JETA E VËRTETË

BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT

Numri i fetvasë: 187 BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT

Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS

4 392 shfletues/klikues BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT


 Pyetje: BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT


Disa persona shkojnë tek magjistarët apo fallxhorët, duke besuar se këta të fundit e dinë të fshehtën dhe duke u besuar fjalëve të tyre. Disa të tjerë shkojnë tek magjistari dhe falltari dhe e besojnë fjalën e tyre, por besojnë gjithashtu se magjistari apo falltari nuk e di të fshehtën, porse ai e merr atë nga xhindet që përgjojnë lajmin qiellor të zbritur tek engjëjt e qiellit të dynjasë apo nga xhindet shoqërues të njeriut. Disa të tjerë shkojnë dhe i pyesin magjistarët, por nuk u besojnë aspak atyre. Cila është dispozita për secilin prej këtyre rasteve?


 Përgjigjja: BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ajo që duhet ditur në mënyrë të përmbledhur për këtë çështje, është se Islami ka ndaluar: që të shkohet tek magjistarët, falltarët dhe ngjashëm me ta, që ata të pyeten, që të besohet se ata e dinë të fshehtën, që të besohen fjalët e tyre dhe që atyre t’u kërkohet largim dëmi ose dobiprurje. Atë që vepron kështu Islami e quan mohues të Shpalljes që i ka zbritur të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!), pasi dobia dhe dëmi janë vetëm në Dorë të Allahut dhe të fshehtën nuk e di askush veç Tij.Lexoni më tepër

Sa më sipër bazohet ndër të tjera në thënien e Profetit (Paqja qoftë mbi të!):

Kush shkon te një fallxhor ose parashikues fati (kallëzues i sendeve të humbura, magjistar dhe ngjashëm me ta), e pyet dhe i beson atij, e ka mohuar atë (Shpalljen) që i ka zbritur Muhamedit.”1

Kurse në mënyrë të detajuar, në lidhje me këtë çështje, juristët muslimanë theksojnë se dispozita e njerëzve që shkojnë tek magjistarët, falltarët dhe ngjashëm me ta, ndryshon në varësi të rasteve në vijim2:

Rasti i parë: Kush shkon tek magjistari a falltari, i beson atij në atë që thotë dhe beson se ky fallxhor apo magjistar e di të fshehtën

Ky person (sipas të gjithë juristëve muslimanë) del nga Islami, sepse jo vetëm ka hedhur poshtë përgënjeshtrimin që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u bën këtyre njerëzve të ligë, por ka mohuar edhe Kuranin që u zbrit mbi Muhamedin (Paqja qofte mbi te!), në të cilin Allahu thotë:

Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat.3

Rasti i dytë: Kush shkon tek magjistari dhe falltari, i beson atij në atë që thotë dhe e merr në konsideratë (parasysh) fjalën e tij, porse beson se ky magjistar a falltar nuk e di të fshehtën, por e merr atë nga xhindet (shejtanët) që përgjojnë lajmin qiellor të zbritur tek engjëjt e qiellit të dynjasë apo nga xhindet shoqërues të njeriut.

Për këtë person një grup i juristëve muslimanë thonë se i tilli del nga Islami; ndërsa një grup tjetër (që përbën mendimin e shumë dijetarëve) thonë se ai nuk del nga Islami, por ka rënë në kufrin (mosbesimin) e vogël që përbën një mëkat të madh, për shkak të besimit të këtyre njerëzve të ligë (që ia kanë shitur shpirtin shejtanit dhe bashkë me shejtanët synojnë që t’i humbin njerëzit nga rruga e drejtë dhe t’i bëjnë të mjeruar në këtë botë dhe në botën tjetër) dhe mashtrues (sepse përqindja e të vërtetës tek ata, në rastin kur e marrin lajmin mbi të fshehtën nga xhindet, nuk e kapërcen 1 %-shin).

Rasti i tretë: Kush nuk u beson fallxhorëve apo magjistarëve, por shkon tek ata thjesht që të marr informacion prej tyre

Edhe pse ky person ka shkuar tek ata thjesht për t’i pyetur, duke mos besuar kurrsesi se ata e dinë të fshehtën, si dhe duke mos u besuar fjalëve të tyre, juristët muslimanë kanë thënë si i këtilli ka rënë në një mëkat të madh. Aq i madh është ky mëkat saqë si vërejtje e rëndë për të, bërësi i këtij mëkati e humbet shpërblimin dyzet ditor të namazit të tij. Sa u tha bazohet në thënien profetike:

Kujt shkon tek një fallxhor [parashikues i të ardhmes ose kallëzuesit i një sendi të humbur apo të vjedhur] dhe i kërkon diçka [t’i parashikojë a kallëzojë një gjë të fshehtë], të tillit nuk do t’i pranohet namazi dyzet net.4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT

BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT

  1. El-Hakim 15, Shuajb Arnauti thotë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  2. Shih: islamweb, islamqa dhe islamqa.
  3. En-Neml: 65.
  4. Muslimi 2230.
  5. Shih: islamweb dhe Sherhu En-Neueui Ale Muslim v. 14, f. 227.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top