FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT

Numri i fetvasë: 218 FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

1 513 shfletues/klikues FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT


 Pyetje: FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT


A quhet mëkat lënia e lëkurës së kurbanit tek blegtori që e shet bagëtinë ose kasapi që e ther atë? Po hedhja e saj në koshin e plehrave, në qoftëse këta të parët nuk e marrin me arsyetimin se nuk ka ç’u duhet dhe po kështu nuk gjendet dikush tjetër që ta marr atë si dhuratë? Nga ana tjetër edhe ne vetë nuk mund ta mbajmë atë sepse nuk kemi kushte se ku dhe as dimë ta përpunojmë?


 Përgjigjja: FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje1 imam Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) më urdhëroi të kujdesem për devetë e tij [therorët e tij që bëri në Mekë në Haxhin e Lamtumirës], ta jap sadaka (lëmoshë për të varfrit) mishin, lëkurat e plehun e tyre dhe mos t’i jap kasapit [pagesën2] prej saj”,- tha: “Ne ia japim atij [pagesën] nga ana jonë.”3Lexoni më tepër

Bazuar në orientimet profetike në fjalë, bërësi i kurbanit konsiderohet se ka rënë në haram5 nëse kasapit (dhe ngjashëm me të) ia jep hakun (pagesën) e punës prej kurbanit; sepse kurbani është afrim tek Allahu dhe bërësi i kurbanit nuk lejohet që t’ia shes kasapit (apo kujtdo tjetër) afrimin e tij tek Allahu.

Kjo ndalesë bazohet në faktin se bërësi i kurbanit e ka për detyrë ta therë vetë bagëtinë e tij (kurbanin e tij me të cilin afrohet tek Allahu i Madhëruar), prandaj nuk bën që prej këtij kurbani t’i jap diçka kasapit si shpërblim për diçka që është një punë që duhet ta bënte vetë bërësi i kurbanit, sepse kasapi në këtë rast po kryen (zëvendëson) thjesht detyrën e bërësit të këtij kurbanit.

Në Esh-Sherhu El-Mumti’u vjen: “Nuk ia jep kasapit të tij (të kurbanit) shpërblimin për të (për prerjen e kurbanit) prej tij (prej kurbanit) dhe nuk e shet as lëkurën e tij dhe asgjë prej tij [këmbët, kokën, plëncin, mëlçinë, kockat etj.], por e shfrytëzon”; [ndalohet të shitet lëkura apo ndonjë pjesë tjetër e kurbanit] sepse kjo bagëti është përcaktuar për hir të Allahut në tërësinë e saj (ku përfshihet çdo pjesë e saj) dhe çfarë përcaktohet për hir të Allahut, për të nuk lejohet të merret shpërblim [ashtu siç nuk lejohet të shitet mishi i saj].”6Lexoni më tepër

Mendimi i medh’hebit shafi’i dhe hanbeli është se, haram (ligjërisht e ndëshkueshme) është që kasapit t’i jepet diçka nga kurbani si shpërblim për punën e tij, por nëse atij i jepet prej kurbanit për arsye të varfërisë ose si dhuratë, kjo nuk përbën problem.7Lexoni më tepër

Kurse çuarja dëm e lëkurëve (apo ngjashëm) të kurbanëve (apo e çdo gjëje tjetër), përmes hedhjes së tyre në mbeturina etj., lipset të shmanget sa të jetë e mundur, p.sh. duke u organizuar muslimanët që bëjnë kurbane mes veti në një formë të tillë që lëkurët e kurbanëve të tyre t’i dërgojnë në vende ku mund të shiten a investohen dhe pastaj të ardhurat e përfituara prej tyre duhet të nxirren si sadaka në katergoritë e ndryshme ku ka nxitur feja islame8.

Në parim bërësit të kurbanit nuk i lejohet ta hedh lëkurën e kurbanit, pasi ajo s’është prona e tij (por është vakëf / mall i caktuar për bamirësi); prandaj duhet ose të ruhet e shfrytëzohet, ose t’i jepet kujt do e shfrytëzojë.9Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KUBANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT

FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
 

  1. Shih: ahlalhdeeth, ahlalhdeethislamqa dhe sahab.
  2. Ky është interpretimi i shumicës së dijetarëve muslimanë.
  3. Shih: El-Bukhari 1716 dhe Muslimi 1317.
  4. El-Hakim, El-Mustedrak 3525; Albani (në Sahihu El-Xhami’a 6118) ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm, teksa ekzaminues të tjerë janë të mendimit se ky hadith është daif / jo i besueshëm.
  5. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  6. Ibn Uthejmin, Esh-Sherhu El-Mumti’u Ala Zadi El-Mustekni’i v. 7, f. 514.
  7. El-Meusuatu El-Fikhie El-Kuvajtie v. 5, f. 105.
  8. Sa në fjalë përbën edhe mendimin e medh’hebit hanefi, një mendim të imam Ahmedit etj.; ndërsa shumica e juristëve muslimanë e kanë ndaluar këtë.
  9. Gijthsesi, nëse shfrytëzimi i lëkurës së kurbanit bëhet i pamundshëm për arsye serioze dhe për më tepër bëhet burim shqetësimi apo dëmi, lejohet që me të të veprohet siç veprohet me kockat e kurbanëve, hedhja e të cilave në plehra (ose dhënia e tyre qenve si ushqim apo ngjashëm prej veprimeve të këtij konteksti) është e lejuar, njëlloj si për llojet e tjera të kockave a mbetjeve të kësaj natyre (shih: islamweb).
BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.