DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT

Numri i fetvasë: 204 DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

3 328 shfletues/klikues DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT


 Pyetje: DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT


Kam dëshirë të bëj kurban për Kurbanin e Bajramit, por duke qenë se ne jetojmë jashtë Shqipërisë, desha që kurbanin ta bëj në Shqipëri, sepse këtu ku jam nuk kam të afërm dhe më duket më e përshtatshme ta bëj kurbanin atje. Desha të di a më lejohet kjo gjë dhe nëse po a mundet që një të tretën e kurbanit që duhet ta mbaj unë, t’ia jap mamasë time në Shqipëri?


 Përgjigjja: DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi dhe dispozita e kurbanit

Kuptimi gjuhësor i fjalës “kurban” është afrim, ndërsa kuptimi sheriatik (ligjor) islam i kurbanit është: therja (në përputhje me rregullat e veçanta sheriatike / ligjore islame) e një bagëtie1 në ditët e Kurban Bajramit (më e mira është që personi ta therë vetë atë), me synimin për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar.

Mendimi parësor mbi dispozitën e kurbanit është se ai është sunet i fortë2 (veprim shumë i pëlqyeshëm) për personin që i ka mundësitë3.Lexoni më tepër

Së dyti: Ku theret kurbani dhe kujt i jepet ai

a) Si rregull kurbani bëhet dhe shpërndahet në vendin ku jeton bërësi i tij, por shumë juristë muslimanë (përfshirë edhe ata të medh’hebit hanefi) janë të mendimit se në rastin kur në vendbanimin e bërësit të kurbanit ka mirëqenie sociale, ndërsa në vendin ku synohet të dërgohet ky kurban muslimanët janë më të varfër dhe më nevojtarë, në këtë rast lejohet pa problem që kurbani të transferohet jashtë vendit të bërësit të tij. Medh’hebi hanefi e ka lejuar transferimin e kurbanit tek të afërmit e bërësit të kurbanit që jetojnë larg tij.7

b) Shpërndarja e kurbanit (kujt i jepet)

Një mendim i konsiderueshëm i dijetarëve (që përbën mendimin e medh’hebit shafi’i dhe hanbeli) është se në mishin e kurbanit duhet të kenë pjesë sado pak edhe muslimanët e varfër, teksa një tjetër mendim i fuqishëm (që përbën mendimin e medh’hebit maliki) është se dhënia prej kurbanit të bërë është vepër e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme.8Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst shumica e dijetarët muslimanë (përfshirë katër medh’hebet9) kanë përmendur se ngrënia nga kurbani i bërë është një vepër e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme.10

Thënë në mënyrë të përgjithshme, për shpërndarjen e kurbanit thuhet sa vijon:

(a) kurbani lejohet t’u shpërndahet tërësisht të varfërve, teksa lipset që më së paku atyre t’u jepet një pjesë e tij;

(b) një pjesë e kurbanit mund të hahet a mbahet në ruajtje nga bërësi i kurbanit;

(c) një tjetër pjesë e tij u jepet muslimanëve edhe nëse nuk janë të varfër;

(d) prej mishit të kurbanit mund t’u jepet edhe jomuslimanëve me të cilët nuk jemi në gjendje lufte, sidomos nëse ata janë prej farefisit, të varfërve apo fqinjëve (ky është mendimi i një sërë dijetarësh, kurse një grup tjetër i tyre janë të mendimit se kurbani duhet t’u jepet vetëm muslimanëve).11Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT

DISPOZITA DHE SHPËRNDARJA E KURBANIT

  1. Kurbanët bëhen vetëm nga soji i bagëtive të trasha dhe atyre të imta (që janë: devetë, lopët, dhentë dhe dhitë), prandaj bërja kurban e një tjetër kafshe (si p.sh. kalit, pulës etj.) është në kundërshtim me sheriatin (ligjin) islam.
  2. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  3. Mundësia (financiare): Një person konsiderohet se ka mundësi (financiare) atëherë kur ai ka pasuri shtesë nevojave bazë jetike të tij dhe personave që është përgjegjës t’i mbajë (të kujdeset për ta) financiarisht.
  4. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  5. Dijetarët muslimanë përmendin se nijeti (qëllimi) i kurbanit, bëhet duke thënë (teksa bëhemi gati ta presim bagëtinë): “BISMIL-LAAH, ALL-LLAAHU EKBER / Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah, ky (kurban) është (furnizim) prej Teje dhe është për Ty (të kushtohet vetëm Ty). Ky është kurbani im (pranoje prej meje)”; dhe nëse do përfshin në këtë edhe familjarët e tij, duke thënë: “Ky është kurbani im dhe i familjarëve të mi (pranoje prej meje dhe prej atyre)”. Sa në fjalë vlen kur është vetë personi ai që e pret kurbanin për veten e tij, ndërsa nëse kurbanin e tij e pret dikush tjetër, ky i fundit thotë: “…Ky është kurbani i filanit (pranoje prej tij)”; duke përmendur emrin e tij. Detyrë këtu është të thuhet besmelja (Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj kurbanin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij)), kurse të tjerat janë thjesht mustehab (veprime të pëlqyeshme kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet). Shih: islamqa dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb, islamqa dhe saaid.net.
  7. Shih: islamqa.
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: islamqa.
  10. Shih: islamweb dhe islamqa.
  11. Shih: islamqa dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.