JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Numri i fetvasë: 371 DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN

1 753 shfletues/klikues DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI


 Pyetje: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI


A lejohet festimi i Vitit të Ri Hixhri dhe përkujtimi i ngjarjeve historike me të cilat përkon hyrja e këtij viti?


 Përgjigjja: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Festimi i Vitit të Ri Hixhri1Lexoni më tepër

Për pritjen e vitit të ri hixhri nuk ligjërohet të bëhet festë dhe dispozita e festimit të tij nuk ndryshon nga ajo e festimit të ditëlindjes profetike.Lexoni më tepër

Sahabët (shokët e Profetit) e vendosën në fakt vitin e ri hixhri për arsye që të regjistronin kronikat e akteve / dokumenteve që t’i sistemonin ato. Njeriu nuk është për t’u pasur zili për shkak të jetëgjatësisë së tij apo viteve të shumta që mban mbi supe, pasi sa e sa njerëz prej atyre që kanë jetuar vërtet gjatë, gjatë këtyre viteve të shumta të jetës së tyre vetëm kanë shtuar gjithnjë e më shumë largimin e tyre nga Allahu i Madhëruar. Njeriu më i keq dhe më i mbrapsht është ai që jeton gjatë dhe veprën e ka të mbrapsht (të keqe). Zili nuk kihet njeriu që thjesht jeton gjatë, por ai që vitet e gjata të jetës së tij i shkoi në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Siç dihet, asnjeri nuk e ka dashur Profetin (Paqja qoftë mbi të!) si dhe sa shokët e tij (sahabët). Historitë e dashurisë së zjarrtë vetëmohuese të sahabëve për Profetin (Paqja qoftë mbi të!) kanë mbushur librat e jetëshkrimit profetik. Ndërkaq, edhe pse tek sahabët ishte i pranishëm shkaku i festimit të ditëlindjes profetike dhe edhe pse ata e jetuan në mënyrë të vazhdueshme këtë ngjarje, sërish nuk dihet që ata ta kenë festuar ditëlindjen profetike, as ata dhe as gjeneratat e afërta pasuese të tyre. Nëse do kishte pasur mirësi në të tillë festim, me siguri që sahabët (shokët e Profetit) do ta kishin vepruar atë dhe para së gjithash do ta kishte urdhëruar atë vetë Profeti (Paqja qoftë mbi të). Sa u tha lidhur me ditëlindjen profetike, vlen edhe për vitin e ri hixhri; me fjalë të tjera të këtilla festime nuk kanë bazë në argumentet e fesë islame.Lexoni më tepër

Së dyti: Kujtesa e njerëzve me mësimet e emigrimit profetik që bëhet me rastin e vitit të ri hixhri2Lexoni më tepër

Shfrytëzimi i rasteve dhe ngjarjeve për të përkujtuar njerëzit, është një gjë e mirë, pasi çështja e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) ishte e tillë që i shfrytëzonte ngjarjet dhe rastet për të mësuar shokët e tij (sahabët) dhe sqaruar dispozitat përkatëse hyjnore lidhur me raste apo ngjarje të veçanta; sikurse veprimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) me rastin e ndodhisë së eklipsit apo këshilla e tij pas namazit të sabahut (agimit) të falur në Hudejbije (territor afër Mekes) me rastin e shiut që kishte rënë atë natë, ku u sqaroi njerëzve se kush thotë se shirat që bien (dhe mbarë ndodhitë natyrore) janë vetëm falë mirësisë së Allahut e mëshirës së Tij, jo falë lëvizjes së trupave të ndryshëm qiellorë në boshtet e tyre lindore dhe perëndimore, i këtilli është besimtar në Allahun dhe nuk ka rënë në idhujtarinë e besimit të horoskopit3. Faktikisht transmetime të këtilla profetike të thëna në raste të ndryshme janë të shumta në Traditën Profetike.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

  1. Shih: islamweb, qaradaghi dhe alimam.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top