JETA E VËRTETË

DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË

Numri i fetvasë: 176 DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË

Kategoria: LIGJËRATA DHE NAMAZI I XHUMASË

3 912 shfletues/klikues DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË


 Pyetje: DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË


Kemi parë shpesh sesi shumë persona vijnë në hutben e xhumasë me vonesë, prandaj deshëm të na shpjegoni se cila është dispozita e prezantimit të hutbes (ligjëratës) së xhumasë?


 Përgjigjja: DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se hutbeja është kusht për saktësinë e xhumasë, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Nxitoni për ta përmendur Allahun!” Ata kanë thënë se ajo që synohet këtu me “përmendjen” është hutbeja, kështu që prezantimi i saj (nga fillimi në fund) bëhet i detyrueshëm. Më konkretisht frekuentimi i plotë i hutbes (ligjëratës) së xhumasë, konsiderohet i detyrueshëm bazuar në: (së pari) urdhrin hyjnor të nxitimit për në të dhe (së dyti) sepse Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka kryer gjithmonë atë (hutben e xhumasë) krahas namazit të xhumasë.1

Së këtejmi, dijetarët janë të mendimit se personit të cilit i është bërë obligim xhumaja, i del për detyrë të nxitojë për në namazin e xhumasë me t’u bërë ezani (me të cilin nënkuptohet ai që njihet si ezani i dytë i xhumasë, i cili bëhet teksa imami gjendet mbi minber / podiumin e mbajtjes së hutbes), pasi lënia e hutbes së xhumasë (pjesërisht ose plotësisht) pa arsye [pa pasur justifikim ligjor islam] nuk lejohet.

El-Kesani (i medh’hebit hanefi) ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun2”; në lidhje me këtë [pjesën kuranore: “për ta përmendur Allahun”] është thënë se përmendja e Allahut është namazi i xhumasë, por është thënë edhe se ajo është hutbeja (ligjërata e xhumasë). E gjitha kjo është e argumentuar, pasi nxitimi për në hutbe është në fakt i detyrueshëm për arsye të namazit, me argument se kujt i bie (anullohet) detyrimi i faljes së xhumasë, për të tillin nuk është më detyrim të nxitojë për në hutbe. Së këtejmi, oblgimi i nxitimit për në hutbe, është obligim për namazin. Po kështu, [kjo është e argumentuar] edhe për arsyen se përmendja e Allahut prek (kap) namazin [e xhumasë] dhe prek edhe hutben, duke qenë se çdonjëri prej tyre është përmedje e Allahut të Lartësuar.”3

Kurse sa i përket personit që e ka shtëpinë larg, juristët muslimanë theksojnë se i tilli e ka për detyrë që të nxitojë për në xhuma para ezanit në fjalë, me qëllim që të arrijë ta kap hutben dhe namazin e xhumasë, duke qenë se kapja e tyre është detyrim. Sa më sipër është thënë për personin që e ka shtëpinë larg, bazuar në rregulin juridik islam: “Çfarë nuk mund të përmbushet obligimi përveçse me të, konsiderohet obligim”; ndaj duke qenë se ky person nuk mund ta kap hutben nga fillimi përveçse duke u nisur në një kohë të caktuar para ezanit të dytë, kjo gjë i bëhet atij obligim.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË

DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË

  1. Fetaua El-Lexhenti Ed-Daime, v. 3, f. 324.
  2. El-Xhumua: 9.
  3. Bedai’a Es-Sanaia, v. 1, f. 257; shih edhe v. 1. f. 262.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top