JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË

Numri i fetvasë: 330 BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË

Kategoria: ETIKA E SHITBLERJES

2 233 shfletues/klikues BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË


 Pyetje: BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË


Kam blerë vezë në dorë (jo në dyqan) dhe ajo zonja që më dha vezët i ka marr ato tek dikush që punon në pulari. Ajo më tha se beson se personi që ia sjell asaj i ka vjedhur dhe lekët që i jep ajo ai i mban për vete. Unë kam ngrënë dhe më parë nga këto vezë dhe problemi është se ajo ma ka thënë këtë pasi unë i kisha blerë vezët. Si duhet vepruar me mallin për të cilin ushqehen dyshime se mund të jetë i vjedhur?


 Përgjigjja: BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me blerjen e mallrave për të cilët ushqehen dyshime të forta se mund të jenë të vjedhura, juristët muslimanë përmendin se duhet të kihen parasysh rregullat në vijim1:

Së pari: Personi që blen si zakonisht mallra të ndryshëm në treg (sidomos kur këto mallra janë të natyrës së përmendur në pyetjen e parashtruar) nuk është i detyruar të hetojë se kujt i takon (kush e posedon) mallin që ofrohet për shitje. Po kështu, jo çdo akuzë që ngrihet duhet të merret si e mirëqenë, përderisa nuk ka dëshmi të fuqishme që e mbështesin atë.

Së dyti: Nëse blerësi sigurohet se malli që i ofrohet për ta blerë është i vjedhur (i grabitur me ose pa dhunë), atij nuk i lejohet blerja e këtij malli, pasi blerja e mallit të vjedhur nuk është e vlefshme, duke qenë se nga kushtet e blerjes së vlefshme sipas ligjit islam, është që shitësi ta ketë në pronësinë e vet (ose të jetë i autorizuar nga pronari për) mallin që shet, prandaj një mall i tillë (i vjedhur) nuk vërtetohet / fiksohet si pronë e ligjshme e marrësit / grabitësit të tij.

Malli i vjedhur (qoftë edhe kur i vidhet jomuslimanëve) konsiderohet mall haram në vetvete, i tillë që nuk i lejohet askujt ta bëjë pronë të tijën, qoftë edhe përmes rrugëve ligjore, si: blerja, dhurata apo trashëgimia.Lexoni më tepër

Sa më sipër vlen si për rastin kur malli është blerë (direkt) nga vjedhësi ashtu edhe kur ky mall është blerë (indirekt) nga një blerës i mëparshëm që e ka blerë atë nga vjedhësi…

Së treti: Kur blerësi ka dyshime të forta (ka epërsi në mendimin e tij) se malli i ofruar është i vjedhur, atij nuk i lejohet ta blejë këtë mall; pasi kush blen një mall të tillë konsiderohet prej zinxhirit të hajdutëve/hajdutërisë, nisur nga ndihmesa e nxitja që i jepet hajdutit  në këtë mëkat / agresion të tijin.Lexoni më tepër

Së katërti: Musimani/a lipset (është e denjë) të rezervohet në rastin kur i lindin dyshime lidhur me një tregtar (shitës) / mall të caktuar, bazuar në thënien profetike: “Lëre atë gjë në të cilën ke dyshim [që dyshon nëse është hallall ose haram, e mirë ose e keqe; dhe drejtohu] për në atë gjë në të cilën nuk ke dyshim [ushqen siguri se është hallall / mirë]; faktikisht e vërteta përbën prehje dhe gënjeshtra (e pavërteta) përbën dyshim.”3Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË

BLERJA E MALLIT TË VJEDHUR-TË DYSHIMTË

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. El-Maide: 2.
  3. Et-Termidhi 2442, Ahmedi 1630, Ibn Hibani 722; Albani ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  4. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top