JETA E VËRTETË

FALJA E VITRIT-FORMA

Numri i fetvasë: 164 FALJA E VITRIT

Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK

14 881 shfletues/klikues FALJA E VITRIT


 Pyetje: FALJA E VITRIT


Kam vënë re se namazi i vitrit falet në disa forma, por nuk e di se cila mund të jetë më e sakta. A mund të na tregoni se cila është forma e saktë e namazit të vitrit?


 Përgjigjja: FALJA E VITRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i vitrit (tek) është quajtur kësisoj, pasi ai është një namaz që falet me numër tek (një, tre ose më shumë) rekatesh1, mes namazit të jacisë (pasi të jetë falur namazi i obliguar i jacisë dhe dy sunetet sistematike të mbrapme të tij) dhe atij të sabahut (agimit). Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i, hanbeli, dy kolegët e Ebu Hanifes – Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn El-Hasenin të medh’hebit hanefi – etj.) janë të mendimit se namazi i vitrit është sunet i fortë2, teksa medh’hebi hanefi është i mendimit se falja e tij është vaxhib3.

Ndërsa lidhur me formën (strukturën) e faljes së rekateve të namazit të vitrit, dijetarët muslimanë kanë një sërë mendimesh, si vijon:

Forma e parë: të falet vitri një rekat i vetëm në fundin e namazit të natës (ky i fundit falet dyshe-dyshe), p.sh. pasi të jenë falur dy rekate namaz nate (dhe të jetë dhënë selam), falet edhe një rekat; ose pasi të jenë falur katër rekate, falet edhe një rekat dhe kështu me radhë derisa të bëhen 10 + 1 (dhjetë plus një rekate/njëmbëdhjetë rekate);

Forma e dytë: të falet vitri vetëm një rekat, pra të marrësh tekbirin fillestar dhe kryesh veprimet e qëndrimit në këmbë të namazit, pastaj rukunë, sexhden, teshehudin (tehijatin) dhe së fundi të japësh selam, duke mos falur para këtij rekati asnjë rekat tjetër namaz nate; kjo përbën formën minimale të vlefshme;

Forma e tretë: të falet vitri tre rekate; kjo formë ka tre trajtat në vijim:

Trajta e parë: Bashkimi mes tre rekateve, duke u ulur pas të dytit, thënë teshehudin (tehijatin) dhe duke mos dhënë selam por duke u ngritur në rekatin e tretë dhe dhënë selam pas tij, si namazi i akshamit, por ndryshe nga ky i fundit në rekatin e tretë të vitrit lexohet sure pas El-Fatihasë. Kjo trajtë është e detyrueshme në medh’hebin hanefi;

Trajta e dytë: Të falen tre rekate rresht të bashkuara, pra të pandara me selam apo ulje në tehijat (pas dy të parave). Medh’hebi shafi’i dhe ai hanbeli janë të mendimit se kjo trajtë është më parësore se trajta paraardhëse dhe e kanë argumentuar këtë trajtë me faktin se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e falte vitrin me pesë (rekate), duke u ulur vetëm në të fundit (rekatin e fundit). Ndërsa medh’hebi maliki e konsideron këtë trajtë të papëlqyeshme, por ata thonë se kush falet pas një imami që falet në këtë trajtë, bashkon sikurse imami;

Trajta e tretë: Që dy rekatet çift (dy rekatet para rekatit tek të vitrit) të ndahen me (rekatin tek të vitrit) me selam dhe pastaj të falet rekati i tretë me tekbir fillestar më vete. Kjo formë është e pranishme ndër medh’hebe, përveç atij hanefi. Ajo përbën trajtën e përcaktuar në medh’hebin maliki, ku çdo trajtë tjetër veç kësaj është e papëlqyeshme, përveçse kur ndiqet imami. Kurse medh’hebi shafi’i dhe hanbeli e kanë lejuar këtë trajtë duke thënë: “Ndarja (me selam e tre rekateve) është më mirë se bashkimi (i tre rekateve), sepse e para (ndarja) ka selamin etj. më shumë se i dyti (bashkimi)… Argumenti i kësaj trajte është transmetimi i Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ndante me selam mes çiftit (dy rekatëve para vitrit4) dhe tekut (rekatit tek të vitrit).”5

Forma e katërt: të falet vitri tre, pesë, shtatë, nëntë ose njëmbëdhjetë rekate bashkë (të pandërprera me tehijat apo selam), duke e thënë teshehudin (tehijatin) vetëm një herë të vetme në rekatin e fundit (pastaj jepet selam); po kështu mund të falet krejt si më sipër, por me dy teshehude (dy tehijate): njëri thuhet në rekatin e parafundit dhe tjetri në të fundit.6Lexoni më tepër

Në përfundim, na mbetet të themi se kushdo që falet si xhemat, duhet të ndjek imamin e tij, që të mos provokojë përçarje, grindje dhe prishje të zemrave, përderisa çështjet juridike janë objekt përsiatjeje mes juristëve të shquar muslimanë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FALJA E VITRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë. FALJA E VITRIT

_____ FALJA E VITRIT

FALJA E VITRIT

FALJA E VITRIT

  1. Rekat: Njësi e namazit që fillon me qëndrimin në këmbë dhe mbaron me dy sexhdet.
  2. Sunet i fortë:  Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  3. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  4. Shih: islamqa.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamweb.
  7. Shih: islamqa.
  8. Muxhtehid: Dijetari erudit musliman, i cili ka arritur gradën e kompetentit në dhënien e opinionit për çështje të caktuara juridike islame.
  9. El-Fetava El-Kubra v. 2, f. 476.
  10. Shih: islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top