JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ETIKA E RAPORTEVE ME HEBRENJTË E TË KRISHTERËT

NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

Numri i fetvasë: 348 NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

Kategoria: ETIKA E RAPORTEVE

 NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

 Pyetje: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

A janë të ngarkuar jomuslimanët (jobesimtarët) me degëzimet normative islame, si: namazi, agjërimi etj.?

 Përgjigjja: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me faktin a janë jobesimtarët të ngarkuar me degëzimet normative islame, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim1:

Mendimi i parë: Jobesimtarët janë të ngarkuar me bazat dhe degëzimet islame

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se Allahu i Madhëruar u ka komunikuar (ligjëruar / kumtuar / ngarkuar) jomuslimanëve (jobesimtarëve) jo vetëm çështjet bazë të fesë islame (parimet themelore islame), si: besimin në Allahun, engjëjt e Tij dhe gjithë sa ka lidhje me kredon (akiden / besimin) islam, por (u ka komunikuar jobesimtarëve) edhe degëzimet e fesë islame, si: namazin, zeqatin, agjërimin dhe ngjashëm.

Lexoni më tepër

NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME Read More »

SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN

Numri i fetvasë: 136 SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN

 Pyetje: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN

A lejohet që gjatë ditëve të agjërimit të muajit të Ramazanit të gatuaj a shërbejë për të ngrënë dhe pirë?

 Përgjigjja: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Lejohet të shërbehet ushqim për ata që nuk agjërojnë me arsye1

Lejohet t’u përgatitet a shërbehet ushqim (për të ngrënë dhe pirë) personave që kanë arsye sheriatike (ligjore islame) për të mos agjëruar, apo kur ky ushqim do të shitet jashtë kohës së agjërimit, apo kur dihet se ushqimi në fjalë nuk do të përdoret gjatë agjërimit. Kurse nëse çështja është e pështjelluar ose kur mendimi më parësor është se ushqimi apo pija që shërbehet do të përdoret në mënyrë të palejuar, me siguri që në këtë rast më parësore është që ushqimi të mos shërbehet.

Lexoni më tepër

SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN Read More »

↓
Scroll to Top