JETA E VËRTETË

FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Numri i fetvasë: 338 FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

2 477 shfletues/klikues FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM


 Pyetje: FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM


Akush nuk mund ta mohojë faktin se rituali festiv i vitit të ri përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i mbushur me paganizma, rite dhe mëkate që bien ndesh kryekëput me fenë islame. Por pyetja ime qëndron në faktin se a mundet dikush që ta festojë apo përjetojë vitin e ri i zhveshur nga qëllimi (nijeti) i përngjasimit me jobesimtarët dhe larg mëkateve të rënda që bëhen në të? Po kështu a lejohet urimi i tij po mbi principin paraprak dhe së paku a lejohet që për mirësjellje t’ua kthejmë urimin atyre që na e urojnë atë?


 Përgjigjja: FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Koha dhe vendi janë veç dy rrethanorë të ngurtë që nuk bën të madhërohen përveçse kur i ka madhëruar sheriati (ligji islam).Lexoni më tepër

Së pari: Festimi i vitit të ri është i ndaluar për muslimanët, pasi ai përbën përngjasim me jobesimtarët  dhe është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islame

Festimi i vitit të ri është padyshim jolegjitim (i ndaluar për muslimanët), pasi ai përbën qartazi përngjasim me jobesimtarët (jomuslimanët), duke qenë se rituali i tij festiv i përket traditave të veçanta të jobesimtarëve dhe duke qenë se ai spikat karakteristika dhe rite të tyre të veçanta për ta. Po kështu dihet me siguri fakti se rituali festiv i vitit të ri është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islam.Lexoni më tepër

Më konkretisht, argumentet e fuqishme që mbështesin mendimin e saktë juridik islam ndalues të festimit të vitit të ri janë si vijon2:

Argumenti i parë: Origjina pagane romako-persiane e vitit të ri

Dita e Vitit të Ri, përkon më 1 janar, dita e parë e vitit në kalendarin modern Gregorian / Julian. Në Romën parakristiane nën kalendarin Julian, dita iu kushtua Janusit / “perëndisë së portave dhe fillesave”, sipas të cilit është emërtuar edhe Janari; por sipas almanakëve (fermerëve të lashtë romakë), Juno / “perëndeshë e lashtë romake, mbrojtëse dhe këshilltare speciale e shtetit” ishte hyjnia tutoriale (kujdestare) e muajit Janar.3Lexoni më tepër

Argumenti i dytë: Simbolet pagane dhe e mbinatyrshmja në festën e vitit të ri

a. Bredhi i vitit të ri

Prej simboleve pagane të pandashme të këtij rituali festiv është edhe bredhi i vitit të ri / krishtlindjeve, që përkon me besëtytnitë pagano-fetare.Lexoni më tepër

b. Baba Dimri / Santa Klausi

Tjetër simbol i pandashëm i ritualit të vitit të ri, është prania e personazhit me fuqi të mbinatyrshme të plakut të vitit të ri (të emërtuar si shenjtori Santa Klaus), hyjnizimi i të cilit spikatet qartë në pretendimin e jetës së tij të mbinatyrshme, njohjen dhe përmbushjen e dëshirave të çdonjërit etj.Lexoni më tepër

Argumenti i tretë: Tejmbushja e vitit të ri me besëtytniLexoni më tepër

Së dyti: Festimi i vitit të ri pa bërë mëkate dhe pa qëllimin e jobesimtarëve

Nëse dikush do pretendonte se nuk ka problem të festohet apo përjetohet nga muslimanët rituali i vitit të ri po qe se nuk shoqërohet me mëkate dhe qëllimin e përngjasimit me jobesimtarët ose festimit të festave të tyre që bëjnë në krye të viteve, bazuar në rregullin normativ islam të spikatur në transmetimin autentik profetik “veprat varen tek qëllimet (nijetet)”, të tillit i thuhet se qëllimi në këtë rast nuk merret në konsideratë, bazuar në transmetimet autentike profetike referente që e ndalojnë qartë të tillë gjë.Lexoni më tepër

Së treti: Dispozita e urimit apo kthimit të urimit të vitit të ri

Mendimi i saktë i juristëve muslimanë është se muslimani/a nuk duhet t’ia urojë tjetrit i pari Vitin e Ri; ndërsa nëse dikush e uron, në varësi të personit dhe situatës, ose nuk i flet fare, ose përçon tek ai këndvështrimin e tij me urtësi, ose kur duhet medoemos t’i kthejë një përgjigje, kjo përgjigje nuk duhet të jetë e njëjtë me sojin e urimit të vitit të ri, porse lypset të jetë në formën e një duaje apo urimi që na vjen për shtat ne muslimanëve, për shembull: “Zoti na bëftë njerëz të hajrit dhe të udhëzuar etj.”.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

  1. El-Furkan: 62.
  2. Shih: Shih: alukah, dorar dhe islamway, islamway dhe Festimi i vitit të ri.
  3. Shih: New Year’s Day, also simply called New Year or New Year’s, is observed on January 1, the first day of the year on the modern Gregorian calendar as well as the Julian calendar. In pre-Christian Rome under the Julian calendar, the day was dedicated to Janus, god of gateways and beginnings, for whom January is also named. But according to ancient Roman farmers’ almanacs Juno (an ancient Roman goddess, the protector and special counselor of the state) was the tutelary deity of the month / wikipedia dhe wikipedia.
  4. Shih: zeriislam.
  5. Shih: El-Kalkashindi, Subhu El-Eashe, v. 2, f. 447 dhe 463; El-Elusi, Bulugu El-Erib v. 1, f. 350 dhe 361; El-Makrizi, El-Khutat, v. 2, f. 33-45 dhe v. 4, f. 386; Ibn Tahir El-Makdesi, El-Bedëu Ue Et-Terikh, v. 2, f. 27 dhe 37; El-Meusu’atu El-Arabije El-Alemije, v. 16, f. 723 dhe v. 11 f. 61 dhe AbdulUeheb El-Mesiri, Meusu’atu El-Jehud Ue El-Jehud Ue El-Suhjunie, v. 2, f. 82 / islamway.
  6. Enciklopedia Britanike, v. 3, f. 284.
  7. Eh-Ahram v. 1, f. 3, viti 1987.
  8. Mexheletu El-Istixhabe, nr. 4, f. 29.
  9. Zotim: Angazhimi (Ngarkimi i vetes) nga ana e mulsimanit/es që ka arritur pubertetin, me një detyrë të sojit të adhurimit, që kushtëzohet të jetë me zë a shkrim (për atë që mundet), ose me shenjë / gjest (për atë që nuk mundet); që është i një forme të tillë që jep ndjesinë apo tregon për angazhim (ngarkim / obligim) të vetes me atë që thuhet a shkruhet (ose që bëhet me shenja / gjeste) / shih: islamweb.
  10. Ebu Daud 3313; Albani – në Sahihu Ebi Daud – thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  11. Sipas interpretuesve të hadithit bëhet fjalë pikërisht për ditën e Novruzit / shih: REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT dhe atë të Mahraxhanit / shih: Aunu El-Meabud v. 3, f. 341, me autor El-Adhim Abadi dhe El-Ukud Ed-Durije Es-Sultanije f. 32, me autor Ibn Abidin.
  12. Shih: Ebu Daudi 1134, En-Nesai 1556; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top