DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 387 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Kategoria: PIKATORET-INJEKSIONET-POMPAT

132 shfletues/klikues DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM


 Pyetje: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM


Cila është dispozita e vaksinimit në përgjithësi dhe ajo e bërjes së vaksinës kundër koronas në veçanti, dhe nëse lejohet a është në rregull që kjo e fundit të bëhet agjërueshëm?


 Përgjigjja: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Dispozita e përgjithshme e vaksinimit

Parimisht vaksinimi lejohet dhe mund të jetë edhe i pëlqyeshëm. Në fakt nuk ka asgjë të keqe të vaksinohemi kundër një sëmundje që kemi frikë se mund të përhapet, pasi në realitet nuk ka ndryshim midis vaksinimit nga frika e një sëmundjeje të pritshme dhe trajtimit kurativ të një sëmundje që na bie; gjë që bazohet në tekstet autentike profetike2 ku ka ardhur lejueshmëria e shmangies së gjërave të urryera para se të na bien, ku hyn edhe vaksinimi dhe masat e tjera preventive veç tij. Madje në disa raste nevojitet që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, si rasti kur atë e obligon qeverisësi për një interes të paraparë prej anëve kompetente shtetërore ose sepse mendimi më i fuqishëm i kompetentëve për vende, situata apo persona të caktuar, është se në rastin e mosbërjes së vaksinës së caktuar, të pavaksinuarit rrezikojnë humbjen e jetës.

Së dyti: Pozicionimi i muslimanit lidhur me vaksinimin

Vlerësimi nëse një vaksinë e caktuar ka efekte anësore të lehta apo të rrezikshme, nuk i lihet në dorë individëve, por për këtë çështje merren si pikë referimi dikasteret (anët) e specializuara në lidhje me to, pra personat e ngarkuar me vlerësimin e dobisë apo dëmit real që vjen prej vaksinave. Pasi të kemi bërë këtë sebep (pasi të kemi përmbushur shkakun apo udhëzimin juridik islam të lartpërmendur të referimit tek kompetentët e besueshëm), krahas kësaj duhet që të mbështetemi fuqishëm në parimin islam se “prekja nga një sëmundje ndodh vetëm me caktimin dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar dhe se sëmundjet ngjitëse nuk ndikojnë vetvetiu por përbëjnë një sebep (shkak) përmes të cilit Allahut i Plotfuqishëm i jep udhë caktimit të Tij hyjnor”.

Së treti: Dispozita e bërjes së vaksinës së koronas agjërueshëm

Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se injeksionet jo ushqyese (penicilina, insulina, vaksina etj.) në lëkurë, muskul a vena që bëhen agjërueshëm, nuk e prishin agjërimin (ndryshe nga futja në trup e gjakut apo sorumeve ushqyese që konsiderohen në kuptimin e ushqimit dhe pirjes)3.Lexoni më tepër

Më konkretisht, marrja agjërueshëm e gjilpërave jo ushqyese, sidomos përmes muskujve (pra jo nëpërmjet venave), ku hyjnë vaksinat e përgjithshme si ato të gripit dhe të tjerat veç tyre, bazuar në mendimin më të fuqishëm të juristëve bashkëkohorë muslimanë, nuk e prish agjërimin4.

Ndërkaq, vaksina e koronas gëzon pozitën e gjilpërave të tjera mjekuese joushqyese, pra ajo nuk e prish agjërimin dhe ky mendim përbën qëndrimin e thuajse të gjithë dijetarëve bashkëkohorë muslimanë dhe komisioneve të fetvave islame; sepse kjo vaksinë ka një masiv fare të vogël lëndor që nuk është ushqyes (bazuar në mendimin e shumicës dërrmuese të juristëve muslimanë të cilët e kanë konsideruar ushqyerjen si tregues/referencë mbi dispozitën referente), ndryshe nga gjilpërat ushqyese (sorumet, futja e gjakut etj.) dhe sepse lënda e vaksinës nuk hyn në trup nga rruga e zakonshem e hyrjes së ushqimit (pra nuk hyn në bark nga goja apo hunda).5.Lexoni më tepër

Ndërkaq, më parësore (më mirë) është që (brenda mundësive) vaksinimi të lihet për jashtë kohës së agjërimit dhe më e mira pas iftarit.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  2. Shih: El-Bukhari 5445 dhe Muslimi 2047.
  3. Ahmed Ibn Muhamed El-Khalil (as. prof. në Departamentin e Fikhut/Jurisprudencës Islame në Universitetin e Kasimit, Arabi Saudite), Muftirat Es-Sijami El-Muasira, f. 14-15, 20, 44-45
  4. Shih: mubasher.aljazeera
  5. Shih: Al-Majd Network
  6. Shih: islamweb dhe islamqa
  7. Shih: islamonline
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.