JETA E VËRTETË

RREGULLAT PËR ATRIBUIMIN HYJNOR

DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE

Numri i fetvasë: 64 DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE

Kategoria: DEFORMIMI-INTERPRETIMI I ATRIBUTEVE HYJNORE

DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE

 Pyetje: DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE

Cila është kundërpërgjigjja ndaj mohuesve të disa prej emrave dhe cilësive të përsosura hyjnore?

 Përgjigjja: DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Debati mes pohuesit të të gjitha cilësive hyjnore të ardhura në Kuran dhe Traditën Profetike (me arsyetimin se pohimi i tyre nuk nxjerr si domosdoshmëri trupëzimin/gjymtyrizimin e Zotit dhe përngjasimin e Tij me krijesën) dhe mohuesit të disa prej këtyre cilësive hyjnore (me arsyetimin se pohimi i tyre nxjerr si domosdoshmëri trupëzimin/gjymtyrizimin e Zotit dhe përngjasim e Tij me krijesën), ka rrjedhën në vijim (për të lexuar materialin e plotë klikoni këtu!):

Lexoni më tepër

DEBAT ME DEFORMUESIT E CILËSIVE HYJNORE Read More »

THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT

Numri i fetvasë: 62 THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT

Kategoria: RREGULLAT PËR ATRIBUIMIN HYJNOR

THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT

 Pyetje: THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT

A ka ndonjë argument që vërteton se Allahu është trup? Zoti më faltë nëse është pyetje e gabuar, por nëse nuk mësohet besimi, ma merr mendja se nuk vlen adhurimi.

 Përgjigjja: THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Realiteti qëndron se çdo pyetje që bëhet pa qëllim të keq, nuk përbën problem në thelbin e vet, por sidoqoftë fatlumi që kërkon diturinë islame, sidomos diturinë më të rëndësishme të saj që është njohja e Allahut të Madhëruar përmes emrave dhe cilësive të Tij, duhet të bëjë kujdes që për njohjen në fjalë t’i përmbahet metodës së Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarëve të Praktikës Profetike të Unifikuar në të) dhe ta bëjë këtë metodë busullën e tij të jetës, si në besimin e tij (veprat e zemrës) ashtu edhe në veprimin e tij (veprat e gojës dhe gjymtyrëve).

Lexoni më tepër

THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT Read More »

MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Numri i fetvasë: 61 MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR

MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

 Pyetje: MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Cili është mendimi i imam Ebu Hanifes lidhur me pohimin se Allahu i Madhëruar është lartë të gjitha krijesave të Tij dhe më në veçanti mbi istiuanë (qëndrimin / ngritjen) e Allahut mbi Arsh.

 Përgjigjja: MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ibn Ebi El-I’z (1331-1390 gregorian), dijetari i shquar i medh’hebit hanefi, thotë: “Ebu Muti’in El-Belkhi e ka pyetur Ebu Hanifen lidhur me personin që thotë: “Nuk e di, a është Zoti im në qiell (lart) apo në tokë (poshtë).” Ai (Ebu Hanifja) tha: “Ai (që e thotë këtë) është femohues, duke qenë se Allahu thotë: ‘I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).1 dhe Arshi i Tij është sipër shtatë qiejve.” [El-Belkhi thotë:] Unë i thashë (Ebu Hanifes): “Po nëse (personi) thotë: ‘Ai është mbi Arsh,’- por (po ky person) thotë: ‘ama nuk e di, Arshi, a është në qiell apo në tokë.” Ai (Ebu Hanifja) tha: “Ai (që e thotë këtë) është femohues, pasi ka mohur se Ai (Allahu) është në qiell (lart) dhe kush e mohon se Ai është në qiell, është femohues.” Disa të tjerë veç tij (El-Belkhit), kanë shtuar gjithashtu (se Ebu Hanifja ka thënë): “Kjo sepse Allahu është më i Lartësuari, mbi lartësitë; Atij lutja i drejtohet lartazi, jo nga poshtë.” Atij që e mohon këtë (që ka thënë Ebu Hanifja) dhe thotë se i përket medh’hebit të Ebu Hanifes, nuk duhet t’i jepet fare vëmendje, pasi ka pasur edhe sekte të muatezilëve dhe të tjerë veç tyre që kanë thënë se i përkasin atij (medh’hebit të Ebu Hanifes), por që e kanë kundërshtuar atë në shumë prej pikëpamjeve të tij. Po kështu dihet historia e famshme e Ebu Jusufit (nxënësit më të zellshëm të Ebu Hanifes), e transmetuar nga AbduRrahman Ibn Ebi Hatimi etj., sesi ai (Ebu Jusufi) i kërkoi Bishër El-Merijsijut të bënte kthesë (të pendohej), kur (Bishri) mohoi që Allahu i Lartmadhëruar të jetë sipër Arshit.”2

Lexoni më tepër

MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË Read More »

KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH

Numri i fetvasë: 60 KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH

Kategoria: RREGULLAT PËR ATRIBUIMIN HYJNOR

KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH

 Pyetje: KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH

Në Kuran përmendet se Allahu i Madhëruar qëndron mbi Arsh. Ky ajet, a është në kuptimin figurativ, apo Allahu i Madhëruar qëndron vërtet mbi Arsh?

 Përgjigjja: KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Cilësia hyjnore e istiuasë (ngritjes, lartësimit, ngjitjes, qëndrimit mbi Arsh/Fronin hyjnor) të Zotit, është një cilësi veprore e Zotit të Lartësuar, të cilën Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të) e pohojnë për Allahun e Madhëruar pa e devijuar nga kuptimi i saj (gjuhësor), në një formë të tillë që është e denjë për Allahun dhe pa e përngjasuar me istiuanë (ngritjen, lartësimin, ngjitjen dhe qëndrimin mbi fron) të krijesës, pasi askush nuk përngjan dhe shëmbëllen me Veten hyjnore të Allahut të Lartmadhëruar dhe as më Cilësitë e Tij hyjnore.

Lexoni më tepër

KUPTIMI I QËNDRIMIT TË ALLAHUT MBI ARSH Read More »

KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN

Numri i fetvasë: 59 KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN

Kategoria: KUPTIMI REAL DHE FIGURATIV NË KURAN

KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN

 Pyetje: KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN

A përmbajnë apo jo fjalët e Kuranit dhe Traditës Profetike kuptim alegorik (të tërthortë)? Cili është qëndrimi që duhet të mbajë muslimani lidhur me kuptimet e emrave dhe cilësive të Allahut të ardhura në Kuran dhe Traditën Profetike, pra a duhen marrë ato në kuptimet e tyre reale (të drejtpërdrejta), apo ka raste që ato duhet të merren në kuptimet e tyre figurative (të tërthorta)?

 Përgjigjja: KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lexoni më tepër

KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN Read More »

↓
Scroll to Top