JETA E VËRTETË

EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Numri i fetvasë: 343 EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Kategoria: PËRMENDJE DHE LUTJE TË NDRYSHME

2 058 shfletues/klikues EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM


 Pyetje: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM


Cili është kuptimi i thënies “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam” dhe a është në rregull që kjo thënie të thuhet shpesh?


 Përgjigjja: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Thënia “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam / O Zotëruesi (Merituesi) i Madhështisë dhe Fisnikërisë (plot Madhëri dhe Nderim je Ti)”, është prej emrave të Allahut të Madhëruar, i cili ka ardhur në Kuranin fisnik në suren (kaptinën kuranore) Er-Rahman, si vijon: “Qoftë i lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim.1

Në lidhje me interpretimin e kësaj thënie kuranore, dijetarët e shquar muslimanë interpretues të Kuranit theksojnë se me të nënkuptohet madhërimi i Allahut të Lartësuar dhe nderimi i Tij nga ana e krijesës së Tij, pra se “Allahu i Lartësuar është i denjë (merituar) të madhërohet e të mos i bëhet mëkat (kundërshti), të nderohet e adhurohet, të falënderohet me fjalë e vepra dhe të mos mohohet, të përmendet dhe mos harrohet”.

Ndërsa Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të), në lidhje me këtë emër të Allahut të Madhëruar, na këshillon që me të ta thërrasim / lusim Allahun e Madhëruar sa më shumë, siç vjen në thënien e tij profetike: “Ngulmoni (Angazhohuni) me Ja Dheel Xhelaali Uel Ikraam / O Zotëruesi (Merituesi) i Madhështisë dhe Fisnikërisë (plot Madhëri dhe Nderim je Ti).”2

Në lidhje me interpretimin e kësaj thënie profetike, dijetarët e shquar muslimanë interpretues të veprës profetike theksojnë se me të nënkuptohet që “të lidhemi e angazhohemi me këtë emër hyjnor dhe ta themi atë vazhdimisht, duke e bërë nismë tonën në lutjet tona, me qëllim që mbështetjen e prehjen ta gjejmë vetëm tek Allahu i Madhëruar dhe askush/gjë përveç Atij”.3Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

  1. Er-Rahman 77.
  2. Ahmedi 17596, El-Hakim 1836, 1837; Albani ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  3. Shih: islamqa dhe kalemtayeb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top