JETA E VËRTETË

DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI

Numri i fetvasë: 146 DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

15 372 shfletues/klikues DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI


 Pyetje: DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI


A është e drejtë që femra muslimane ta falë namazin e teravisë në shtëpi, meqë nuk ka mundësi të shkojë në xhami? Po për burrat, a është më mirë falja e teravive në shtëpi, apo në xhami?


 Përgjigjja: DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari është me vend të dimë se namazi i teravisë është sunet i fortë1, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Muslimanit/es që fal në vazhdimësi namazin e teravisë (namazin e natës në Ramazan), duke besuar në Allah, duke synuar fitimin e kënaqësisë së Tij, duke qenë i sigurtë se ky namaz afron tek Allahu dhe duke pritur shpërblimin hyjnor të premtuar për të, i falen gjynahet e vogla të mëparshme.Lexoni më tepër

Ndërsa lidhur me pyetjen e shtruar, përgjigjja është se parimisht nuk ka problem që namazi i teravisë të falet në shtëpi, në grup ose individualisht, si për burrat ashtu edhe për gratë, porse më parësore është që në lidhje me këtë çështje të kihet parasysh sa vijon:

Së pari: Falja e teravive në shtëpi për burrat

a. Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se falja e teravive në xhami me xhemat, është më mirë për burrat, siç veproi Umeri, sahabët (shokët e Profetit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) dhe muslimanët pas tyre2;

b. Falja e teravive në shtëpi për burrat është më parësore: (së pari) nëse personi falet imam për familjarët e tij me synimin e nxitjes së tyre për ta falur teravinë dhe (së dyti) nëse mosprezantimi i këtij personi në xhaminë që ka pranë, nuk bëhet shkak për mosfaljen e teravisë në të me xhemat.3

Së dyti: Teravia në shtëpi për gratë

Sa i përket faktit nëse femra muslimane është më mirë që ta falë namazin e teravisë në shtëpi apo xhami, thuhet sa vijon:

a. Mendimi parësor i juristëve muslimanë është se më e mira është që femra muslimane ta falë namazin e teravive në shtëpi;Lexoni më tepër

b. Pëlqehet që femra muslimane t’i falë teravitë në xhami: (së pari) nëse nuk mund të lexojë mirë arabisht dhe nuk ka me kë ta fal këtë namaz në shtëpi dhe (së dyti) nëse frikësohet se po ndejti në shtëpi ka për t’u dembelosur (plogështuar) kundrejt kryerjes së këtij adhurimi shumë të këshillueshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI

DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI

  1. Sunet i fortë:  Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  2. El-Mexhmu’u v. 3, f. 526 – Li En-Neueui.
  3. islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top