CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS

Numri i fetvasë: 158 CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS

Kategoria: VËRTETIMI I HYRJES SË RAMAZANIT

1 999 shfletues/klikues CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS


 Pyetje: CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS


A mund të na shpjegoni rregullin juridik islam të “përllogaritjes (caktimit) të çdo muaji hënor (përfshirë Ramazanin), përmes pamjes së hënës së re me sy të lirë”?


 Përgjigjja: CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Bazuar në thënien profetike: “Nëse e shikoni atë (hënën e re) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni [përsëri] ndërpriteni agjërimin1, konsensusi i tre gjeneratave të para muslimane dhe shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë – madje janë të shumtë dijetarët që përmendin se në këtë çështje ka ixhma2 (konsensus) të juristëve muslimanë3 – janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (dëshmitarë të besueshëm, të cilët nuk bëjnë mëkate madhore), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë4. Në këtë rast muaji [ekzistues që po mbaron] hënor (përfshirë edhe Ramazanin) fiksohet në 29 ditë.5Lexoni më tepër

Ndërsa lidhur me angazhimin (obligimin) e vendeve (zonave apo territoreve) të ndryshme gjeografike7 (të afërta apo të largëta qofshin me njëra-tjetrën këto vende), që të bazohen në fillimin e muajit të ri hënor, tek pamja e hënës së re me sy të lirë në një vend të largët prej tyre, dy mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë – bazuar në interpretimin që ata i bëjnë transmetimit të mësipërm profetik – janë si vijon:

Mendimi i parë: Shikimi i hënës së re në një vend (territor) angazhon (obligon) agjërimin në gjithë vendet (territoret) e tjera

Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë mendimin bazë të imam Ebu Hanifes / medh’hebit hanefi, imam Malikut dhe imam Ahmed Ibn Hanbelit) janë të mendimit se bazuar në formën përgjithësuese të cekur në thënien referente profetike, nëse shikohet hëna e re në një vend, të gjithë muslimanët duhet ta marrin atë në konsideratë. Bazuar në këtë mendim, në rast se hëna e re e Ramazanit shikohet në një vend, të gjithë muslimanët janë të obliguar të agjërojnë, bazuar në këtë pamje.

Mendimi i dytë: Shikimi i hënës së re në një vend, nuk angazhon (obligon) agjërimin në vendet e largëta me këtë vend

Mendimi parësor në këtë çështje që përbën mendimin më të mirëargumentuar, është ai i medh’hebit shafi’i dhe disa dijetarëve të medh’hebit hanefi, se vende të ndryshme kanë dalje të ndryshme të hënës së re, ndaj banorët e këtyre vendeve s’janë të detyruar të marrin në konsideratë parjen e hënës së re në një vend tjetër larg zonës së tyre gjeografike.Lexoni më tepër

Bazuar në dy mendimet e mësipërme, muslimanët që gjenden në vende ku hyrja e muajit të ri hënor nuk përcaktohet sipas mendimeve bazë juridike sheriatike (ligjore islame), duhet të organizohen që ta hetojnë vetë me sy të lirë daljen e hënës së re dhe më pas të agjërojnë në përputhje me këtë. Kurse nëse s’mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë, atyre u del për detyrë të bazohen në mendimin e shumicës së dijetarëve dhe të agjërojnë sipas një vendi (cilido qoftë ai) ku është vërtetuar dalja e hënës së re (hyrja e muajit hënor).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS

CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS

  1. El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080.
  2. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
  4. Shih: islamweb.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: alifta.
  7. Vende (zona apo territore) gjeografike të ndryshme apo të largëta me njëri-tjetrin, sa i përket parjes së hënës së re me sy të lirë, quhen ato vende ku shikimi në hapësirën perëndimore qiellore me sy të lirë i daljes (lindjes apo shfaqjes) së hënës së re, në të perënduar të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, hetohet në kohë të ndryshme, p.sh. banoret e territoreve perëndimore dhe veri-perëndimore të gadishullit arabik (hixhazit) e shikojnë shfaqjen e hënës së re në një kohë të caktuar dhe ata të territoreve të Irakut, Egjiptit etj. e shikojnë në tjetër kohë.
  8. Shih: el-wassat dhe islamweb.
  9. Shih: islamweb dhe islamweb.
SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.