JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE

Numri i fetvasë: 296 DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE

Kategoria: SIJRA-JETËSHKRIMI PROFETIK

9 074 shfletues/klikues DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE


 Pyetje: DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE


Kemi dëgjuar shumë mendime lidhur me faktin se cila është data e lindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) dhe sa ishte mosha e tij dhe data kur i zbriti Shpallja hyjnore dhe kur emigroi në Medine. Ku qëndron arsyeja e mendimeve të ndryshme lidhur me këto të dhëna të rëndësishme të historisë profetike dhe cilat janë mendimet më të fuqishme mbi to?


 Përgjigjja: DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me datën e ditëlindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) dhe data të tjera të rëndësishme që kanë lidhje me personin e profetit tonë të dashur Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!), në literaturën islame përmendet sa vijon1:

Së pari: Lindja e profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!)

Të gjithë dijetarët muslimanë janë të një mendimi se lindja e Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) ka qenë në Meke, në ditën e hënë dhe në vitin e [Ngjarjes së Ushtrisë së] Elefantit2, i cili sipas mendimit më të fuqishëm korrespondon me vitin 571 (diellor).Lexoni më tepër

Mendimi më i shquar i shumicës së dijetarëve muslimanë është se lindja e tij ka qenë me 12 Rebi’ul Euel, por ka edhe mendime se data ka qenë 2 Rebi’ul Euel, 8 Rebi’ul Euel, 9 Rebi’ul Euel4 dhe 10 Rebi’ul Euel; ku mendimi më i fuqishëm vërtitet mes datave 8-12 Rebi’ul Euel.Lexoni më tepër

Së dyti: Data të rëndësishme profetike nga Shpallja deri kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë6

a. Mosha dhe data kur zbriti Shpallja mbi Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!)

Në kohën kur iu zbrit Shpallja, mosha e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) ishte 40 vjeç (siç ka qenë rasti i shumë profetëve të Zotit), mbështetur në mendimin më të shquar të dijetarëve muslimanë, që përbën mendimin e saktë tek dijetarët muslimanë (ata të jetëshkrimit profetik dhe ata ekzaminues)7. Lidhur me muajin e parë kur Allahu i Madhëruar e nderoi Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) me Profetësinë dhe zbritjen e Shpalljes, historianët muslimanë kanë mendime të ndryshme: një grup i madh dijetarësh janë të mendimit se kjo ka qenë në muajin Rebi’ul Euel, një grup tjetër në muajin Ramazan dhe është thënë edhe se kjo ka qenë në muajin Rexheb; por bazuar në thëniet kuranore mbi zbritjen e Kuranit, mendimi më i fuqishëm është se kjo ka ndodhur në Ramazan.Lexoni më tepër

b. Mosha dhe data kur emigroi Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!)

Shumica e historianëve muslimanë (si: Ibn Hisham, Ibn Sead, Ibn Is’hak, Ibn Kethir etj.) janë të mendimit se mbërritja e Profetit (Paqja qoftë mbi të) në Medine ka qenë kur ai ishte në moshën 53 vjeçare, me 12 Rebi’ul Euel (në vitin 1 hixhri). Studiuesit e jetëshkrimit profetik përmendin se kjo ka qenë në mesditën e të hënës së kësaj dite, 13 vite pas Shpalljes, në vitin 622 (diellor).11Lexoni më tepër

c. Mosha dhe data kur ndërroi jetë Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!)

Mendimi i të gjithë dijetarët muslimanë është se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka ndërruar jetë në Medine, në ditën e hënë, të muajit Rebi’ul Euel, të vitit 11 (hixhri), që korrespondon me vitin 632 (diellor). Ndërsa sa i përket datës së këtij muaji, shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se ajo ka qenë 12 Rebi’ul Euel (8 qershor 632 diellor), por ka edhe mendime se data ka qenë 1 Rebi’ul Euel, 2 Rebi’ul Euel etj.Lexoni më tepër

Së treti: Dispozita e ekzaminimit të këtyre datave dhe përse ato janë të diskutueshme

a. Ekzaminimi i ekzagjeruar lidhur me ndryshimin e këtyre datave të jetëshkrimit profetik dhe thellimi në këtë, nuk përbën ndonjë dobi të madhe dhe mbi të nuk ngrihet asnjë dispozitë (rregull) juridik islam, prandaj dhe sahabët (shokët e Profetit) dhe dijetarët e gjeneratave pasuese të sahabëve nuk i kanë dhënë shumë interes përpilimeve lidhur me këto data të historisë profetike.

b. Ndoshta arsyeja pse këto të dhëna historike profetike janë të diskutueshme, qëndron në faktin se kur Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) lindi, askush nuk mendonte se ky i lindur do jetë kaq i rëndësishëm. Ky qe dhe shkaku pse fillimisht historianët nuk u përqendruan tek të dhënat historike profetike, por pasi atij i erdhi Shpallja hyjnore, njerëzit filluan t’u ktheheshin kujtimeve të tyre rreth këtij personaliteti dhe të ngrejnë kërshëri dhe pyetje rreth çdo hollësie historike profetike.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE

DITËLINDJA-DATA HISTORIKE PROFETIKE

  1. Shih: islamweb, islamqa, islamweb dhe islamweb.
  2. Ngjarja e Ushtrisë së Elefantit: Ndodhi në vitin 571 Diellor dhe merr këtë emërtim për shkak se Ebreha (guvernatori abisinas i Jemenit) u betua se do të shkatërronte Qabenë, të cilën e quante një tempull pagan, në mënyrë që të vendoste sundimin e krishterë në gjithë Gadishullin Arabik. Në krye të ushtrisë së tij (që thuhet se përbëhej prej 60 mijë trupash dhe disa elefantëve) marshonte një elefant i madh, i cili kur ushtria iu afrua Mekes nuk pranoi të ecte në drejtim të saj. Ushtria e tij shpartallohet nëpërmjet mjë mizërie tufash me zogj, që lëshonin një lloj guri (djegës) të fortë e vdekjeprurës.
  3. Shih: Muhamed Bejumi Mihran (vdiq 2008), Dirasetun Fi Teërijkhi El-Arab, f. 321 dhe f. 371.
  4. Mendimi se ditëlindja e profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka qenë me 9 Rebi’ul Euel është konkluzioni (që përbën një tjetër mendim të fuqishëm) i nxjerrë nga disa dijetarë muslimanë të astronomisë (prej të cilëve është edhe astronomi i famshëm egjiptian Mahmud Pasha, që ka ndërruar jetë në vitin 1885 diellor), të cilët bazuar në ekzaminimet e bëra mendojnë se dita e hënë e vitit të Ngjarjes së Ushtrisë së Elefantëve, përkon me datën 9 Rebi’ul Euel (që korrespondon me datën 20 Prill (të vitit 571 diellor).
  5. Shih: Muhamed Bejumi Mihran (vdiq 2008), Dirasetun Fi Teërijkhi El-Arab, f. 321 dhe 371.
  6. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa, islamweb dhe islamweb.
  7. Urtësia e zbritjes së shpalljes mbi Profetin (Paqja qoftë mbi të) në moshën 40 vjeçare, është se kjo moshë përbën periudhën e pjekjes, të kompletimit të të arsyeturarit dhe të eksperiencës së arrirë në jetë dhe marrëdhëniet me njerëzit.
  8. Ndërkaq, sipas El-Mubarekfurit, bazuar në kalendarin shkencor, e vetmja natë teke (në përputhje me faktin se Kurani ka zbritur në Natën e Kadrit që siç dihet përkon vetëm me netët teke të dhjetëshes së fundit të Ramazanit), e cila korrespondon me ditën e hënë të Ramazanit të këtij viti (vitit të parë të Profecisë / 610 diellor), është detyrimisht nata 21 Ramazan / shih: El-Mubarekfuri, Er-Rahijku El-Mekhtum v. 1, f. 56.
  9. El-Mubarekfuri, Er-Rahijku El-Mekhtum v. 1, f. 56.
  10. Shih: Muhamed Bejumi Mihran (vdiq 2008), Dirasetun Fi Teërijkhi El-Arab, f. 534.
  11. Shih: saaid dhe islamweb.
  12. El-Mubarekfuri, Er-Rahijku El-Mekhtum f. 148-157 dhe islamweb.
  13. Shih: Muhamed Bejumi Mihran (v. 2008), Dirasetun Fi Teërijkhi El-Arab, f. 321, 371  dhe 534.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top