JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN

Numri i fetvasë: 243 DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN

Kategoria: FUSUUǨU-SHTHURJA NË BESIM

3 236 shfletues/klikues DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN


 Pyetje: DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN


Vëllai im ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, por ai la një letër ku kishte shkruar disa herë: “Parajsa apo Zjarri… Parajsa apo Zjarri…” Ai besonte në Ditën e Ringjalljes, në Xhenet dhe Xhehenem… Mamaja e tij është lënduar shumë, por ajo po bën durim në këtë çështje, që i përket vendimit dhe caktimit të Allahut të Madhëruar. Lëndimi i saj më i madh është ngaqë i biri ka kryer vetëvrasje dhe siç dihet vetëvrasësi është në Zjarr. Duke marrë shkas nga sa më sipër më lejoni të shtroj pyetjen: A më lejohet mua që të bëj në dobi të tij, çfarë lejohet të bëhet në përgjithësi në dobi të muslimanit të vdekur, si: lëmosha, lutja etj.?


Përgjigjja: DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi i saktë mbi muslimanin që bën mëkate të mëdha, sado të mëdha qofshin ato, është se bërësi i tyre nuk është prej banorëve të përhershëm të zjarrit (mosbesimtarëve) dhe kjo vlen edhe për muslimanin që vetëvritet.1

Së pari: Dispozita e vetëvrasjes

Vetëvrasja përbën një prej gjynaheve më të mëdha dhe për të Allahu i Madhëruar ka thënë: “… dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.”2

Gjithashtu në lidhje me këtë mëkat të rëndë, në transmetimet profetike vjen: “Kush e vret veten me një send hekuri, ndëshkohet me të në zjarrin e Xhehenemit3 dhe vjen: “Kush e vret veten e tij me send hekuri, sendi i tij i hekurt do jetë në dorën e tij dhe me të do ta shqyej barkun e vet në zjarrin e Xhehenemit…4

Pavarësisht faktit se vetëvrasja konsiderohet prej mëkateve më të rënda dhe të urryera, dijetarët e Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah5 (Ithtarëve të Praktikës Profetike të Unifikuar në të), janë të mendimit se nëse i vetëvrari nuk e ka bërë hallall (të ligjshëm) haramin (të paligjshmen), pra në rastin në fjalë nuk e ka konsideruar të ligjshme vetëvrasjen dhe nëse kur është vetëvrarë nuk e ka pasë braktisur fenë islame; në këtë rast ai nuk konsiderohet jobesimtar.Lexoni më tepër

Së dyti: Falja e namazit të xhenazes së muslimanit të vetëvrarë

Po kështu, sa i përket faljes së namazit të xhenazes së muslimanit të vetëvrarë, dijetarët muslimanë janë të mendimit se pavarësisht këtij mëkati të rëndë të bërë prej të vetëvrarit, këtij të fundit i falet namazi i xhenazes nga një grup muslimanësh të cilët nuk janë prej elitës së shtetit islam, ndërsa elitarët (si: qeverisësi musliman, gjykatësi musliman dhe ngjashëm me këta, pra elita qeverisëse dhe ajo fetare), nuk ia falin xhenazen, me qëllim që të tërhiqet vërejtje kundrejt këtij mëkati shumë të madh që ka bërë i vetëvrari.

Pikërisht në këtë kontekst transmetohet se “Profeti (Paqja qoftë mbi të!), kur është lajmëruar për një prej muslimanëve që kishte vrarë veten e tij me një bajonetë, ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk do t’ia falë atij xhenazen”,- ndërsa të tjerët Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i la t’ia falnin xhenazen.”6Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN

DISPOZITA LIDHUR ME VETËVRASJEN

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb dhe binbaz.
  2. Kuran, Nisa: 29-30.
  3. El-Bukhari 1363.
  4. Muslim 109.
  5. Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah: Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), përdorur së pari nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe termi Sunnitët, janë sinonime që kanë të bëjnë me metodologjinë (mënyrën) islame të jetesës dhe përbëjnë antonimin e bidatit (Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve / shokëve të Profetit) ku ranë sektet e devijuara që e përkatësuan veten e tyre tek Islami (si: khauarixhët, shi’itët dhe kaderitë) në fundin e epokës së sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjera sekte pas kësaj. Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh nënkupton ithtarët ose pasuesit parimorë burimorë të Kuranit dhe Traditës / Praktikës Profetike, të cilët iu përmbajtën këtyre parimeve sipas kuptimit të tre gjeneratave të para erudite (shkencore) islame, kurse shtojca (Uel Xhema’ah) shpreh përqafimin e parimit të mbështetjes së komunitetit musliman të unifikuar sipas Sunnetit, inkurajimin e unitetit të këtij komuniteti, si dhe largimin prej përçarjes e rebelimit në dëm të komunitetit musliman të udhëhequr nga një qeverisës legjitim.
  6. En-Nesai 1964; Albani thotë se hadithi është i gradës sahih-i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top