BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Numri i fetvasë: 116 BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Kategoria: QËLLIMI-NIJETI PËR TË AGJËRUAR

1 673 shfletues/klikues BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT


 Pyetje: BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT


Dje isha e sëmurë dhe nuk e dija do të mundesha apo jo të agjëroja, sepse mendova që do të rëndohesha. Deshi Allahu që agjërimin e plotësova, por harrova të bëj nijetin para se të filloja agjërimin dhe për këtë gjë jam kujtuar sot. A duhet ta plotësoj këtë ditë apo agjërimi i saj konsiderohet i rregullt?


 Përgjigjja: BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nijeti (qëllimi) që bëhet për agjërimin e obliguar (si ai i Ramazanit, i shlyerjes së ditëve të Ramazanit apo i rastit kur personi betohet ose zotohet se nëse i realizohet një çështje e caktuar ai do të agjërojë një numër të caktuar ditësh), duhet të jetë i sigurt dhe i paluhatur. Ai duhet të bëhet qysh natën që vjen para se të hyjë dita e agjërimit. P.sh. nëse agjërimi i detyrueshëm do të jetë me 1 Korrik, atëherë duhet që nijeti të bëhet nga koha kur hyn akshami (falja e namazit të akshamit) i datës 30 Qershor deri para se të hyjë agimi (koha e faljes së sabahut) i datës 1 Korrik.Lexoni më tepër

Nijeti (qëllimi) konsiderohet i kryer edhe nëse personi, në kohën e lartpërmendur, sjell ndërmend se do të agjërojë. Kjo nëpërmendje, konsiderohet vendim apo nijet (qëllim) për të agjëruar dhe mjafton që të bëhet një nijet i vetëm në fillimin e Ramazanit për krejt agjërimin e tij, por më e mira është që personi në çdo natë paraprake të ditës së re të Ramazanit që duhet agjëruar, ta rinovojë (bëjë përsëri) qëllimin për këtë agjërim (teksa dihet fakti se thuajse të gjithë muslimanët e sjellin ndërmend për çdo natë paraprake të Ramazanit, faktin se do ta agjërojnë ditën e nesërme të Ramazanit).

Po kështu, nëse agjërimi ndërpritet për arsye të lejuara sheriatikisht (sipas ligjit islam), si: në rastin e udhëtarit, të sëmurit rëndë apo grave me të përmuajshme apo atyre lehone; është detyrim (obligim) që për pjesën e ditëve të mbetura të agjërimit, të bëhet sërish nijeti që me natë (siç u cek më sipër).1

Kurse më konkretisht, lidhur me pyetjen tuaj, vlen të theksohen dy çështje:

Së pari: Sëmundja për të cilën lejohet lënia (prishja) e agjërimit të obliguar, është ajo sëmundje e rëndë në rastin e të cilës ushqehet frika e bazuar se po qe se i sëmuri me të agjëron, atëherë kjo sëmundje shtohet, ose shërimi i saj vonohet, ose bihet në vështirësi të rëndë për t’u përballuar.Lexoni më tepër

Së dyti: Ndërprerja e nijetit të agjërimit të obliguar

● Nëse ju keni qenë natën e sëmurë dhe nuk e keni ditur a do të mundeshit apo jo të agjëronit të nesërmen, por keni pasur për synim të agjëroni dhe nuk keni vendosur (bërë nijetin / qëllimin) për të mos agjëruar ditën e nesërme dhe po kështu gjatë gjithë ditës së agjërimit nuk keni vendosur (me mendjen tuaj në masën 100%) që ta prishni agjërimin; në këtë rast agjërimi juaj është i saktë dhe s’keni nevojë ta kompensoni (shlyeni) këtë ditë të agjërimit;Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT

 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.