JETA E VËRTETË

BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT

Numri i fetvasë: 240 BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT

Kategoria: BETIMI-PËRKUFIZIMI E DISPOZITA

3 816 shfletues/klikues BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT


 Pyetje: BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT


Nëna ime më betohet shpesh që të mos e bëj apo bëj diçka, duke më thënë: “Për kokën e babit (për kokën time, vëllait etj.) mos e bëj këtë!” Cila është dispozita për të tilla betime dhe si shlyhen ato?


Përgjigjja: BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i betimit1

a. Kuptimi gjuhësor i betimit

Në gjuhën arabe fjala betim është përdorur me kuptimin e: fuqisë dhe aftësisë, dorës së djathtë, betimit e besës, premtimit dhe besëlidhjes.Lexoni më tepër

b. Kuptimi terminologjik (juridik islam) i betimit

Ndoshta përkufizimi më përmbledhës i betimit është: “Betimi përbën vërtetim të çështjes (ku bëhet betimi apo premtimi), përmes përmendjes së një të madhëruari (në unin e atij që betohet), vërtetim ky që bëhet në një trajtë të veçantë (pra në trajtë betimi apo premtimi).”Lexoni më tepër

Së dyti: Ndalimi i betimit në diç tjetër veç Allahut

Dijetarët muslimanë theksojnë se krijesave nuk u lejohet të betohen veçse për (me/në) Allahun e Madhëruar dhe kjo sepse betimi nënkupton madhërimin e kujt/çfarë bëhet betimi për të dhe siç dihet madhërimi në thelb është i veçantë për Allahun e Lartësuar. Së këtejmi, çdo betim që bëhet në dikë/diçka tjetër veç Allahut të Madhëruar, qoftë edhe në Qaben, një profet, engjëll, prind, fëmijë etj., konsiderohet haram4 (vepër e paligjshme e ndëshkueshme) dhe vepruesi i të këtillë betimi duhet të pendohet. Sa në fjalë bazohet në thëniet profetike në vijim:

“Kush betohet për (me/në) kënd tjetër veç Allahut, ka rënë në shirk5 (idhujtari)”6 dhe “Kush betohet për (me/në) tjetër veç Allahut, ka rënë vërtet në kufër (mosbesim) ose shirk (idhujtari)”7; ku bëhet fjalë për idhujtarinë dhe mosbesimin e trajtës më të vogël (vepruesi i të cilëve nuk del nga feja islame), që i çon dëm veprat e mira me të cilat plekset dhe konsiderohet nga gjynahet më të mëdhaja.

“Kush ka për t’u betuar, le të betohet në Allahun ose të heshtë!”8

Së treti: Dispozita e betimit në diç tjetër veç Allahut9

Në aspektin juridik islam, betimi (apo beja) përmbushet veç kur bëhet në Allahun apo në një prej emrave a cilësive të Tij (përfshirë Kuranin famëlart, Fjalën e Allahut të Madhëruar) dhe çdo betim tjetër jasht kësaj është haram (i paligjshëm).

Kurse për rastin e betimit në krijesat, si: në Qaben, profetët a mbarë krijesat e tjera, mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se ky betim nuk lidhet (nuk ndodh) dhe vepruesi i tij nuk e ka për detyrë ta përmbushë atë dhe as të shlyej kefarat10 nëse e thyen atë.11

Allahu e di më mirë. BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT

BETIMI NË DIÇ TJETËR VEÇ ALLAHUT
 

  1. Shih: islammessage.
  2. Shih: Fjalori elektronik shpjegues i gjuhës shqipe.
  3. Shih: islamweb.
  4. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  5. Shirk: Politeizëm / Idhujtari, e cila është dy llojesh: (lloji i parë) Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i madh: Bërja Allahut të Madhëruar shok, ekuivalent, ortak apo partner, një send, kafshë, engjëll, xhind, njeri apo çdo gjë tjetër, në atributet, hyjnizimin dhe zotësinë e Tij; duke treguar dashuri, frikë dhe përulje për ta sikurse për Allahun; si dhe drejtimi i adhurimit tjetërkujt veç Allahut të Madhëruar dhe lutja e tjetërkujt veç Tij për përfitim dobie apo shmangie dëmi në gjërat që janë përtej mundësive të krijesave; dhe lloji i dytë Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i vogël: Gjithësa përbën justifikim a mjet për rënien në idhujtarinë e madhe (bërjen shok Allahut) dhe mund të jetë prej veprave (si kryerja e akteve të adhurimit për t’u dukur a rënë sadopak në sy) apo prej fjalëve (si betimi në diç a dikë tjetër veç Allahut).
  6. Ahmedi 6072, Ebu Daudi 3253; Albani (në Sahihu Ebi Daud 2787) ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  7. Et-Termidhi 1535 dhe Ebu Daudi 3251; Albani ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  8. El-Bukhari 2679 dhe Muslimi 1646.
  9. Shih: islamweb dhe islamqa.
  10. Kefarat: Kuptimi gjuhësor i fjalës kefarat është mbulim, ndërsa kuptimi sheriatik (ligjor islam) është: detyrim i caktuar, që mund të jetë sadaka (lëmoshë), agjërim etj., i vendosur nga Ligjvënësi, si vërejtje apo për të mbuluar (shlyer) mangësinë a kundërvajtjen e bërë nga i ngarkuari me detyrime sheriatike.
  11. Shih: Ibn Kudame, El-Mugni v. 9, f. 405.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top