JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Numri i fetvasë: 265 FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Kategoria: DISPOZITAT E RRITJES-EDUKIMIT TË FËMIJËS

4 421 shfletues/klikues FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT


 Pyetje: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT


Nëse fëmija ka babain musliman dhe nënën të krishterë, cilës fe i takon ai, asaj të babait apo asaj të nënës? Po nëse prindërit e fëmijës ndërrojnë fe dhe nga muslimanë kthehen në tjetër fe, cilës feje i takojnë fëmijët e tyre në këtë rast?


Përgjigjja: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë theksojnë se feja e fëmijës para pubertetit (mbërritjes së moshës së pjekurisë seksuale), ndjek fenë e prindërve të tij si vijon:

Së pari: Kur prindërit e fëmijës janë / bëhen muslimanë1

a. Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se fëmija që lind nga dy prindër muslimanë konsiderohet musliman varësisht dy prindërve të tij muslimanë;

b. Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se nëse një baba me fëmijë të vegjël bëhet musliman, fëmijët e tij ndjekin fenë e babait të tyre, pra konsiderohen muslimanë varësisht babait të tyre musliman;Lexoni më tepër

Së dyti: Kur të dy prindërit e fëmijës janë jomuslimanë3

Gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se fëmija që lind nga dy prindër jomuslimanë konsiderohet jomusliman varësisht dy prindërve4.Lexoni më tepër

Së treti: Kur prindi / prindërit e fëmijës bëhen renegatë8

Mendimi parësor është se një person konsiderohet renegat vetëm nëse e tradhton (lëshon) fenë islame pasi paraprakisht ka qenë bërë musliman duke thënë dy dëshmitë islame mbas pubertetit9.Lexoni më tepër

Ndërsa lidhur me fenë e fëmijës me dy prindërit renegatë, thuhet sa vijon:

Rasti i parë: Kur renegati kthehet sërish në Islam

Kur renegati pendohet dhe kthehet sërish në Islam, ai konsiderohet musliman dhe po kështu fëmijët e tij, varësisht atij, konsiderohen muslimanë, edhe ata që kanë lindur para se ai të bëhej renegat edhe ata që kanë lindur pas kësaj.

Rasti i dytë: Kur renegatizmi ndodh pas lindjes së fëmijës

Mendimi konsensual i juristëve muslimanë (sipas Ibn Batalit) është se fëmija që i ka lindur renegatit teksa ky i fundit (renegati) ka qenë musliman (pra para se të bëhej renegat), konsiderohet musliman, varësisht prindit të tij që në kohën e lindjes së këtij fëmije ka qenë musliman, prandaj ky fëmijë mbetet në Islam edhe pas renegatizmit të mëpastajmë të prindit [ose dy prindërve] të tij dhe nuk bëhet renegat me renegatizmin e prindit të tij.Lexoni më tepër

Së katërti: Islami i fëmijës së dalluar11 vlen, kurse renegatizmi i tij jo12

a. Nëse fëmija musliman nuk e ka mbërritur moshën e pubertetit (pjekurisë seksuale) por është fëmijë i dalluar (në një moshë që i dallon gjërat) dhe në këtë kohë tërhiqet (heq dorë) nga feja islame, kjo nuk i merret atij në konsideratë (sipas mendimit më parësor, ai në këtë rast nuk konsiderohet renegat);

b. Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se nëse fëmija i konsideruar jomusliman (dispozitivisht / varësisht prindërve të tij) nuk e ka mbërritur moshën e pubertetit (pjekurisë seksuale) por është fëmijë i dalluar (në një moshë që i dallon gjërat) dhe në këtë kohë e pranon Islamin, në këtë rast kjo i vlen atij dhe ai konsiderohet musliman.

Allahu e di më mirë. FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____  FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

  1. Shih: islamqa.
  2. Në medh’hebin hanbeli vjen se, në rastin e kurorëzimit të një gruaje mexhuse (zjarrputiste) me një ithtar (ndjekës) të Librit Qiellor (hebre ose të krishter), (fëmija) vlerësohet ithtar i Librit dhe në rastin e kurorëzimit të një gruaje ithtare të Librit (hebreje ose e krishterë) me një musliman, (fëmija) vlerësohet musliman; pasi fëmija ndjek në fe prindin që ka fenë më të denjë (shih: islamweb).
  3. Shih: islamweb.
  4. Kurse nëse fëmijën e lindur nga dy prindër jomuslimanë, e zë rob (në kohën e skllavërimit) një musliman, në këtë rast ky fëmijë ndjek fenë e padronit të tij musliman, pra në dispozitat e kësaj bote si: ritualet fetare, trashëgimia, martesa etj., për këtë fëmijë zbatohen dispozitat që zbatohen për padronin e tij musliman.
  5. Mexhusët: Bashkësi njerëzish që adhuronin zjarrin, diellin dhe hënën, të cilët janë thirrur me këtë emër qysh në shekullin III (e tretë) diellor.
  6. Shih: El-Bukhari 1385 dhe Muslimi 2658.
  7. Shih: islamqa, bayanelislam, islamway dhe islamqa.
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: islamweb.
  10. Ndërsa nëse nëna e fëmijës është muslimane, fëmija e ndjek atë në fe (siç edhe u cek në këtë shqyrtim), pasi si rregull fëmija ndjek në fe prindin me fenë më të denjë.
  11. Fëmija i dalluar / Mosha e dallimit: Sipas shumicës së juristëve muslimanë kjo moshë është shtatë vjeç e sipër, kurse një mendim tjetër është se kjo është mosha kur fëmija i shquan gjërat me kureshtje dhe mund t‘i dallojë / diferencojë gjërat e mira nga të këqijat dhe t’i përshkruaj ato (shih: islamweb, islamqa dhe islammessage).
  12. Shih: islamqa dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top