JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT

Numri i fetvasë: 273 DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT

Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT

2 982 shfletues/klikues DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT


 Pyetje: DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT


A lejohet loja e shahut dhe nëse po cilat janë kriteret (normat / rregullat ligjore islame) që duhen pasur parasysh?


 Përgjigjja: DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Sa i përket pyetjes së bërë, dijetarët cekin se loja e shahut i takon tre rasteve2:

Rasti i parë: Kur përmes lojës së shahut luhet bixhoz.Lexoni më tepër

Nëse loja e shahut bëhet përkundrejt një shpërblimi, ajo i takon njërës prej tre formave në vijim (shoqëruar me dispozitën përkatëse)3:

Forma e parë: Kur shpërblimin e palës fituese të lojës e marrin përsipër të dyja palët rivale të lojës, në një formë të tillë që fituesi shpërblehet prej humbësit. Loja e shahut e kësaj forme, konsiderohet bixhoz konsensualisht.

Forma e dytë: Kur shpërblimin e palës fituese të lojës e merr përsipër njëra palë e lojës, në një formë të tillë që pala “A” i premton “B-së” që t’i japë shpërblim nëse “B-ja” fiton, por nëse “B-ja” humbet nuk i jep gjë “A-së”. Loja e shahut e kësaj forme, konsiderohet bixhoz nga pjesa dërrmuese e juristëve, sepse në të gjendet elementi i rrezikimit (mundësisë së humbjes).

Forma e tretë: Kur shpërblimi për palën fituese të lojës nuk vendoset nga lojtarët (ose klubet) rivalë të lojës, por ai merret përsipër nga një palë jashtë tyre, p.sh. nga shteti apo anë tjetër. Mendimi parësor është, se loja e shahut e kësaj forme, nuk hyn tek bixhozi.4Lexoni më tepër

Rasti i dytë: Kur loja e shahut shpie në lënien e një obligimi ose veprimin e një harami, si lënien e namazit dhe bamirësisë ndaj prindërve, ose rënien në gënjeshtër, betim të rrejshëm dhe ngjashëm.Lexoni më tepër

Rasti i tretë: Kur loja e shahut nuk preket nga asnjë prej mëkateve të mësipërme.

Për rastin e tretë (kur loja e shahut nuk bëhet kundrejt shpërblimit të trajtës së bixhozit dhe nuk përfshin lënien e një obligimi apo veprimin e një harami7), juristët muslimanë ndajnë tre mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Në këtë rast loja e shahut është haram (veprim i paligjshëm i ndëshkueshëm). Këtij mendimi i përkasin medh’hebi hanbeli dhe një pjesë e konsiderueshme e medh’hebit hanefi (ky është edhe një mendim i Ebu Hanifes).

Mendimi i dytë: Në këtë rast loja e shahut është midis dispozitës mekruh8 (e papëlqyeshme) dhe shumë e papëlqyeshme (veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja nuk ndëshkohet). Këtij mendimi i përket medh’hebi shafi’i dhe një pjesë e medh’hebit hanefi. Medh’hebi maliki është i mendimit se nëse loja e shahut luhet rrallë dhe përmbush kushtet në fjalë (të ardhura në rastin e tretë), ajo konsiderohet e papëlqyeshme.

Mendimi i tretë: Në këtë rast loja e shahut është mubah9 (e lejuar). Ky është mendimi i Ebu Jusufi (i medh’hebit hanefi) dhe El-Bulkinit (i medh’hebit shafi’i) etj.10Lexoni më tepër

Konkluzioni është se loja e shahut i përket tre rasteve: në dy prej tyre është kategorikisht haram (i ndaluar) dhe në të tretin (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë përfshirë edhe katër medh’hebet), vërtitet mes haramit dhe papëlqyeshmërisë së theksuar. Kjo i mjafton muslimanit inteligjent të përthithë mesazhin dhe të ushqejë vetëpërmbajtjen.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT

DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT

  1. Ibn Kethir, Nejlu El-Eutar v. 8, f. 259 dhe almaany.
  2. Shih: islamweb, islamweb, islamweb dhe islamonline.
  3. Shih: islamtoday.
  4. Shih: islamweb dhe islamweb.
  5. Mexhmu’u El-Fetaua vol. 32, fq. 216.
  6. Mexhmu’u El-Fetaua vol. 32, fq. 216.
  7. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  8. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  9. Mubah: Veprim i lejuar, as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm.
  10. Në kuadrin e këtij mendimi, është transmetuar se shah kanë luajtur (rrallë) një numër prej tabi’inëve (gjeneratës pas sahabëve), prej të cilëve Said Ibn El-Musejib dhe Said Ibn Xhubejr.
  11. Tefsiru El-Manar, vol. 7, f. 53.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top