JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AKIDJA-KREDOJA ISLAME

EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Numri i fetvasë: 343 EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Kategoria: PËRMENDJE DHE LUTJE TË NDRYSHME

EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

 Pyetje: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Cili është kuptimi i thënies “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam” dhe a është në rregull që kjo thënie të thuhet shpesh?

 Përgjigjja: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Thënia “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam / O Zotëruesi (Merituesi) i Madhështisë dhe Fisnikërisë (plot Madhëri dhe Nderim je Ti)”, është prej emrave të Allahut të Madhëruar, i cili ka ardhur në Kuranin fisnik në suren (kaptinën kuranore) Er-Rahman, si vijon: “Qoftë i lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim.1

Lexoni më tepër

EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM Read More »

FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Numri i fetvasë: 338 FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

 Pyetje: FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM

Akush nuk mund ta mohojë faktin se rituali festiv i vitit të ri përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i mbushur me paganizma, rite dhe mëkate që bien ndesh kryekëput me fenë islame. Por pyetja ime qëndron në faktin se a mundet dikush që ta festojë apo përjetojë vitin e ri i zhveshur nga qëllimi (nijeti) i përngjasimit me jobesimtarët dhe larg mëkateve të rënda që bëhen në të? Po kështu a lejohet urimi i tij po mbi principin paraprak dhe së paku a lejohet që për mirësjellje t’ua kthejmë urimin atyre që na e urojnë atë?

Lexoni më tepër

FESTIMI I VITIT TË RI-SHQYRTIM ISLAM Read More »

FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR

Numri i fetvasë: 337 FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR

 Pyetje: FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR

Cilat janë argumentet juridike islame me të cilat juristët e përmbajtur muslimanë, e mbrojnë mendimin / qëndrimin përgjithësues të tyre se, ritualet festive të rregullta, me veprime, si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare?

 Përgjigjja: FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Qëndrimi bazë i dijetarëve muslimanë të përmbajtur është se, ritualet festive të rregullta, që bartin veprime të tilla si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare, kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon1:

Lexoni më tepër

FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR Read More »

FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA

Numri i fetvasë: 336 FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

 FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA

 Pyetje: FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA

Me afrimin e fundvitit por edhe më gjerë, bëhemi shpesh dëshmitarë të qëndrimeve ndër disa muslimanë se nuk përbën problem që të festohen apo thënë ndryshe të bëhemi palë në aspektin tradicional, sa i përket festave që nuk kanë karakter të qartë fetar dhe që thjesht bëjnë pjesë tek traditat njerëzore. A mund të na ndriçoni mbi këndvështrimin që duhet të ketë muslimani/a mbi kuptimin dhe urtësinë e festave sipas fesë islame?

 Përgjigjja: FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA

Lexoni më tepër

FESTAT NË ISLAM-KUPTIMI DHE URTËSIA Read More »

A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Numri i fetvasë: 328 A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR

A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

 Pyetje: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

A ka biseduar Allahu me Iblisin ashtu si me Musain, me zë?

 Përgjigjja: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, do donim që të flisnim dy fjalë në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit lidhur me pyetjet e kësaj natyre.

Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike. Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme dhe ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen (fjalët e pathemelta), të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.1

Lexoni më tepër

A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN Read More »

PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA

Numri i fetvasë: 326 PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA

Kategoria: PËRMENDJET E REALITETEVE UNIVERSALE

PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA

 Pyetje: PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA

A mund të na tregoni disa nga përmendjet dhe lutjet islame që pëlqehen të bëhen nga muslimani/a në rast tërmeti dhe katastrofash të tjera?

 Përgjigjja: PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese dhe çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit, së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, për rastin kur bëhemi dëshmitarë të këtyre shenjave, pëlqehen kryesisht përmendjet dhe lutjet sikurse në rastin e eklipsit4,  si vijon5:

Lexoni më tepër

PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA Read More »

NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE

Numri i fetvasë: 325 NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE

Kategoria: NAMAZI VULLNETAR

NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE

 Pyetje: NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE

Cila është dispozita e faljes së Namazit të Ajeteve (shenjave hyjnore frikësuese), ku bëjnë pjesë dukuritë, si: tërmetet, përmbytjet, shtrëngatat, vërshimet etj.?

 Përgjigjja: NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me qëndrimin e përmbledhur të juristëve muslimanë rreth faljes së Namazit të Ajeteve jashtë rastit të dukurisë së eklipsit,  Hafiz Ibn Rexhebi ka thënë: “Dije se preokupimi me namaz individual në shtëpi gjatë ndodhisë së shenjave frikësuese hyjnore, është i pëlqyeshëm sipas mendimit të shumicës së dijetarëve muslimanë dhe kjo është përmendur edhe nga (imam) Shafi’i dhe kolegët e tij… Subjekt mospajtimi [mes juristëve muslimanë] është [fakti] nëse: [së pari] falet apo jo ky namaz në grup (me xhemat) dhe [së dyti] falet apo jo me dy ruku si namazi i eklipsit.”1

Lexoni më tepër

NAMAZI I AJETEVE-SHENJAVE FRIKËSUESE Read More »

REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Numri i fetvasë: 324 REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Kategoria: VULLNETI HYJNOR LIGJOR DHE AI KRIJUES

REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

 Pyetje: REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Cilat janë detyrat që i dalin muslimanit në rastin e katastrofave, si: tërmetet, përmbytjet, shtrëngatat, vërshimet etj. dhe a ka përmendje, lutje dhe namaz të veçantë (si në rastin e eklipsit) për të këtilla caktime hyjnore?

 Përgjigjja: REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese, çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit; së këtejmi juristët muslimanë shprehen se gjatë këtyre shenjave pëlqehen veprat e mira sikurse në rastin e eklipsit1,  si vijon2:

Lexoni më tepër

REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE Read More »

TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM

Numri i fetvasë: 323 TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM

Kategoria: VULLNETI HYJNOR LIGJOR DHE AI KRIJUES

 TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM

 Pyetje: TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM

Cili është këndvështrimi juridik islam në lidhje me fatkeqësitë që u ndodhin njerëzve, si: tërmetet, përmbytjet, shtrëngatat, vërshimet etj., të cilat ndodh që të lënë edhe viktima?

 Përgjigjja: TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Tërmetet dhe dukuritë e tjera tokësore e qiellore përbëjnë fenomene që diktohen prej ligjeve të Zotit. Caktimi Hyjnor i ka nënshtruar këto dukuri në procesin e funksionimit të jetës në tokë. Ndërkaq, ato janë krijesa të Zotit të vëna prej Tij në funksion të: (1) dënimit të njerëzve të këqij / të prishur, (2) si mësim për njerëzit që shpëtojnë dhe (3) si provë për besimtarët (i vdekuri gjatë tërmetit, ringjallet sipas besimit / mosbesimit që ka pasur në dynja).

Lexoni më tepër

TËRMETET-KATASTROFAT-SHQYRTIM ISLAM Read More »

REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Numri i fetvasë: 322 REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Kategoria: YSHTJET-NUSKAT-HAJMALITË

REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

 Pyetje: REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

A është e saktë se rukja e mëposhtme i përcaktohet shejkh Ibn Xhibrinit dhe a është në rregull që unë ta bëj atë vet në shtëpi? Pikërisht në lidhje me këtë çështje në një portal islam ka ardhur: Dijetari Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të marr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër (magji) dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të marr enë me ujë dhe le të lexojë ai vet:

 Përgjigjja: REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Lexoni më tepër

REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT Read More »

↓
Scroll to Top