JETA E VËRTETË

DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR

Numri i fetvasë: 7 DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR

Kategoria: NAMAZI I UDHËTARIT

4 685 shfletues/klikues DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR


 Pyetje: DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR


Çfarë distance duhet të përshkosh larg shtëpisë që ta kryesh namazin si udhëtar?


 Përgjigjja: DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e distancës që duhet përshkuar larg shtëpisë për t’u konsideruar udhëtar, është një çështje jo e prerë për të cilën dijetarët kanë dhënë një sërë mendimesh, ku dy më kryesorët janë:

Mendimi i parë: Pjesa dërrmuese e dijetarëve janë të mendimit se distanca e rrugëtimit (udhëtimit) duhet të jetë rreth 80 km e sipër, ku llogaritet vetëm vajtja pa ardhjen. Shumë dijetarë janë të mendimit se distanca në fjalë nuk është se përcaktohet në mënyrë të hollësishme, por ajo i përket kapitullit të përllogaritjeve të përafërta. Ky është edhe mendimi më i rezervuar dhe më parësor.

Mendimi i dytë: Ndërkaq një tjetër mendimi i fuqishëm është ai i Ibn Tejmijes, Ibn El-Kajimit dhe dijetarëve ekzaminues, të cilët thonë, se ajo që merret në konsideratë nuk është distanca por tradita se kë quajnë njerëzit udhëtim. Por ka prej përkrahësve të mendimit të dytë që thonë se, në rastin kur përkufizimi tradicional i udhëtimit ndër njerëzit e një territori të caktuar është i ndryshëm, nuk ka problem që të merret për bazë mendimi që thekson se distanca e udhëtimit është e përcaktuar, sepse ky mendim gëzon mbështetje tek dijetarë eruditë (shkencëtarë të zellshëm) muslimanë.

Bazuar në sa më sipër, personi i përfiton dispozitat e udhëtarit (prej të cilave edhe faljen e namazit si udhëtar) gjatë një udhëtimi nëse:

a. udhëtimi është sipas konsideratës që u cek më sipër;

b. udhëtimi është i lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam);

c. lihen pas ndërtesat e përqendruara të qytetit ose fshatit të banimit (ku ndërtesat e rralla periferike nuk merren në konsideratë); kjo vlen edhe në kthim, përderisa personi nuk ka hyrë në territorin e ndërtesave të përqendruara të qytetit apo fshatit të tij.

Kurse në vendmbërritje personi konsiderohet udhëtar nëse:

Së pari; e di që periudha e qëndrimit të tij në të është jo më shumë se tre ditë (pa llogaritur ditën  e mbërritjes dhe të nisjes);

Së dyti: vendi ku shkon nuk është vendbanim tjetër i tij dhe në të nuk ka gruan e tij.1

Allahu e di më mirë. DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR

DISTANCA PËR KONSIDERIMIN UDHËTAR

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top