JETA E VËRTETË

FETVATË ISLAME

Fetva

Fetva/të (الْفَتْوَى): me fjalën “fetva” apo në shumës “fetvatë”: nënkuptohet gjykimi apo opinioni i dhënë nga muftiu; ndërsa muftiu (الْمُفْتِي): është personi i specializuar dhe i autorizuar në sheriat (jurisprudencën islame), që të japë gjykimin apo orientimin e duhur për një çështje të caktuar fetare.

Fetvatë që keni në duar, janë referuar në burime të autoritetshme (plotësisht të besueshme) islame…

PASQYRA E LËNDËS PËR “FETVATË ISLAME”:


TREGUESI I PËRMBLEDHUR I FETVAVE


TREGUESI I ZGJERUAR I FETVAVE


Vërejtje: Lexues i nderuar, dihet se, “Gjuha e vetme e Kuranit Fisnik është gjuha arabe, në të cilën Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin”, prandaj theksojmë se, edhe pse në këtë protal para fillimit të çdo thënieje kuranore theksohet:  “Allahu  i Madhëruar  thotë”,  në realitet ajo çfarë shkruhet në shqip është vetëm përkthimi i komentimit (interpretimit) të thënies kuranore në fjalë.Lexoni më tepër

Disa nga veçoritë që duam të sjellim tek muslimanët e nderuar që do të referohen në këtë faqe të mësimit të dispozitave (rregullave) juridike islame, janë:

· Sjellja e fetvave me një format të veçantë të vyer për lexuesin shqipfolës, që e bën këtë portal një burim informacioni fetvashë dhe studimesh islame të profilizuar dhe modeluar sipas një formati vërtet unik;

· Përmendja e burimeve dhe referimeve të ajeteve (thënieve kuranore), haditheve (thënieve profetike) dhe referimeve të tjera;

· Fetvatë do të sillen të sistemuara në kapitujt përkatës islam, sipas metodikës që përdorin lidhur me këtë, faqet më të shquara të publikimit të fetvave në botën islame;

· Gjithashtu do mundohemi që për të gjithë termat fetarë të sjellim në kllapa përbri tyre ose në fundshënim, së paku çdo herë që termi vjen për herë të parë, interpretimin në shqip të termit;

· Po kështu do mundohemi që për të gjithë termat dhe emërtimet e veçanta fetare islame, të sjellim në kllapa përbri tyre transliterimin përshtatës me germa latine dhe transliterimin karakteristik (me germat specifike si në fundshënim1);

· Një tjetër standard të cilit do mundohemi t’i qëndrojmë është sjellja përbri përmbledhjes së koncentruar të fetvasë, e butonit “Lexo më tepër” për lexuesin që dëshiron të thellohet më tej rreth çështjes së trajtuar;

· Në përgjithësi, teksti i sjellë mes dy kllapave katrore “[]”, përbën fjalë shpjeguese të përkthyesit (sipas sistemit drejtshkrimor), përveçse kur në fundshënim (fusnotë) përmendet tjetërçka lidhur me tekstin e ardhur mes “[]”;

· Sipas mundësive do sjellim edhe qëndrimin e medh’hebit hanefi2, lidhur me çështjen sheriatike (ligjore islame) për të cilën është shtruar pyetja, duke marrë në konsideratë faktin se ky është edhe medh’hebi që ndiqet zyrtarisht në trojet shqiptare dhe pjesën më të madhe të botës islame. Sigurisht këtë do ta bëjmë duke shmangur fanatizmin medh’hebor, bazuar në vetë porosinë e imam Ebu Hanifes dhe mbarë imamllarëve të tjerë më me zë, prej të cilëve tansmetohet se të gjithë ata kanë thënë: “Nëse vërtetohet saktësia e hadithit, ai është medhhebi im (qëndrimi im juridik).”Lexoni më tepër

______

  1. Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë termat dhe emërtimet e veçanta fetare islame që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai duhet që për leximin e tyre të referohet në germat specifike si më poshtë:

    ● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;

    ● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”.

  2. Medh’heb: Akademi juridike islame; medh’hebi hanefi: shkolla juridike e themeluar nga imam Ebu Hanifja.
  3. Imam Ebu Hanifja: Lindi në vitin 80 H/699 G dhe ndërroi jetë 150 H/767 G); dijetar i shquar prej kolosëve të shkencave islame, i cili ka jetuar në kohën e tabi’inëve të vegjël (gjeneratës pas sahabëve / shokëve të Profetit) dhe është themeluesi i medh’hebit (akademisë juridike islame) hanefi, i cili është medh’hebi më i madh ndër muslimanë.
  4. Akhbar Ebi Hanife Ue As’habihi, v. 1. f. 24, me autor Es-Sajmeri.
↓
Scroll to Top