BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Numri i fetvasë: 116 BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Kategoria: QËLLIMI-NIJETI PËR TË AGJËRUAR

BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

 Pyetje: BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Dje isha e sëmurë dhe nuk e dija do të mundesha apo jo të agjëroja, sepse mendova që do të rëndohesha. Deshi Allahu që agjërimin e plotësova, por harrova të bëj nijetin para se të filloja agjërimin dhe për këtë gjë jam kujtuar sot. A duhet ta plotësoj këtë ditë apo agjërimi i saj konsiderohet i rregullt?

 Përgjigjja: BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nijeti (qëllimi) që bëhet për agjërimin e obliguar (si ai i Ramazanit, i shlyerjes së ditëve të Ramazanit apo i rastit kur personi betohet ose zotohet se nëse i realizohet një çështje e caktuar ai do të agjërojë një numër të caktuar ditësh), duhet të jetë i sigurt dhe i paluhatur. Ai duhet të bëhet qysh natën që vjen para se të hyjë dita e agjërimit. P.sh. nëse agjërimi i detyrueshëm do të jetë me 1 Korrik, atëherë duhet që nijeti të bëhet nga koha kur hyn akshami (falja e namazit të akshamit) i datës 30 Qershor deri para se të hyjë agimi (koha e faljes së sabahut) i datës 1 Korrik.

Lexoni më tepër

BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT Read More »