MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020

Numri i fetvasë: 319 DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020

 Pyetje: DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020

A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit 2019-2020?

 Përgjigjja: DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht do donim të sqaronim se datat e sigurta të kalendarit hixhri (hënor sipas islamit) varen tek shikimi i hënës së re të muajit të ri hënor, bazuar në faktin se shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë – madje janë të shumtë dijetarët që përmendin se në këtë çështje ka ixhma1 (konsensus) të juristëve muslimanë2 – janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (dëshmitarë të besueshëm, të cilët nuk bëjnë mëkate madhore), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë.

Lexoni më tepër
 

AGJËRIMI I MUHARREMIT-MUAJVE TË SHENJTË

Numri i fetvasë: 307 AGJËRIMI I MUHARREMIT-MUAJVE TË SHENJTË

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

 AGJËRIMI I MUHARREMIT-MUAJVE TË SHENJTË

 Pyetje: AGJËRIMI I MUHARREMIT-MUAJVE TË SHENJTË

A lejohet agjërimi i plotë i Muharremit dhe muajve të tjerë të shenjtë?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUHARREMIT-MUAJVE TË SHENJTË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së  pari:  Agjërimi i muajit Muharrem

Në lidhje me agjërimin e muajit Muharrem, në një transmetim të vërtetë profetik vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.1

Lexoni më tepër
 

VLERA E MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 277 VLERA E MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

VLERA E MUAJIT MUHARREM

 Pyetje: VLERA E MUAJIT MUHARREM

Cila është vlera e muajit Muharrem?

 Përgjigjja: VLERA E MUAJIT MUHARREM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ky muaj quhet Muharrem (EL-MUȞAR-REM) me kuptimin: “i ndaluar, i pacenueshëm”; pasi ndër arabët në epokën paraislame dhe po kështu ndër muslimanët në fillim të Islamit1, lufta në muajt e shenjtë (përfshirë Muharremin) ishte e ndaluar. Muharremi përbën muajin e parë të vitit hixhri / hënor dhe një prej katër muajve të shenjtë2.

Lexoni më tepër