ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT

Numri i fetvasë: 137 ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

3 738 shfletues/klikues ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT


 Pyetje: ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT


Çfarë kuptimi ka fjala “ramazan” me të cilën emërtohet muaji i Ramazanit dhe a mund të na përmendni disa nga mirësitë (vlerat) e muajit të Ramazanit, të referuara në burimet e tyre autentike hyjnore të transmetimit?


 Përgjigjja: ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi i fjalës “Ramazan”

Fjala “Ramazan / Ramadan” vjen prej fjalës arabe “RAMAĎUN / shkrumbim” i brendisë së agjëruesit, kur brendia e tij nxehet prej etjes së madhe që përjeton dhe vjen prej fjalës arabe “RAMĎAA / vapë e madhe”.1

Së dyti: Mirësitë e muajit të Ramazanit

Ramazani përmban në vetvete shumë mirësi, ku ndër më kryesoret janë sa vijon:

1. Në këtë muaj Allahu i Lartësuar ka zbritur Kuranin fisnik, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ai është muaji i Ramazanit, në të cilin është zbritur [në natën e Kadrit të tij] Kurani [u zbrit nga Leuhi Mahfudhi / Libri i Ruajtur (ku Allahu ka shkruar paraprakisht çdo gjë lidhur me krijimin), në qiellin e dynjasë] udhëzim për njerëzit, sqarim i udhëzimit [përmes dispozitave dhe orientimeve që udhëzojnë tek e vërteta] dhe dallues [i të drejtës nga e kota]. Kush e dëshmon prej jush muajin (e Ramazanit) le ta agjërojë.2Lexoni më tepër

2. Ai që agjëron muajin e Ramazanit konsiderohet prej të sinqertëve (ndjekësve të së vërtetës) dhe dëshmorëve.Lexoni më tepër

3. Ramazani dallohet nga muajt e tjerë sepse gjatë tij: hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen ato të xhehenemit, prangosen djajtë, hapen dyert e mëshirës, një thirrës thërret: “O kërkues i të mirave afrohu, o kërkues i të këqijave hiq dorë!” dhe për çdo natë në Ramazan, Allahu liron njerëz nga Xhehenemi.Lexoni më tepër

4. Agjërimi (pëfshirë padyshim edhe ai i Ramazanit) është unik dhe udhë për në Xhenet; bazuar në transmetimet profetike ku vjen se agjërimi është unik e i pashembullt, si dhe vjen se kujt e mbyll jetën në ditën në të cilën ka agjëruar, të tillit i është premtuar Xheneti.9 Lexoni më tepër

5. Veçori e muajit të Ramazanit është Nata e Kadrit, ku veprat e mira janë më me vlerë se ato të 1000 muajve (mbi 83 viteve); atij që i ikën kjo natë e pashfrytëzuar, vërtetë i ka humbur diçka shumë e çmuar.Lexoni më tepër

6. Në Ramazan pranohen lutjet, siç e përmend këtë Allahu i Madhëruar, direkt pas ajetit të agjërimit: “E kur robërit e Mi të pyesin ty (O Muhamed) për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet Mua, e (lutësit) le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë!16.Lexoni më tepër

7. Ramazani është muaji i dhikrit (përmendjes) dhe falënderimit të Allahut të Madhëruar, gjë e cila përmendet në rrjedhën e thënieve kuranore që flasin rreth Ramazanit: “Ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që ta falënderoni.2

8. Muaji i Ramazanit quhet ndryshe edhe muaji i durimit, gjë mbi të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tre ditëve prej çdo  muaji, janë [si] agjërim i pandërprerë [si agjërimi i të gjithë vitit, duke qenë se e mira tek Allahu i Madhëruar, dhjetëfishohet]”19; dihet fakti se adhurimi në muajin e Ramazanit, i përmbledh të gjitha llojet e durimit: durimin në  kryerjen  e urdhrave të Allahut, durimin ndaj caktimeve të Allahut si uria dhe etja, durimin nga haramet etj.

9. Agjërimi i Ramazanit shlyen mëkatet, gjë në lidhje me të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Pesë namazet, xhumaja (e premtja) deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë fshirës të mëkateve ndërmjet tyre, nëse mënjanohen (nuk ndërmerren) mëkatet e mëdha20; pra mëkatet e mëdha nuk falen me veprat e cekura në këtë transmetim profetik, por ato kanë nevojë për pendim të sinqertë dhe në krahun tjetër vetë mënjanimi i mëkateve të mëdha konsiderohet vepër e mirë që i fshin mëkatet e vogla.Lexoni më tepër

10. Agjërimi i Ramazanit gjithashtu i rrit gradat e besimtarëve në botën tjetër. Sa në fjalë argumentohet në transmetimin e ardhur nga Talha Ibn UbejdiLah (Allahu qoftë i kënaqur me të!).Lexoni më tepër

11. Kryerja e umres në muajin e Ramazanit ka vlerë shumë të madhe, aq sa ajo është e barasvlershme në shpërblim me  kryerjen e një haxhi me të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!).Lexoni më tepër

12. Në këtë muaj thuhet të kenë zbritur gjithashtu edhe librat e tjerë kryesorë të shenjtë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT

ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT

  1. Et-Tefsir v. 2, f. 290 – Li El-Kurtubi.
  2. El-Bekare: 185.
  3. El-Kadr: 1.
  4. Ed-Duhan: 3.
  5. Ibn Hibbani 3438 (pjesa mes kllapave rrumbullake i takon transmetimit të Ibn Hibbanit), Ibn Khuzejme 2212; Albani (në Sahihu Et-Tergib Ue Et-Terhib 361, 749, 1003) ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  6. El-Bukhari 1899 dhe Muslimi 1079.
  7. Et-Tirmidhi 682, Ibn Maxhe 1642, Ibn Hibban 3435, Ibn Khuzejme 1883; Albani (në Sahihu El-Xhami’i Es-Sagir Ue Zijadetuhu 759) thotë se hadithi është “hasen / i mirë”.
  8. Ahmedi 21698, Ibn Maxhe 1643; Albani (në Sahihu Ue Daifu Suneni Ibn Maxhe 1642) ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  9. Shih: islamqa, islamweb dhe islamqa.
  10. En-Nesai 2222, Ibn Khuzejhme 1893 dhe Ibn Hiban 3425; Albani ka thënë se këto transmetime janë transmetim sahih/i vërtetë.
  11. Ahmedi 22813, Albani (në Sahihu Et-Tergib) ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë (shih: ahlalhdeeth).
  12. Asbahani në Et-Tergib 104; Albani (në Sahihu Et-Tergib) ka thënë se hadithi është sahih li gajrihi/i vërtetë për motive të jashtme.
  13. Shih: alukah.
  14. Shih: islamqa.
  15. Ibn Maxhe 1644, Albani (në Sahihu Ue Daifu Suneni Ibn Maxhe 1644) thotë se hadithi është “hasen sahih / i mirë i vërtetë”.
  16. El-Bekare: 186.
  17. Ahmedi 7450, Albani (në Sahihu El-Xhami’i Es-Sagir Ue Zijadetuhu 2169) thotë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  18. El-Bekare: 185.
  19. Ahmedi  7577 dhe En-Nesai 3408; Albani (në Sahihu El-Xhami’i Es-Sagir Ue Zijadetuhu 3803) thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  20. Muslimi 233.
  21. Shih: Fet’h El-Bari – Li Ibn Haxher v. 2, f. 372-373.
  22. El-Bukhari 38, 1901, 2014 dhe Muslimi 760.; për komentimin mes kllapave katrore referohu në islamweb
  23. Ibn Maxhe 3925, Albani (në Sahihu Ue Daifu Suneni Ibn Maxhe 3925) thotë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  24. El-Bukhari 1782 dhe Muslim 1256 (teksti mes kllapave rrumbullake i takon këtij të fundit).
  25. El-Muaxhemu El-Kebir 185 (75/22) – Li Et-Tabarani, Albani (në Es-Silsiletu Es-Sahiha 1575) thotë se hadithi është “hasen / i mirë ( besueshëm)”, por disa  dijetarë (sikurse në “islamqa”) kanë theksuar se ekzaminimi më i saktë është se ky transmetim është “daif / i dobët”, kështu që ky transmetim nuk konsiderohet thënie profetike dhe rrjedhimisht nuk shërben si argument në konktekstin e përmbajtjes së tij, teksa e sakta është se kjo thënie i takon disave prej tabi’inëve (shih: Fadailu El-Kuran 127 – Li Ibn Daris dhe Et-Tefsir v. 24, f. 377 – Li Et-Tabarani).
SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.