JETA E VËRTETË

DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Numri i fetvasë: 127 DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Kategoria: VESHJA E BURRIT

3 285 shfletues/klikues DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS


 Pyetje: DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS


Takija dhe shamija e kokës që mbajnë burrat në vendet arabe, a është çështje tradite apo është sunet i Profetit (Paqja qoftë mbi të!)?


 Përgjigjja: DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Parimi islam lidhur me veshjet është se “Veshjet janë prej çështjes së traditës që nuk i përket bazës së adhurimeve, por i përket kapitullit të mubahut1 (të lejuarës)”.

Allahu i Madhëruar e ka lënë të lirë çështjen e veshjes dhe nuk i ka urdhëruar njerëzit me një veshje të veçantë a me cilësi të përcaktuara, përveçse në çështje të ditura të kufizuara, kurse jashtë këtyre të fundit është urdhëruar vetëm mbulimi i bollshëm i pjesëve intime trupore përkatëse të secilës gjini dhe u është lënë hapur dera traditave të njerëzve, sipas vendit, kohës dhe kritereve të përgjithshme (kryesore) sheriatike (ligjore islame). Po kështu, në traditën profetike nuk ka as edhe një transmetim të vetëm, ku njerëzit të urdhërohen apo ndalohen në traditat e tyre të veshjeve, me një veshje të përcaktuar.

Të këtij këndvështrimi janë shumica e dijetarëve, të cilët theksojnë se rregulli bazë në lidhje me veshjet është “lejueshmëria dhe lehtësimi i bërë nga Allahu për njerëzit në këtë çështje”.Lexoni më tepër

Në këtë kontekst, Ibn Uthejmini thotë: “Mbulimi i kokës në namaz nuk është prej vaxhibetëve3 (veprimeve të detyrueshme) të namazit, nëse gjendesh në një vend ku banorët e kanë zakon ta veshin atë (shaminë e kokës për burra, çallmën ose takijen) dhe kjo është prej kompletimit të veshjeve të tyre, në këtë rast lipset ta veshësh atë, bazuar në thënien e të Lartësuarit: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm (me rroba të hijshme) kudo dhe kurdo që të faleni!4 Kështu pra, nëse [në traditat e një populli], konsiderohet prej të veshurit hijshëm që njeriu të vendos në kokë diçka si: shamia e kokës për burra, çallma apo takija; në këtë rast është e pëlqyeshme që e tillë gjë të vishet në namaz. Kurse nëse personi gjendet në një vend ku e tillë gjë nuk është zakon dhe nuk përbën veshjet e hijshme të tyre, le të mbetet (ky person) siç është (mos t’i veshë ato).”5

Bazuar në sa më sipër, bëhet i qartë fakti se veshja e takijes (kapeles fetare) të kokës, çallmës apo ajo e shamisë që mbajnë burrat në vendet arabe, por edhe llojeve të tjera të veshjeve të kësaj natyre, klasifikohen sheriatikisht (sipas ligjit islam) prej çështjeve të lejuara që u përkasin traditave të lejuara të veshjeve të njerëzve. Së këtejmi, edhe këto veshje, sikurse të tjerat të ngjashme me to, si rregull janë të lejuara, por me kushtin e përgjithshëm që të mos bien ndesh me normat kryesore islame të vendosura për veshjet (pra të mos jenë prej veshjeve karakteristike të jobesimtarëve, të mos jenë prej veshjeve karakterisitike fetare të jomuslimanëve, të mos vishen për famë, veshjet karakteristike të njërës gjini të mos vishen nga gjinia e kundërt etj.).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

  1. Mubah: Veprimi i lejuar, që në origjinë as shpërblehet dhe as ndëshkohet.
  2. El-Meuafakat v. 2, f. 489-499.
  3. Vaxhib/etët: Veprim/e të detyrueshme, kryerja e të cilave shpërblehet dhe lënia e tyre ndëshkohet.
  4. El-Araf: 31.
  5. Mexhmu’u El-Fetava Ue Rasail El-Uthejmin v. 12, f. 294.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top