NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Numri i fetvasë: 402 NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Kategoria: SHTESAT NË NAMAZ

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

 Pyetje: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

A lejohet shkëputja prej imamit dhe dhënia selam para tij nëse imami falë pesë rekate në namazin farz (të obliguar) katër rekatësh? Me fjalë të tjera, si duhet të veprojë xhemati (ndjekësi) nëse imami i tij shton një rekat në namaz?

 Përgjigjja: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Mendimi i saktë (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se kush falet pas imamit e ka të ndaluar (haram) që ta ndjek imamin nëse (ky person që po falet pas këtij imami) e di se kemi të bëjmë me një shtesë në namaz (në rastin në fjalë me faljen e një rekati më tepër), pasi  të vepruarit kësisoj (shtesa me dashje dhe vetëdije në namaz) e bën namazin të pavlefshëm, sepse “pasimi në diçka që nuk është e ligjëruar nuk lejohet”, si dhe bazuar në rregullin e “ndalimit të sjelljes së shtesave të qëllimshme në namaz”.

Lexoni më tepër

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË Read More »