DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Numri i fetvasë: 126 DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Kategoria: VESHJA E GRUAS

931 shfletues/klikues DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.


 Pyetje: DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.


A i lejohet muslimanes që të qepë rroba grash, si: funde deri te gjuri, bluza me mëngë të shkurtra, kanatjere etj.?


 Përgjigjja: DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Bazuar në dy parimet islame “Mjetet marrin dispozitën e qëllimeve” dhe “Çfarë shpie në haram1 (në veprim të palejueshëm a të ndaluar) konsiderohet haram”, dijetarët muslimanë janë të mendimit se fitimi që merret prej çdo objekti që shpie në haram, konsiderohet haram.Lexoni më tepër

Bazuar në sa më sipër, lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Së pari: Dispozita e qepjes së rrobave të grave, që bien ndesh me etikën islame

Dispozita në çështjen e qepjes a prerjes së rrobave zbuluese, transparente apo spikatëse të zonës/formës trupore femërore që duhet të mbulohet sheriatikisht (sipas ligjit islam) nga gruaja, ndryshon në varësi të situatave të mëposhtme:

a. nëse ndër gratë e një mjedisi a vendi, dominon veshja e hixhabit sheriatik (mbulesës fetare sipas normave islame), në këtë rast nuk ka problem të qepen rroba të këtilla; kurse nëse ndër gratë e një mjedisi a vendi, dominon pispillosja dhe veshja e grave jashtë normave islame, në këtë rast nuk lejohet qepja e tyre;

b. nëse modeli përkatës i veshjes që synohet të qepet, dihet se vishet vetëm për pispillosje apo zbulimin e trupit të gruas jashtë normave islame (qoftë nga ana e grave muslimane të papërkushtuara dhe qoftë nga ato jomuslimane), në këtë rast nuk lejohet qepja e tyre;

c. nëse modeli përkatës i veshjes vishet edhe për pispillosje dhe zbulim të trupit femëror jashtë normave islame por vishet edhe në përputhje me normat islame (vishet para bashkëshortit, burrave mahrem me të cilët ndalohet përjetësisht martesa etj., në ambiente private, sipas normave përkatëse islame), në këtë rast dispozita referohet (kthehet) tek karakteristika e përgjithshme e kësaj veshjeje, pra tek fakti nëse ajo është më së shumti e dobishme apo e dëmshme, ku gjithesi më parësore është dispozita e ndalimit të qepjes së këtyre modeleve të rrobave;

d. nëse dihet se gruaja për të cilën qepen këto lloj rrobash, është muslimane e përkushtuar me mbulesën islame, nuk ka problem që ato të qepen për të; kurse nëse dihet se gruaja për të cilën qepen këto lloj rrobash, pispilloset dhe vishet jashtë normave islame, në këtë rast nuk lejohet të qepen për të.

Shënim: Sa u tha më sipër vlen edhe për tregtimin apo ndonjë punë tjetër me këto lloje rrobash.

Së dyti: Rregullat kryesore të cilave u përmbahet rrobaqepësja muslimane janë:

a. Zbatimi i dispozitave që u cekën më sipër;

b. Rrobat e shërbyera të mos jenë të ngjashme me: rrobat e grave jobesimtare, rrobat që janë karakteristike për burra, rrobat që vishen për famë etj.;

c. Puna të bëhet me ndershmëri dhe cilësi të lartë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

  1. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  2. El-Maide: 2.
A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM
MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.