JETA E VËRTETË

DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO

Numri i fetvasë: 226 DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

4 388 shfletues/klikues DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO


 Pyetje: DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO


Cila është dispozita e leximit të pazëshëm (me mend) të Kuranit kur jemi të pisët? Po dispozita e dëgjimit të tij gjatë raportit seksual?


Përgjigjja: DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nëse me pyetjen e parashtruar synohet leximi i Kuranit kur në trupin apo rrobën tonë gjendet një nexhase1 (pisllëk), përgjigjja është se në këtë rast leximi i Kuranit lejohet por është mekruh2 (i papëlqyeshëm) me kushtin që personi të mos jetë xhunub3 (në gjendjen e papstërtisë së madhe rituale) ose (për femrën) me të përmuajshmet apo lehone.Lexoni më tepër

Ndërsa sa i përket leximit të qëllimtë të Kuranit me zemër (pa lëvizuar gjuhën) në nevojtore ku hyn gjithashtu edhe dëgjimi i qëllimtë i tij, thuhet sa vijon:

Së pari: Nëpërmendja e Kuranit në nevojtore

Paraprakisht na duhet të sqarojmë se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së (pajisje hidrosanitare e tipit tualet alla-turka, ose klozet alla-franga që varet në mur) ku kryhet nevoja (jashtëqitja) e madhe ose ajo e vogël (urinimi).Lexoni më tepër

Dijetarët kanë theksuar se nëpërmendja e Kuranit me zemër në nevojtore nuk përbën ndonjë problem, pra rrjedhimisht nuk është e papëlqyeshme, qoftë edhe nëse Kurani lexohet me zemër (me mendje) qëllimisht gjatë kryerjes së jashtëqitjes, por me kushtin që gjuha të qëndrojë e palëvizur.4

Argument për dallimin në fjalë mes këtyre dy llojeve të dhikrit (dhikrit me gjuhë dhe atij me zemër) është fakti se dijetarë muslimanë janë pajtuar në mendim se personit xhunub3 (në gjendjen e papastërtisë së madhe rituale) i lejohet ta lexojë (qarkullojë) Kuranin me zemër (pa lëvizuar gjuhën) dhe i ndalohet (e ka haram6) që ta lexojë atë me gjuhë.7Lexoni më tepër

Së dyti: Dëgjimi i Kuranit në nevojtore

Për rastin kur zëri i Kuranit buron / vjen nga brenda nevojtores (direkt ose nga një kasetë, celular a ngjashëm), vlen sa u tha në çështjen “Futja e Kuranit (ose ndezja e aparatit të këndimi të tij) në nevojtore”9). Kurse nëse zëri i këndimit të Kuranit buron / vjen nga jashtë nevojtores, nuk ka ndonjë problem që ai të dëgjohet nga brenda nevojtores (qoftë edhe nëse personi është duke kryer nevojën), pasi dëgjimi i dhikrit nuk është njëjtë si futja apo prania e tij në nevojtore, duke qenë se ndalesa qëndron tek bërja në nevojtore e dhikrit të shkruar apo thënë.10Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO

DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO
 

  1. Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëeve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta shmangim dhe pastrojmë nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  2. Mekruh: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  3. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
  4. Shih: islamweb.
  5. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
  6. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  7. Shih: islamweb dhe islamqa.
  8. Sa në fjalë përbën përkufizimin e leximit të pazëshëm, sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, shafi’i dhe hanbeli), të cilët thonë se rasti kur lexuesi nuk e dëgjon veten e tij, nuk konsiderohet lexim.
  9. Shih çështjen e parë në linkun: MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS.
  10. Shih: islamweb dhe islamqa.
  11. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top