JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA

Numri i fetvasë: 311 DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA

Kategoria: MIRËSIA E DITËS SË PREMTE

5 689 shfletues/klikues DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA


 Pyetje: DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA


Në kohët e fundit është bërë traditë mes muslimanëve që t’ia urojnë ditën e xhuma njëri-tjetrit me tekste urimi si për shembull “Xhuma të begatë”, “Urime Xhumaja” dhe ngjashëm. Ndërkohë, kam dëgjuar se disa prej hoxhallarëve kanë përmendur se ky urim nuk është vepruar nga gjeneratat e para muslimane, prandaj ai nuk duhet të veprohet as nga ne. A mund të na tregoni se cili është qëndrimi i duhur në lidhje me këtë çështje?


 Përgjigjja: DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Një mendim i fuqishëm i dijetarëve muslimanë është se urimi për ditën e xhuma (të premte) hyn tek traditat apo zakonet e përhapura ndër muslimanë, ndaj vepruesi i këtij urimi nuk është se bie në mëkat; teksa më e mira është që ky urim të mos veprohet, sidomos të mos teprohet me të dhe të mos veprohet vazhdimisht, për të dalë nga debati i dijetarëve muslimanë1.

Kurse në mënyrë më të zgjeruar në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon2:

Si rregull urimet e ndryshme që bëhen ndër popullatën muslimane, hyjnë tek traditat që kjo popullatë i ka bërë zakon (si p.sh.: urimi i njëri-tjetrit me rastin e ardhjes së Bajramit, mbarimit të agjërimit e teravive etj.), prandaj çështja lidhur me këto urime është e gjerë3. Referuar në sa më sipër, mund të thuhet se urimi për ditën e xhuma me shumë gjasa hyn tek traditat e popullatës muslimane, vepruesi i të cilave nuk ngarkohet me mëkat.Lexoni më tepër

Gjithsesi lënia e të tillë urimi (më konkretisht urimit për ditën e xhuma dhe ngjashëm me të) është vepër më parësore, duke qenë se e tillë gjë nuk është transmetuar që të jetë vepruar nga selefët (tre gjeneratat e para të dijetarëve muslimanë) e po të kishte pasur dobi prej kësaj me siguri që gjeneratat e para muslimane do na kishin paraprirë në këtë urim.

Gjithashtu lënia e urimit për ditën e xhuma, është vepër më parësore edhe për të dalë nga debati i juristëve mulsimanë lidhur me këtë çështje, duke qenë se disa prej dijetarëve elitarë muslimanë janë të mendimit se urimi për ditën e xhuma është bidat4 (risi në fenë islame) e nuk lejohet, pasi ky urim hyn në kapitullin e lutjeve dhe përmendjeve fetare islame, që i takojnë adhurimit thelbësor (burimor), lidhur me të cilin muslimani duhet të qëndrojë në kufijtë e transmetimeve të sakta të ardhura nga burimet ligjore islame.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA

DISPOZITA E URIMIT PËR DITËN E XHUMA

  1. Një pjesë e juristëve muslimanë janë të mendimit se urimi për ditën e xhuma, duke qenë se bën pjesë tek adhurimet e lutjeve dhe përmendjeve fetare islame dhe për të nuk ka burim në juridiksionin islam (pasi nuk ka asnjë argument nga burimet ligjore islame dhe vepra e tre gjeneratave të para ku të mbështetet legjitimiteti i këtij urimi), përbën një risi në fe (bidat).
  2. Shih: islamweb dhe islamqa.
  3. Ky mendim përbën qëndrimin e Ibn Uthejminit etj.).
  4. Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top