JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE

Numri i fetvasë: 386 DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE

Kategoria: BLERJA ME KËSTE 

1 265 shfletues/klikues DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE


 Pyetje: DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE


A lejohet shitja dhe blerja e produkteve me këste mujore? Më konkretisht, tek ne funksionon kështu: telefoni kushton p.sh. 300 euro dhe pronari i dyqanit të thotë që mund ta blesh atë me këste, por nëse futesh në skemën e kësteve ti e paguan mallin më shumë se vlera e tij nëse do e bleje me lekë në dorë.


 Përgjigjja: DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:

Së pari: Përkufizimi  dhe dispozita e blerjes me këste

Blerja konsiderohet me këste kur malli jepet më shpejt, çmimi (krejt a pjesërisht) pagohet më vonë dhe këstet/afatet e pagesës përcaktohen.Lexoni më tepër

Transmetimet referente profetike orientojnë qartë mbi lejimin e shitjes së mallit duke u lënë pagesa e çmimit të tij për më vonë; ndërkaq shitja me këste s’është gjë tjetër veçse shtyrje e pagesës së çmimit pas blerjes së bërë.Lexoni më tepër

Së dyti: Lejimi i shtimit të çmimit të mallit për shkak të vonimit të pagesës së tij

Në fakt në tekstet referente normative islame, paçka faktit se ka ardhur lejimi i vonimit të pagesës së mallit (të natyrës jo kamatore3), nuk është se vjen diçka mbi lejimin e shtimit të çmimit për shkak të vonesës së pagesës së tij; së këtejmi juristët muslimanë ndajnë në lidhje me këtë çështje dy mendimet në vijim:

Mendimi i parë: Ndalohet shtimi i çmimit të mallit prej vonesës së pagesës

Një pakicë e vogël e juristëve muslimanë e kanë ndaluar sa më sipër, duke e konsiderouar prej sojit të kamatës, me arsyetimin se kjo shtesë në çmim është përkundrejt vonesës dhe kjo përbën pikërisht kamatën.

Mendimi i dytë:  Lejohet shtimi i çmimit të mallit prej vonesës së pagesës

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) janë të mendimit se e tillë gjë është e lejuar dhe nuk konsiderohet kurrsesi kamatë.Lexoni më tepër

Së treti: Shitblerja me këste duhet të plotësojë kushtet normative islame

Që shtiblerja me këste të jetë e saktë, ajo duhet të plotësojë kushtet në vijim:

a) të dy palët të përcaktojnë në mënyrë të sigurt çmimin (apo pagesën për mallin) dhe mënyrën e pagesës së këtij çmimi, si dhe të merren vesh për të (para lidhjes së kontratës) nëse do të jetë me këste apo me pagesë të menjëhershme (pra nuk lejohet që shitblerja e mbyllur me një çmim të caktuar dhe me para në dorë, të tjetërsohet në veresie apo me këste dhe për arsye të vonimit të pagesës asaj t’i rritet çmimi);

b) malli i shitblerjes duhet të jetë i lejuar,

c) shitblerja e mallit të bëhet nga pronari i tij ose i autorizuari prej tij;

d) këstet të jenë të ditura së bashku me afatin kohor të tyre;

e) kontrata e shitblerjes të mos kushtëzojë nënshkrimin e një pagese shtesë çmimit përfundimtar të rënë dakord si gjobë për rastin e vonesës së shlyerjes së kësteve në kohë (sepse pagesa e shtesës në fjalë përbën rënie në kamatë); ndërkaq, nënshkrimi i një kontrate të tillë nga blerësi lejohet kur kjo bëhet për/në raste domosdoshmërie dhe sipas mendimit të disa juristëve muslimanë lejohet gjithashtu në rastet kur çështja në fjalë përbën një sprovë (problematikë) masive6 (siç ndodh kryesisht në vendet joislame).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE

DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. Shih: sunnah.
  3. Shih: SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR.
  4. Shih: En-Bekare: 275.
  5. Shih: En-Nisa: 29.
  6. Shih: islamway.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top