DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Numri i fetvasë: 119 DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Kategoria: HYRJA E KOHËS SË NAMAZIT

1 264 shfletues/klikues DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË


 Pyetje: DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË


Cilat janë shenjat ligjore përmes të cilave personi mund ta dallojë vetë agimin e vërtetë me sy të lirë?


 Përgjigjja: DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Një fakt që duhet theksuar është ai se shanset për ta hetuar saktë agimin e vërtetë (mbi kreshtat e maleve), ose atë të rremë (në qiell), janë të mundura vetëm në kushte natyrale, pra në mosprani të dritave (ndriçimeve elektrike) artificiale, të cilat influencojnë negativisht në hetimin e saktë të agimit.

Kurse më konkretisht, mënyra sheriatike (ligjore islame) për të dalluar agimin e vërtetë, realizohet duke drejtuar shikimin (me sy të lirë) në horizontin qiellor lindor, në momentet e fundit të natës dhe pragut të agimit. Nëse peri i bardhë (agimi) ka marrë një ngjyrë paksa në të kuqe dhe bardhësia e tij duket mbi male, pra ka zbritur vertikalisht dhe është shpërndarë mbi kreshtat e maleve, pllajave, rrugëve dhe sokaqeve, ky është agimi i vërtetë, me të cilin hyn koha e namazit të sabahut dhe bëhen të ndalueshme për agjëruesin ngrënia, pirja dhe prishësit e tjerë të agjërimit.

Kurse kur peri i bardhë (agimi) ka një ngjyrë tërësisht të bardhë e duket vetëm horizontalisht lart në qiell dhe ende nuk ka zbritur/nuk është shpërndarë mbi kreshtat e maleve, pllajave, rrugëve dhe sokaqeve; ky është agim i rremë, i cili nuk e ndalon personin të hajë, pijë etj.

Në lidhje me dallimet kryesore mes agimit të vërtetë dhe atij të rremë, Ibn Uthejmini thotë:

“Dijetarët kanë përmendur se mes tij (agimit të gënjeshtërt) dhe të dytit (agimit të vërtetë) ka tre dallime:

Dallimi  parë: Agimi i parë (i gënjeshtërt) është horizontal dhe jo vertikal, pra ai shtrihet për së gjati nga lindja për në perëndim; kurse i dyti (agimi i vërtetë) është vertikal, (shtrihet) nga veriu për në jug.

Dallimi i dytë: Agimi i parë (i gënjeshtërt) errësohet, pra drita e tij zgjat për një kohë të shkurtër dhe pastaj errësohet; kurse i dyti (agimi i vërtetë) nuk errësohet por drita dhe ndriçimi i tij shtohen.

Dallimi i tretë: Agimi i dytë (i vërtetë) është i lidhur me horizontin, ashtu që mes tij dhe horizontit nuk ka errësirë; kurse i pari (agimi i rremë/i gënjeshtërt) është i ndarë me pjesën tjetër të horizontit, ashtu që mes të dyve ka errësirë.”1

Nga studimet e bëra rezulton se agimi i parë (i gënjeshtërt) është afërsisht 20 minuta para të dytit (agimit të vërtetë) dhe kjo kohë është pak më e gjatë ose pak më e shkurtër në varësi të ndryshimit të stinëve dhe pozicionimeve gjeografike të vendeve.

Allahu e di më mirë. DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

  1. Esh-Sherhu El-Mumeta’ 2, f. 107-108.
A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT
SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.