JETA E VËRTETË

I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI

AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Numri i fetvasë: 356 AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI

 AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

 Pyetje: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

A duhet të agjërojë i sëmuri nga anemia (pagjakësia)?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Agjërimi i të sëmurit nga anemia ose luhatja e tensionit

Edhe për sëmundjen e anemisë1 (pakësimit të rruazave të kuqe të gjakut) dhe luhatjes së tensionit (shtypjes) të gjakut2, vlen rregulli juridik islam se ajo është liruese nga agjërimi nëse vërtetohet (bazuar në fjalën e mjekut specialist të besueshëm ose në eksperiencën e të sëmurit) se kjo sëmundje është në një nivel të tillë që mundet ta vendos personin agjërues në një vështirësi të zorshme (të rëndë) për t’u përballuar, ose nëse ushqehet frika e bazuar se agjërimi e acaron (shton) këtë sëmundje ose e vonon shërimin e saj3.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI Read More »

SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Numri i fetvasë: 192 SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Kategoria: SHTATZËNA-MËNDESHA DHE AGJËRIMI

 SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

 Pyetje: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Në shumë fletushka që flasin për agjërimin e Ramazanit, jepen njohuri të përgjithshme lidhur me agjërimin e nënës shtazënë dhe asaj që ushqen fëmijë me gji. A mund të na sqaroni në mënyrë të qartë dhe të argumentuar, se kur e kanë dhe kur jo të lejuar shtatzëna dhe gjidhënësja prishjen e agjërimit të Ramazanit?

 Përgjigjja: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin (e Ramazanit), e edhe nga shtatzëna dhe gjidhënësja [agjërimin e Ramazanit].”1

Lexoni më tepër

SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË Read More »

KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Numri i fetvasë: 115 KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI

KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

 Pyetje: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Kur quhet një sëmundje e rëndë, e tillë që të sëmurit i lejohet të mos agjërojë?

 Përgjigjja: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet), janë të mendimit se prishja e Ramazanit lejohet vetëm në rastin e një sëmundje të rëndë.

Po kështu, shumica e juristëve muslimanë, janë të mendimit se kriteri (rregulli / parimi normativ) i sëmundjes së rëndë, liruese apo lejuese për lënien (prishjen) e agjërimit të Ramazanit, është që të ushqehet frika e bazuar se nëse agjërohet: (së pari) kjo sëmundje shtohet ose shërimi i saj vonohet dhe (së dyti) bihet në një vështirësi që është e rëndë për t’u përballuar, edhe nëse sëmundja nuk komplikohet dhe shërimi i saj nuk vonohet.

Lexoni më tepër

KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI Read More »

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

 Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?

 Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë (gjatë gjithë vitit) për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.1

Lexoni më tepër

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR Read More »

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

 Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?

 Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza1 deri në Ramazanin e ardhshëm2.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje3 (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.

Lexoni më tepër

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT Read More »

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Numri i fetvasë: 2 KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Kategoria: KUSH NUK E KA OBLIGIM AGJËRIMIN

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

 Pyetje: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Kush janë ata persona për të cilët nuk është i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit?

 Përgjigjja: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kjo pyetje ka nevojë për një shtjellim të gjatë, por në mënyrë të përmbledhur mundet që përgjigjja rreth saj të jepet sipas gjendjeve të mëposhtme1:

1. Besimi: 

Jomuslimani nuk gëzon të drejtën që të agjërojë, por nëse bëhet musliman në Ramazan, atëherë ai e agjëron Ramazanin vetëm nga dita që është bërë mysliman e në vijim.

Lexoni më tepër

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN Read More »

↓
Scroll to Top