Numri i fetvasë: 319 DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR
3 031 shfletues/klikues DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
Pyetje: DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit 2019-2020?
Përgjigjja: DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht do donim të sqaronim se datat e sigurta të kalendarit hixhri (hënor sipas islamit) varen tek shikimi i hënës së re të muajit të ri hënor, bazuar në faktin se shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë – madje janë të shumtë dijetarët që përmendin se në këtë çështje ka ixhma1 (konsensus) të juristëve muslimanë2 – janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (dëshmitarë të besueshëm, të cilët nuk bëjnë mëkate madhore), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë.Lexoni më tepër
Kurse më tej, në përgjigje të pyetjes së parashtruar, po paraqesim në vijim datat e përafërta të këtyre agjërimeve vullnetare, të konvertuara sipas Kalendarit Gregorian 2019-2020 (referuar në linkun “Kalendari Hixhri 1441”), si vijon:
1. Agjërimi (tërësisht ose pjesërisht) i muajve të shenjtë: Dhul Ki’ade (22 qershor – 21 korrik 2020), Dhul Hixhe (22 korrik – 19 gusht 2020), Muharrem (20 gusht – 29 shtator 2020) dhe Rexheb (25 shkurt – 24 mars 2020);
2. Agjërimi i (krejt, shumicës ose gjysmës së parë prej) muajit Shaban (25 mars – 23 prill 2020);
3. Agjërimi i tre ditëve (13-tës, 14-tës dhe 15-tës3) të çdo muaji hënor, ose tre ditëve të tjera veç këtyre;
4. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);
5. Agjërimi çdo të hënë dhe të enjte të javës;
6. Agjërimi gjashtë ditë prej muajit Sheual pas agjërimit të Ramazanit (pra nga 2 – 29 Sheual / 25 maj – 21 qershor 2020, të agjërohen gjashtë ditë)
7. Agjërimi i dhejtëditëshit të Dhul Hixhes (1 – 9 Dhul Hixhe / 22 korrik – 30 gusht 2020);
8. Agjërimi i Ashurasë (10 Muharrem / 9 shtator 2020) dhe ditës para saj (9 Muharrem / 8 shtator 2020).
– Ndërsa mbi njohuritë e përgjithshme rreth këtyre datave, mund të referoheni në linkun: AGJËRIMI JO I DETYRUESHËM- AGJËRIMI VULLNETAR.
Allahu e di më mirë. DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
- Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Për datat konkrete sipas kalendarit gregorian referohuni në linkun “Kalendari Hixhri 1441”. ↩