STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Numri i fetvasë: 27 STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Kategoria: ARSIMIMI I GRUAS

STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

 Pyetje: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Jam një motër muslimane që studioj në universitetin e mjekësisë. Siç dihet, në universitetet tona studiohet në ambiente të përbashkëta për të dy gjinitë dhe muslimania ndeshet shpesh me probleme nga më të ndryshmet. Desha të di se cili është mendimi fetar për këtë rast?

 Përgjigjja: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Studimi i diturive (shkencave) si mjekësia dhe atyre të tjera që nuk bien ndesh me normat ligjore islame, konsiderohet i mirë dhe i dobishëm, në varësi të dobisë së drejtpërdrejtë që i vjen prej saj muslimanëve. Dobia e këtyre shkencave shtohet kur studiuesit e tyre e shoqërojnë procesin e nxënies me qëllime të mira. Në rastin e gruas muslimane, prej qëllimeve të mira do të ishte p.sh. që t’u shërbehet me këto shkenca muslimaneve, në lëmin e shërbimit shëndetësor, arsimor, ruajtjes së tyre nga detyrimi i ekspozimit para gjinisë së kundërt për efekt të mungesës së grave muslimane në këto lëmenj njerëzor dhe kështu me radhë; qëllime këto që nuk ka dyshim se janë të mirëqena dhe përbëjnë vepra të mira madhështore.

Lexoni më tepër

STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA Read More »