pacenueshme dhe kush i aktron ata (luan rolin e tyre nëpër filma dhe seriale), pavarësisht qëllimit dhe tematikës në dukje të dobishme, vetëm sa ka cenuar personalitetet e tyre, ka shpifur në dëm të tyre dhe ka deformuar jetëshkrimin e tyre.

Përderisa interpretimi i personave të profetëve dhe pamjeve të tyre është i ndaluar, së këtejmi edhe shikimi i këtyre filmimeve është i tillë (mëkat i madh), sepse kjo nxit qarkullimin e këtyre filmave, gjë e cila konisderohet mbështetje e autorëve të këtyre filmave në mëkatin përkatës, teksa Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.1

Allahu e di më mirë. FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT

FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT

  1. El-Maide: 2.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top