JETA E VËRTETË

FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË

Numri i fetvasë: 234 FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË

Kategoria: SUNETET E XHUMASË-TË PREMTES

3 917 shfletues/klikues FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË


 Pyetje: FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË


Tek xhamia jonë falen katër sunete (rekate namaz vullnetar) para xhumasë. A mund të na jepni një sqarim të argumentuar lidhur me këtë çështje, pra lidhur me lejimin ose jo të faljes së namazit nafile (vullnetar) para faljes së farzit të xhumasë?


Përgjigjja: FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me sunetet (nafilet prej namazit vullnetar) që falen para faljes së xhumasë, thuhet sa vijon:

Së pari: Falja e nafileve të lira para xhumasë1

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se falja e nafileve të lira të pakufizuara në numër dhe kohë para xhumasë, është mustehab2 (vepër e pëlqyer).Lexoni më tepër

Ndërsa sa i përket kohës se kur ndërpritet falja e nafileve të lira para xhumasë, dijetarët theksojnë se kjo është koha kur imami ngrihet për të mbajtur ligjëratën e xhumasë.Lexoni më tepër

Së dyti: Falja e suneteve të përparme të xhumasë6

Mendimi i parë: Xhumaja nuk ka para saj sunete të kohës me numër të kufizuar7

Ky është edhe mendimi më i mirëargumentuar që përbën mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë, përfshirë medh’hebin maliki, shumicën e medh’hebit shafi’i dhe mendimin publik të medh’hebit hanbeli.

Mendimi i dytë: Para xhumasë ka sunete të kohës me numër të kufizuar

Mendimi i medh’hebit hanefi dhe një prej dy mendimeve të medh’hebit shafi’i dhe hanbeli, është se para xhumasë falen sunete të kohës të kufizuara në numër dhe këto sunete konsiderohen mustehab (të shpërblyeshëm). Më konkretisht mendimi i medh’hebit hanefi dhe një grupi të medh’hebit hanbeli është se ky numër është katër rekate, ndërsa një grup dijetarësh të medh’hebit shafi’i dhe hanbeli thonë se ky numër është dy rekatë.Lexoni më tepër

Së fundi, lidhur me këtë çështje (faljen e suneteve të përparme të xhumasë para uljes së imamit në minber/podium), vlen të përmendet theksimi i dijetarëve se për faljen e këtyre suneteve ka mospërputhje mendimesh mes juristëve muslimanë dhe në çështje të tilla të bazuara mbi ixhtihadin (përsiatjen) e juristëve muslimanë nuk duhet që përkrahësit e njërit mendim t’i ndalojnë përkrahësit e mendimit tjetër [për më tepër nuk lejohet ta quajnë njëri-tjetrin mëkatar apo bidatçi, pasi ky mendim është objekt interpretimi dhe nuk është tekst i qartë kushtetues mbi dispozitën e të cilit ka konsensus në mesin e juristëve muslilmanë], si dhe nuk lejohet që e tillë gjë të bëhet shkak për debat destruktiv (rrënues), apo nxitje të fanatizmit dhe konfliktit…13

Allahu e di më mirë. FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË

FALJA E SUNETEVE TË PARME TË XHUMASË
 

  1. Shih: islamweb.
  2. Mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Pra e mira shpërblehet me 10 fish; nëse veprohet në ditën e xhuma sa u paratha, kjo shpërblehet me faljen e gjynaheve të vogla të 10 ditëve vijuese
  4. Muslimi 1424.
  5. Mexhmu’u El-Fetaua v. 24, f. 189.
  6. Shih: islamwebislamweb dhe islamweb.
  7. Shih: islamqa.
  8. Shih: alhanabila.
  9. Et-Tabarani, El-Eusat 1617; Hafizi El-Iraki ka thënë se hadithi është “xhejid-i mirë”, por Albani dhe ekzaminsues të tjerë thonë se ai është “daif-i dobët”.
  10. Shih: Ibn Sead, Et-Tabakat v. 8, f.  491; Ibn Haxher në “Fet’hu El-Bari” 3/553 thotë se hadithi më së paku është “hasen-i besueshëm”.
  11. Shih: AbduRazak, El-Musanaf 5525; Albani thotë se hadithi është “sahih-i vërtetë”.
  12. Shih: islamqa.
  13. Shih: islamqa dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top